Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Nura: Rama & Basha, një zgjedhje e re, apo të vjetër…

Tashmë siç edhe pritej, debatet dhe diskutimet publike nuk janë përqëndruar tek istitucioni i munguar i dorëheqjes në politikën shqiptare dhe ne kemi po të njëjtët persona prej 30 vitesh në politikë pas shumë e shumë dështimesh!

Sigurisht, preçedentët nuk mungojnë, por edhe kur ato kanë ndodhur, kanë rezultuar vetëm formalë dhe pjesë strategjish rikthimi. Është e qartë që ky institucion i munguar lidhet parimisht me betejën më të rëndësishme të politikës, atë të zgjedhjeve të përgjithshme ku secili nga organizimet partiake vë në provë aftësitë e saj dhe padyshim të lidershipit respektiv.

Në fakt, tema e këtij debati tashmë është e lidhur si në retrospektivë ashtu edhe në të tashmen me Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, të cilat dominojnë jetën publike dhe drejtohen nga dy politikanë të rinj në moshë, por të vjetër tashmë në politikë.

Edi Rama drejton PS dhe zëvendësoi në këtë post z. Fatos Nano pas një dorëheqje të imponuar nga rezultati zgjedhor i vitit 2005. Z. Fatos Nano, i cili është etiketuar nga z. Edi Rama si përfaqësues i politikës së vjetër, pavarësisht dorëheqjes së mëparshme pas një rezultati negativ në zgjedhje, duket se me elegancë politike vihet here pas here në veprim të një rikthimi në Partinë Socialiste, apo pozicione të larta shtetërore!

Kjo e fundit, Partia Socialiste me në krye z. Edi Rama, pranuar nga një pjesë e rëndësishme e shoqërisë si lider i një politike të re në Shqipëri, tashmë në ditët e pas qershorit të 2019-ës ballafaqohet me rezultate te diskutueshme, me mire te themi te debatueshme.

Megjithatë, duke parë situatën dhe rezultatet aktuale elektorale duket qartë se do të jetë e vështirë të largosh z.Rama nga Partia Socialiste ku njerëzit e tij janë të shumtë dhe në poste kyçe dhe kur Opozita me ne krye z. Lulzim Basha duket sikur punon qe te mbaje Ramen ne pushtet!

Z. Edi Rama dhe politika e tij, kështu po ballafaqohet me sfidën më thelbësore të filozofisë së saj! Situata, sado komplekse që është, nuk ka shumë alternativa zgjedhjeje për z.Rama, gjithsesi! Të rezistojë, ndoshta edhe fiton partinë socialiste, por padyshim që do humbë frymën e re me shoqërinë për te cilën ishte projektua ne pritshmerite e shoqerise!

Ndërsa teorikisht themi qe nëse z. Rama largohet nga kjo Parti me dinjitet, kështu ai padyshim nuk do të largohej nga politika, por vetëm do ti jepte asaj dhe vetes atë që meritojnë reciprokisht. Kjo gjithmonë si rezultat i faktit se tashmë është vërtetuar gjithashtu edhe tek vetë z.Edi Rama oreksi i pakontrollueshëm tradicional për pushtet, ndërsa tentoi dhe realizoi “të gjithëpushtetshmin” dhe më shume se ish kundërshtari i tij politik Sali Berisha!

Nga kampi opozitar Lulzim Bashesh ju be pyetja qe nëse do ti humbte zgjedhjet deri tani teorike te parakohshme, a do te largohej nga Politika?Dhe, ai ju shmang një përgjigjeje te sinqerte dhe perseriti atë qe bën Edi Rama rregullisht, thotë ato qe do dhe jo ato për te cilat pyetet!

A nuk janë te dy, Rama dhe Basha, si dikur Sali Berisha dhe Fatos Nano te cilët qe te dy formalisht kane dhëne dorëheqje nga drejtimi i partisë dhe u zëvendësuan nga këta te dy qe drejtojnë sot partitë e tyre!?

Edi Rama i humbi zgjedhjet ne vitin 2009, ndërsa Basha i ka humbur te gjitha betejat politike, por vetëm për dorëheqje as qe flasin me! Sa keq qe ne u besojmë Shqipërinë këtyre qe nuk dine te largohen kur deshtojne ne ballafaqimin me elektoratin, dmth shoqerine…!

Please follow and like us: