Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Sot marshim sensibilizimi e nesër në qeverisjen e PD, PRIORITET!

Image may contain: Albina Deda Gjoci

Albina Deda

 

Partia Demokratike organizon sot në ditën botërore kundër kancerit një marshim sensibilizimi.

Dita Botërore kundër kancerit është iniciativë,

– kundër epidemisë globale të kancerit,

– për të rritur ndërgjegjësimin,

– për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura,

– dhe se ato janë brenda mundësive tona reale.

Kanceri mund të prekë çdo njeri por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individi, familjari dhe më gjerë në komunitet.

Rendësi ka që kjo luftë të vendoset si një prioritet në nivelet më të larta të politikës.

Por ka vite që jo vetëm nuk është prioritet në Shqipëri, por ka një braktisje të këtyre të sëmurëve.

Në spitalin onkologjik po të bësh një vizitë apo të shoqërosh një të sëmurë apo të afërm konstaton rradhë të gjata, kaos, probleme që nga referimi e deri te mungesat në medikamente, pajisje, kimio, numrin e shtretërve etj.

Në shumicën më të madhe, pavaresisht se kanë paguar gjithë jetën sigurime shëndetësore me qëllimin që të mbulohen nga shteti me shërbime dhe trajtim mjekësor, jo vetëm nuk mbulohen në këto raste kaq të rënda, por përballen me shpenzime të papërballueshme e njëkohësisht duke iu referuar spitaleve private ku gjithçka duhet përballuar nga pacienti apo të afërmit.

Pacienti përballet jo vetëm me sëmundjen, por dhe me pamundësinë për të paguar tarifat tepër të larta në spitale private brenda apo jashtë vendit.

Për opozitën, me të ardhur në pushtet, lind si detyrë dhe rëndësi e veçante progresi në luftën kundër kancerit si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve që jetojnë me kancer.

Rëndësi duhet të marrë veçanërisht parandalimi, pasi ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare.

Komuniteti duhet të informohet për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme dhe duke mos e parë atë si një tabu dhe duke e shndërruar atë në subjekt të stigmës dhe diskriminimit.

Rëndësi primare duhet të marrë mbyllja e hendekut të aksesit për një kujdes cilësor dhe të përballueshëm ndaj kancerit për të mbrojtur pacientët dhe familjet nga vështirësitë financiare si rrjedhojë e shpenzimeve të mëdha nën dorë apo në spitale private.

Ne duhet të përmirësojmë aksesin për shërbimet dhe trajtimin e kancerit nëpërmjet kujdesit të vazhdueshëm kualifikimit, arsimimit te ofruesve të kujdesit shëndetësor, pra duhet të jetë një nga prioritet më urgjente në ofrimin e një kujdesi shëndetësor sa më cilësor ndaj pacienteve me këtë diagnozë të rëndë.

Ligje dhe masa rregullatore në aksesin ndaj barnave kryesore të kancerit, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjes dhe ofrimin e një kujdesi cilësor deri në minutën e fundit (kujdesi paliativ).

Tashmë ekziston një argument imponues për të investuar më shumë në parandalimin nëpërmjet kontrolleve, sesa në përballjen me pasojat e tij.

Është një sëmundje që mund të ndikojë te të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte.

Është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve por nëse zbulohen në faza të hershme janë të shërueshëm.

Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet me shifra të frikshme.

Shifrat janë alarmante dhe për vendin tonë ku u rregjistruan mbi 8 mijë raste të reja për vitin 2019.

Për hir të së vërtetës rastet në vend përfundojnë në fatalitet edhe për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura, në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes ku shansi i tyre është shumë shumë i vogël për kurim.

Please follow and like us: