Gjendet i vdekur në Peqin i dënuari me burgim të përjetshëm
Një i dënuar është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se viktima është Andon Mëhillaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit, teksa hetimet janë në vijim.
Andon Mëhillaj njihet si pjesë e bandës së tritolit, që porosiste vrasje.
Ai u shpall fajtor i akuzuar se bashkë me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, kanë porositur vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës. Pjesë e bandës i paguar për krimet u dënua edhe Julian Sinanaj.
Please follow and like us: