Janusz Bugajski: Ngërçi në Kosovë është destabilizues!
Kosova po shkon drejt një krize politike dhe ekonomike, nëse një qeveri e re nuk formohet së shpejti. Pothuajse katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, mosmarrëveshja mbi postet në qeveri vazhdon. Nëse kjo (mosmarrëveshje) nuk arrihet të zgjidhet, do të rezultojë në paqëndrueshmëri kombëtare që do të vonojnë integrimin ndërkombëtar të vendit, nga çfarë do të përfitojnë edhe kundërshtarët e Kosovës.
Lufta e vazhdueshme e bërrylave për postet zyrtare injoron vullnetin e elektoratit dhe irriton në veçanti rininë që votoi për një parti të re që premtoi të ndryshojë status quo-në dhe të çrrënjosë korrupsionin e përhapur.
Ngërçi, gjithashtu, ngrin institucionet e Kosovës, procesin e buxhetimit, si dhe punën legjislative e mund të minojë, përfundimisht, të qënit shtet të vendit.
Nëse një koalicion i ri qeverisës nuk do të jetë në gjendje të (fillojë) funksionin edhe për disa muaj të tjerë, atëherë Kosova mund të përballet me trazira popullore në rritje dhe kaos ekonomik potencial. Kjo do të “armatosë” fuqitë e huaja që kundërshtojnë statusin përfundimtar të Kosovës si një shtet i pavarur dhe i integruar/ i unifikuar. Një proces i ngjashëm është shpalosur në Bosnje-Hercegovinë gjatë dekadës së kaluar, kur qeveria qendrore u paralizua.
Nëse marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk mund të arrihet, atëherë LDK do të përpiqet të formojë një qeveri tjetër me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ose do të ndërmerren zgjedhje të reja. Kthimi i "rojes së vjetër" (ideve të vjetra) do të zemërojë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit dhe qeveria e re mund të ketë besim të kufizuar në popull. Nga ana tjetër, një raund tjetër zgjedhjesh do ta vonojë edhe më tej çdo administratë të re (të mundshme) dhe do të paralizojë nismat e nevojshme ekonomike dhe diplomatike.
Vëzhguesit nuk e kuptojnë se kush do të përfitonte nga vonesat e tejzgjatura apo nga zgjedhjet e reja të mundshme në Kosovë. Një prej shpjegimeve është se anëtarët e elitës politike të krijuar, e cila ka kontrolluar kryesisht/në masë qeverinë që kur Kosova fitoi pavarësinë, janë duke sabotuar rënien dakort për një koalicion të ri.
Ish-zyrtarët mund të tremben se VV dhe Kryeministri Albin Kurti do të përpiqen të mbajnë premtimin për të nxjerrë para drejtësisë politikanët e korruptuar.
Një shpjegim tjetër për vonesat është se vetë VV-ja po pengon formimin e një qeverie, duke përllogaritur se ajo do të përfitonte nga çdo trazirë popullore që pason (mosformimin).
LDK-ja, PDK-ja dhe partitë e tjera mund të akuzohen se ato po e minojnë qëllimisht procesin, sepse ata duan
të mbajnë pushtetin dhe paranë. Kjo mund të rezultojë në lëvizje proteste, sidomos nëse nëpunësit civilë dhe punëtorët e tjerë nuk paguhen pasi buxheti i shtetit skadon në shkurt, çfarë edhe rrit mbështetjen për VV-në në zgjedhjet e ardhshme.
Një shqetësim shtesë është se si bllokimi politik në Prishtinë do të ndikojë negociatat e ngecura me Serbinë. Është e vështirë të ketë rifillim bisedimesh të çfarëdoshme me Beogradin, derisa të dy vendet të kenë qeveri të reja në detyrë. Serbia vetë do të përballet me zgjedhje në
pranverë dhe ato mund të sjellin në pushtet një qeveri edhe më dritë-shkurtër tani që rruga e vendit drejt BE-së, ashtu si edhe ajo e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është penguar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.
Egziston gjithashtu një zhgënjim në rritje në Uashington që bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës nuk duken kund në horizont. I dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë javë për të nxitur të dy palët të rifillojnë negociatat.
Shtëpia e Bardhë po kërkon suksese në vitin e zgjedhjeve amerikane dhe megjithëse Ballkani nuk është një përparësi e sigurisë kombëtare për sa i përket kërcënimit, ato janë një përparësi e konsiderueshme për zgjidhjen e konfliktit.
Vonesat e vazhdueshme në bisedime me Beogradin mund të dëmtojnë besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht nëse nuk ka qeveri funksionale ose nëse zgjedhjet e reja e shtyjnë edhe më procesin.
Nacionalistët serbë dhe imperialistët rusë do ta dendësojnë fushatën e tyre propaganduese me pretendimet se Kosova është një eksperiment i dështuar i shtetësisë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet ta rishikojë statusin përfundimtar të Kosovës.
Mungesa e një qeverie të zgjedhur në Prishtinë gjithashtu do të pengojë reformat e nevojshme ligjore dhe ekonomike dhe (kjo) do ta bëjë Kosovën edhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj të mundshëm.
Ideja e një krize mund ta dëmtojë edhe më tej reputacionin dhe performancën e vendit. Për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe interesin e biznesit, një klimë e parashikueshme politike dhe rajonale është thelbësore.
Presidenca gjashtë mujore e Bashkimit Europian e Kroacisë do të ishte një mundësi e vlefshme që Kosova të ndjekë axhendën e saj europiane.
Zagrebi e ka vendosur zgjerimin si një përparësi kryesore dhe do të përqendrohet në përpjekjen për të hequr bllokimin për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai do të jetë gjithashtu i hapur për nisma të reja për të bërë më përfshirëse axhendën e zgjerimit. Por pa një qeveri funksionale dhe një program të besueshëm për të zhvilluar lidhje më të ngushta me BE-në, Prishtina nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga presidenca e Kroacisë./gazeta dita/