Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: MUEJ SHKURT 2020, kujtojmë…

Image result for perandoria e se keqes

Presidenti Ronald Reagan, e quejti “Perandoria e së keqes”

 

 

 

■4 – 11 Shkurt 1945: Zhvillohet Konferenca e Jaltës, per të cilen z. Henry Kissinger në librin “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo ishte e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në  vitin 1976 me Kushtetuten e re, atëherë kur Shqipnia shpallet nga diktatori E. Hoxha “Shteti i parë ateist në Botë”.

■Presidenti i Madh Amerikan Ronald Reagan, e quejti “Perandoria e së keqes” krejt atë pjesë të Europës fatzezë që vazhdonte që në 1944 – 45, me kenë nën robni e dhunen e pamëshirshme të diktaturës komuniste staliniste, ku bante pjesë edhe Shqipnia e udhëhequn nga diktatori tiran E. Hoxha!

■Në disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha, vriten pa gjyq nga 20 vetë të pafajshem vetem me friksue Malet.

■4 Shkurt 1945 vdes Imzot Luigj Bumçi kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Parisit në 1920, ideator i bashkimit të Gjinokastres dhe Korçës me Shqipni.

■4 Shkurt 1945 vritet pabesisht At Leonard Targaj.

■5 Shkurt 1920 asht le Don Dedë Maçaj, pushkatue n’ushtri 28 vjeç (1947).

■7 Shkurt 1886 asht le At Bernard Llupi. Pushkatue në Prizren 1946.

■10 Shkurt 1974 shkyhet gjymtyrësh në sigurim Don Mikel Beltoja.

■20 Shkurt 1946 pushkatohen regjentët At A.Harapi, L.Nosi, M. Bushati.

■26 Shkurt 1911 asht le At Karlo Serreqi, që vdiq në burg në 1954.

■6 Shkurt 1967: Simbas modelit të Mao Ce Dunit terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpall “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez, me të cilin Shqipnia shpejt shpallet me Kushtetutë “Shteti i Parë ateist në Botë”…

■Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”…

■Në Shkoder vjen terroristi Ramiz Alia, i cili me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja dhe Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Perzgjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSH së rrethit Shkoder. Lidhja e tyne ishte direkte me Byronë Politike. Veprimet i aprovonte vetë krimineli E.Hoxha.

Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj… Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime dhe zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” drejton shtetin diktatorial shqiptar!

■Shqipnia me “Kushtetuten e Re” shpallet “Shteti i vetem ateist në Botë”!

HARRONI PO DESHET: Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj… Percaktimi sot i perket: …Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”…

***

■Me 20 Shkurt 1991 monumenti i diktatorit Enver Hoxha terhiqet zvarrë nder rruget e kryeqytetit Tirana…

■SOT: Shqipnia renditet nga OKB.., në vendet…

Melbourne, Shkurt 2020.

 

 

Please follow and like us: