Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Anca Glasu

Image may contain: 1 person, smiling, eyeglasses and closeup

Agim

Kjo këngë më tërheq në errësirën e saj dhe
ky burrë më zhvesh në dritën e tij.
Çdo gjë fillon aty
si shiu, si loti që pastron ndjenjën e harresës.
Unë vetëm një dëshirë kam: të kthehem në shtëpi
dhe të fle deri vonë si hije e lodhur.

 

Këtu dashurojmë dhe vdesim njësoj

Të kam lënë zemrën time e boshatisur
Me dritare të thyera, dyer të përplasura,
Por ti, ti i shkreti ç’të bësh më me atë?
Do të të kisha shkruar një poezi shpirti
Por sot nuk kam titull.
Në qoshen time gjërat janë të thjeshta:
Këtu dashurojmë dhe vdesim njësoj.
Të kam lënë dhe ca yje që më ranë në pëllëmbë
Në vend të pikave që zëvendësonin fjalët…
Lumturia ime u bë një kopsht ku
Kërkoj plotësimin me gjunjët e dorës dhe gjeste në rënie,
duke qenë e vetëdijshme se ka pika të tjera
që më presin në botë
dhe yje që s’bien…

 

Tokë pa stinë

Kam lindur që të di se ti je i imi
dhe unë femra jote
në tokën ku i kishim të gjitha,
veç nuk mësuam të themi: sa më ke dashur ti
ose sa domethënës ishte atë ‘shumë’ që ta thosha.
Diçka mungonte gjithmonë nga fjala e fshehur
që nuk u mat asnjëherë në fluturimin e saj, por
u ul midis nesh të qëndrojë dhe
të hesht herë duke u larguar, herë duke u afruar,
ndërkohë që ne vazhduam të lidhur akoma
nga qielli dhe toka
nga yjet dhe malli
nga detet dhe dallgët
në tokën e zbrazur ku s’kishte më asgjë
atëhere kur ka ardhur koha
që dashuria jonë të përmbushet.

Please follow and like us: