Miratohet qeveria e re, Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës
Pasditen e sotme është votuar qeveria e re e Kosovës, pas një seance maratonë në Kuvend. Me 86 vota pro, Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Më herët, gjatë fjalimit të tij në Kuvend Kurti prezantoi edhe programin e qeverisë së tij, po ashtu ai shpalli dhe emrat e kabinetit të tij qeverisës. Pas miratimit, Kurti u shpreh në Kuvend se; “Ka mbaruar koha kur interesat personale dalin mbi interesat e përgjithshme. Ne synojmë bashkërisht anëtarësimit të vendit në BE dhe në NATO, bashkimin me Shqipërinë dhe ta ruajmë partneritetin me Amerikën. Sot nuk kanë fituar LDK dhe as Vetëvendosje, por kanë fituar qytetarët e Kosovës. Ne jemi popull kryengritës, nuk nënshtrohemi”.
Emrat e qeverisë së re: