Albspirit

Media/News/Publishing

Zhulieta ishte një putanë, Romeo një idiot

 

 

 

Ilnisa Agolli

 

Zhulieta ishte një putanë

Romeo një idiot

Të dy pëlqenin stacionet

Ai mendonte se e shpinin diku

se treni niset vetëm në mëngjes

Një idiot jo si të gjithë

Një idiot i braktisur që sheh yjet fshehurazi

e mandej luan kitarë.

Sikur ajo të ishte më pak putanë

dhe ai më pak i ndjeshëm

do të mendonte për marinarët

e, mbase më pas ajo do të  nxirrte gjirin

do i jepte sisë foshnjës.

Sikur të dy  të pendoheshin

sikur të dy të qenë më pak të thjeshtë

mbase do të lundronin deteve tani.

Por jo, Romeo kishte frikë nga deti

dhe ajo ishte e çuditshme kur mendonte

për gratë e marinarëve.

Sikur të dy mos pëlqenin shinat e trenit

dua të them se mund të ishin të lumtur

dhe rrufeja e dashurisë

sipas traditës mundej të shmangte

gjithë këtë anekdodë.

Romeo, vetëm kështu do të besonte në politikën e murgjve

duke shmangur marrëveshje në zyrë prej shenjori herët në mëngjes

dhe të lutej për vezën e vitit të shkuar

t’i shërbehej sërish në paqe

e ftohtë

afër stacionit

në një tokë asnjëanëse me gruan që do.

Vetëm kështu do blinte një libër

e të lexonte për revolucionin rus

duke mos planifikuar kaq shumë të ardhmen

dhe urdhëruar bolshevikët të hapin namin

në gjithë qytetin

se qe një idiot.

Dua të them se Zhulieta

mund të ishte më pak e kujdesshme

kur në oxhak hidhte piceta letre

e lënë në mes argumente bisedash

vakteve me të tjerë burra

e menduar se prapë;

“Ishte një ditë e trishtë. Putanat nuk e kuptojnë një ditë të trishtë”.

Sepse putanat e mbyllin natën me qetësi

dhe janë esell çdo kohë

Sepse është vonë gjithmonë të bësh kompromise dhe mendosh për qumësht sisëve me një burrë që nuk kupton rusisht

një idiot që nuk është kurrë.

Dua të them se këta kopila

mund të mos e merrnin me shaka dashurinë.

Vetëm kështu fati do i shpërblente.

 

Por, jo, jo…

S’është e mundur

në gjuhën gaelike

dikush do kish urdhëruar

një vdekje

Por, jo,jo…

Duhen gjallë dhe

papritur të ndjehen të paaftë

Pa klas dhe jo fisnikë

kur në orën 11:00 të niset një tren.

Please follow and like us: