Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Oana Anca Mihaela

Image may contain: 1 person, smiling, eyeglasses and closeup

Oana Anca Mihaela

 

ËNDËRR

Të shoh duke ecur
dhe nuk e di nëse hapat e tua
largohen ose afrohen.
Sonte me vërtet bie shi,
i fundit disi, përpara dëborës
së butë që nuk ka forcën të shtrihet
në çdo gjurmë, mbi ndonjë hije.
Unë…
dua të ikësh
dua dhe të qëndrosh.
Për momentin, e marr këtë si një ushtrim frymëmarrjeje
dhe kërcej.

Image may contain: one or more people, plant and outdoor

MUNGESA
Ajo mendoi se qenia me krahë të bardha
që shëtiste në rrugicën e saj, ishe ti.
Ajo jetonte e vetme në një shtëpi me të gjitha dritaret e hapura
dhe vështrohej në pasqyrë me të njëjtën aromë, me të njëjtën dashuri
për rrugën ku vdekja po ecte me këpucë take
dhe poshtë dheut buzëqeshjet mbështeteshin në rrënjët e trëndafilit.
Ajo është ende vetëm, megjithëse ka mësuar të vërtetën.
Eja sonte tek ajo për një gotë vere
dhe disa fjalë të mira dhe
ndoshta nga një buzë tek tjetra
e detyron të mbyllë të paktën një dritare.

Please follow and like us: