Kadare përballë doganierëve kontrabandistë të fjalëve pa doganë
Gëzim Basha
I pari shkrimtar shqiptar që shkeli çdo kufizim kulturor të botës shqiptare për të qenë në sinkron të plotë me tendencat e letërsisë moderne. “Pak e vështirë të besohet, thotë romancieri dhe kritiku amerikan, John UPDIKE, por prej Shqipërisë primitive vjen njëri nga përdoruesit më të mençur të teknikave të modernizmit dhe postmodernizmit”.
Në veprën e tij seminale ‘Fjalori i Termave të Letërsisë’ (Dictionary of Literary Terms)-një referencë e pazëvendësueshme në shkollën anglosaksone-në hyrjen për romanin studjuesi Britanic J. A. Cudon, shkruan:
“Romancieri i jashtzakonshëm Ismail Kadare është jo vetëm shkrimtari më i madh shqiptar, por edhe njëri nga romancierët më të mëdhenj modernë”.
Poezia e Kadaresë—pak e studiuar edhe pse ofron shumë për të kuptuar prozën e tij—solli botën urbane me një emancipim gjuhësor dhe stilistik të vrullshëm. Kur në poezinë shqipe femra ende quhej “vashë,” Kadare solli botën dinamike të metrove dhe aeroporteve ku ndarja mbetet, “po aq e moçme dhe njëkohësisht aq e re”.
Vazhdon të mbetet masivisht i pakuptuar dhe shpesh i sulmuar. Tipologjia e sulmuesve të tij është aq e larmishme saqe përfshin madje edhe ish-doganierë të kontrabandës së viteve 90-të, tashmë në biznesin e të folurit pa doganë…
Ja disa strofa nga Laokonti, të cilat në pikëpamjen time, ilustrojnë qartë këmbënguljen e Kadaresë për t’i edukuar bashkëkohësit e tij të viktimizuar prej propogandës, mbi natyrën e krimit politik.
Post Scriptum:
Në vend të fjalës Trojë, lexo Tiranë!
Në mbledhjen e gjatë ‘pro’ dhe ‘kundra’ kalit,
Unë ‘kundrat’ kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë se aherë hyjnitë
Gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.
Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë.
Unë gjarpërinjtë do t’i smbrapsja me një shkelm.
Po ç’t’i bëja fushatës së tradhtarëve kundër meje,
Shantazheve, letrave anonime plot helm.
Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
Helmin më dhanë ata të pi,
Ata që ulërinin kundër dhunës dhe shpatës,
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinj.
Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
Ma hodhën kufomën drejt mbi zhavorr.
Rapsodët aherë anembanë përhapën
Versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.
…
Në me pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra;
Nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj ‘krak’,
Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
Por indiferenca juaj
Do të bëhet shkak.
Ismail Kadare: Laokonti
Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
Që brenda boshllëku i gjoksit tim mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
Mua s’më mbytën gjarpërinjtë, por trojanët më vranë.
«Ju e dini se përpara Trojës aherë
Kali i Drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
Ta pranonin ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët,
Mjaft më me luftë, zjarre dhe helm.
Erdh koha që shpatat t’i kthejmë në parmenda,
Armiqtë në miq erdh koha t’i kthejmë
Në mbledhjen e gjatë ‘pro’ dhe ‘kundra’ kalit,
Unë ‘kundrat’ kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë se aherë hyjnitë
Gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim».
«Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë.
Unë gjarpërinjtë do t’i mbrapsja me një shkelm.
Po ç’t’i bëja fushatës së tradhtarëve kundër meje,
Shantazheve, letrave anonime plot helm.
«Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte
Nga shtresat e mesme gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
Kali i drunjtë përjashta priste në shi».
«Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
Helmin më dhanë ata të pi,
Ata që ulërinin kundër dhunës dhe shpatës,
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinj.
Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
Ma hodhën kufomën drejt mbi zhavorr.
Rapsodët aherë anembanë përhapën
Versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.
«Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
Ju e dini me Trojën ç’ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rresht,
nga muzeu në muzera,
Unë hamalli i mermertë gënjeshtrën mbaj
«Vërtiteni,
Flisni për teatrin, për plazhet,
Për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
Pa ju shkuar mendja se ai mund të shfaqet
Në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.
…
Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra;
Nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj ‘krak’,
Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
Por indiferenca juaj
Do të bëhet shkak».