Ju luftoni për një karrike, populli lufton për mbijetesë
Hafize Elshani
Nëse egziston ndonjë shtet në botë që është ‘romantik’, atëherë është Kosova pra.
Shteti i qiririt, një shtet si Kosova që pret njohjen nga bota, që kërkon me hy në BE, që pret liberalizim. Një vend që kërkohen të bëhen gjëra të mëdha, ndërkohë që mungojnë gjërat më elementare dhe pyetjet e përditshme janë: a ke ku me fle, a ke ku me banu, a ke ku me punu, a ke një farë shprese, a ki ndërmend me u largu jashtë shtetit?
Tani duam apo nuk duam ta pranojmë ky është realitet vrasës në Kosovë, nuk po na duhet asgjë, bash asgjë, as qeveria, as koalicionet e juaja, sepse prej mbas lufte Kosova është në të njëjtën shkallë.
Nuk po na duhet as me pas asfalt e me fol për “bashkim kombëtar” e disa budallakina, kur gjërat elementare mungojnë, uji mungon, edhe rryma, edhe ajrin kanë fillu me na marr tu e leju qymyrin, e gjithë kjo për një karrige pra!
E nëse është në pyetje karriga kem me ba të pamundurën me ia ble secilit nga një karrige prej ma të mirave, veç mos na kufizoni jetën, aman.
Ju luftoni për një karrige e populli po lufton për mbijetesë!!!
N’2020-tën Kosova me qiri, pa ujë e pa ajër të pastër.
Hashimi, Ramushi, Albini, Fatmiri, Pacolli e di që kanë rrymë edhe ujë e ajër të pastër ku fëmijët i ruajnë nga ajri mbytës në Kosovë në secilën formë, po edhe karrige po; ata që nuk e kanë trunin e vogël, në fakt e kanë trunin po nuk po u punon. Leni vrimat e ozonit, mos bani hajgare, shikoni vendin çfarë mjerimi është. Ju krejt çka dini është me krahasu Kosovën me “Titanikun të lumtur, por një ditë u fundos gjithçka”.
Bash nuk na intereson a u privatizua diçka apo jo, por Kosova nuk ka zot shtëpie. Si përfundim krejt njëjtë jeni. Ju që shkoni në opozitë dhe ju që do të vini në qeverisje. Bolla më!
𝕊ℍ𝕋𝔼𝕋 𝕄𝔸𝔽𝕀𝕆ℤ 𝕄𝔼 𝕂ℝ𝔸𝕍𝔸𝕋𝔸
𝕊ℍ𝕋𝔼𝕋 𝕀 𝕋𝔼ℝℝ𝕀𝕋
𝕊ℍ𝕋𝔼𝕋 𝕀 𝕄𝕁𝔼𝔾𝕌𝕃𝕃Ë𝕊
𝕊ℍ𝕋𝔼𝕋 𝕀 ℙ𝔸 ℙ𝔸𝕊𝕋Ëℝ
A jemi gati për BE apo jo?
𝔹𝔸ℂ 𝕂𝕌ℝ 𝔻𝕆 𝕄𝔼 𝕌 𝕂ℝ𝕐?