Albspirit

Media/News/Publishing

Jamarbër Malltezi: Banda politike e Porto Romanos

Image may contain: text that says '2009 2020 Rehabilitim dhe Inkapsulim Mbetjeve te Rrezikshme ne Porto Romano Rehabilitim mbetjeve urbane ne Porto Romano Tender 4 milione USD Bisede sy ne sy 15 milione Euro SHPALL GJENDJE TE JASHTEZAKONSHME QE TE VJEDHE 4-FISH!'

Në 2009-2010 banorët e Porto Romanos fituan një sipërfaqe të gjelbër aty ku më parë ishin mbetjet e rrezikshme të lindanit. Projekti mbikqyrej nga Banka Botërore. I gjithë komponenti përfshi transportin e mbetjeve të rrezikshme për në Gjermani, projektin, ndërtimin e inkapsulimit për mbetje të rrezikshme (jo urbane!), supervizimin etj., kushtoi pak më pak se 4 milionë dollarë. Sot marrim vesh sihariqin që veç për rahabilitim qeveria po i jep pa tender 15 milionë euro (gati 16.6 milionë usd) një kompanie që e ka zgjedh vetë, janë pa sy-më-sy dhe kanë përlarë-ndarë paratë bashkë. Batërdia përmbi 4-fish. Po pse janë 4 herë më të lirë kur bëhen projektet me fondet e huaja? Për më tepër edhe me cilësi të veçantë deri për mbetje të rrezikshme! Kjo ndodh veç në republikat e bananeve ku lideri suprem vjedh në mënyrë supreme. Dhe nuk ka as institucione që ta vënë nën kontroll, as zotërinj brenda forcës së vet politike që të shprehen haptaz: “Jo në emrin tim”! Janë bandë që kanë dalë për plaçkë dhe kanë blerë, kërcënuar dhe rryshfetuar këdo që i doli përpara

Please follow and like us: