Albspirit

Media/News/Publishing

Arnida Çapi: Diskriminimi në projektligjin për amnistinë

Image result for arnida capi

Në lidhje me ligjin për amnistinë, i cili pritet për votim në seancën e rradhës në parlament, mendoj se ky ligj është diskriminues për shkak të përmbajtjes në nenin 1 të tij.

Sipas këtij neni, “I dënuar” konsiderohet: “..personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit …që brënda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat e apelit duke marrë formë të prerë brënda datës 31.12.2019…”.
Në këtë mënyrë cënohet drejta për të bërë ankim, duke diskriminuar ata persona të së njëjtës kategori dhe masë dënimi që thjesht ushtrojnë të drejtën e apelimit në raport me ata që nuk apelojnë.

Marrja e vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë formë të prerë pas 15 ditësh nëse vendimi nuk apelohet është thjesht cështje procedurale, prandaj në konceptin e “të dënuarit” sipas nenit 1 duhet të hyjnë edhe ata persona të dënuar njësoj me vendim përfundimtar por që vetëm kanë ushtruar të drejtën për ankim.

Kjo vijë përzgjedhëse e ligjit vetëm për shkak të ankimimit, sepse këta persona kanë besuar te e drejta e tyre dhe sepse kanë realizuar një të drejtë subjektive, është krejt e paarsyeshme dhe diskriminuese duke cënuar kështu edhe të drejtën kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, që kërkohet të realizohet nëpërmjet apelimit.

Projektligji duhet të reflektojë ndyshime pasi në asnjë mënyrë fryma e ligjit edhe nëpërmjet dhënies së amnistisë nuk duhet të cënojë këto parime të rëndësishme kushtetuese.

Please follow and like us: