Albspirit

Media/News/Publishing

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit u është rritur në 132, ndërkohë që janë shtuar vendet që po imponojnë kufizime më të forta për udhëtimet drejt Kinës.

Të mërkurën, 206 shtetas japonezë u larguan me avion nga Wuhani, epiqendra e virusit dhe arritën në aeroportin Haneda të Tokios. Katër udhëtarë u dërguan në një spital pas ankesave se ndjeheshin të sëmurë. Në avion kishte personel mjekësor për të kontrolluar pasagjerët para se të hipnin dhe më pas kur avioni u ul në aeroport.

Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se një avion i porositur evakuoi një numër të paidentifikuar amerikanësh nga Wuhani për në Anchorage të Alaskës, ku ata do të ekzaminohen nga mjekët.

Coronavirus 3
Coronavirus 3

Edhe Australia, Zelanda e Re, Franca, Rusia dhe vende të tjera kanë njoftuar plane për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani këtë javë.

Përveç rritjes së numrit të vdekjeve, autoritetet kineze thonë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 5.900, duke tejkaluar numrin e njerëzve të infektuar gjatë shpërthimit të virusit SARS ndërmjet 2002-2003 nga i cili gjetën vjekjen 800 njerëz në të gjithë botën.

Autoritetet e kanë vendosur Wuhanin në pothuajse një karantinë, duke ndaluar njerëzit të hyjnë e të dalin nga qyteti, kryeqendër e provincës Hubei.

CoronaVirus
CoronaVirus

Disa qytete të tjera të kësaj province po përballen me kufizime të mëdha lëvizjesh. Wuhani po ndërton dy spitale të rinj për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve. Virusi besohet të jetë shfaqur në fund të vitit të kaluar në një treg ushqimesh deti në Wuhan, ku shiteshin ilegalisht prodhime të egra.

Please follow and like us: