Eftihia Papajanopoulu: KJO ËSHTË DYNJAJA, MORE SHOKË!
Do gjej një vend, një shkretëtirë,
kasollen do ta ngrë aty,
atje do shkoj, syrgjyn do rroj,
këtë dynja dot s’ e duroj,
e pashë dhe më s’më hyn në sy.
Plot shpirtligj e zemërzinj,
mashtrues, gëlojnë mbi tokë,
e padrejtë tej e përtej,
është dynjaja, more shokë.
Moj botë e ndyrë më vrave keq,
rëndë më ke sakatuar,
urrejtja jote gjithë shëmtim,
mosmirënjohja gjithë përçmim,
sa poshtë më kanë rrëzuar.
Plot shpirtligj e zemërzinj,
mashtrues, gëlojnë mbi tokë,
e padrejtë tej e përtej,
është dynjaja, more shokë.
Kasollen time do ta ngrë,
në ato skërkat përmbi hon,
me shpresë, mes bishave të gjej,
pak dhembshuri, pak mall të ndjej,
që njerëzimit i mungon.
Plot shpirtligj e zemërzinj,
mashtrues, gëlojnë mbi tokë,
e padrejtë tej e përtej,
është dynjaja, more shokë.
Shqipëroi Arqile Garo, janar 2020.