Elma Doresi vjen me komedinë ‘Një ministër dhe një sekretare e opozitës në hotel’
Me regji të Elma Doresit vjen në Teatrin e Ri “Roland Trebicka”, në zonën e Komunës së Parisit, komedia me titull: ‘Nje minister dhe nje sekretare e opozites ne hotel…’.
Me një kastë aktorësh të nga më të mirët: Dritan Boriçin, Klod Hoxhën, Alban Musën, Lorenc Kajën, Ajlin Petrelën, Aldjon Matarangasi, Suela Konjari, Jorida Meta, Elidon Alikaj dhe Rozana Radi, të cilën unanimisht e kanëtitulluar: Humori dhe atmosfera e fundit.
Skenograf: Eldo Disha.
Kaos politik i cili vjen në formën e një komedie.
Një minister i cili kërkon të shpëtoj veten e tij.
Ai lë paralamentin dhe shkon në hotel me sekretaren e opozitës për të marr informacionet që i duhen.
Vepra është farsë, por kjo nuk do të thotë se ngjarjet apo karakteret janë të krijuara; shpesh ndodh që ato të bazohen edhe në realitet.
Ajo që jepet me humor dhe linja që ndjek regjizorja Doresi do të jetë politika por duke u përmbajtur tek autori.
Doresi nuk do ta e shkëpus nga parlamenti ministrin, por do e dërgoj drejt e në hotel për t’i shërbyer qeverisë.
Ndodh dhe të hamë këtu, thotë njëri nga personazhet me humor, vetëm t’i shërbejmë punës.
Në parlament ka lëvizje, ka personazhe që hyjnë e dalin, ka tradhëti, ka bashkime, ka gënjeshtra…ka imoralitet… ka kënaqësi, ka marrëveshje, ka pazare, gjithçka që ka në hotel. E njëjta që ndodh në formë sureale, por ju mund ta imagjinoni si të dëshironi. Shpesh na ndodhin të hidhen bomba nga udhëheqësit.
Lajme apo ngjarje të cilat vetë ata nuk mund t’u gjejnë zgjidhjen.
Janë skena 100 % litar të cilat politika i bën nyje me njera-tjetrën.
Ato lidhen e ngatërrohen dhe krijojnë atë që ne themi një lemsh, i cili s’ka zot që e zgjidh.
Ashtu si ministri në veprën tonë arrin të bëj një mish-mash me personazhet tona dhe arrin të dalë faqe bardhë në fund.
Autorët e mëdhenj, duke nisur që nga Aristofani e duke ardhur tek Rei Kuni, vepër e cila është e viteve ‘80, na mëson ose na kujton edhe njëherë se politika kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë përherë.
E vetmja gjë që ndryshon janë vitet, periudhat, personazhet. Asgjë më shumë.
Përherë dhe kudo do të dëgjojmë skandale seksuale në qeveritë udhëheqëse.
Komedia është farsë dhe vepra të tilla janë të krijuara për aktorët dhe sidomos për masat ndër vitë nga regjizorë të mëdhenj që me sarkazëm kritikojnë veset e pushtetit.