6 shkurt 1981-6 shkurt 2020/Ceremoniali i përvitshëm i Dëshmorëve të Fekenit
Më 6 shkurt 2020, ora 10, në Akademinë Ushtarake zhvillohet ceremonia e përkujtimit të Dëshmorëve të Fekenit, komandantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve (sot Akademi e Forcave të Armatosura), që ranë gjatë stërvitjes dimërore në kampin stërvitor më 6 shkurt 1981. Ata dhanë jetë për të shpëtuar jetë. Akti i tyre sublim mbetet kurdoherë një simbol i ndërtimit të lidershipit për brezat e studentëve ushtarakë, mbetet shembulli më i mirë i motivimit përmes dhënies së shembullit personal deri e përtej kufijve të vetmohimit. Kjo është forca e madhe e karakterit të ushtarakut. Ishte kjo forcë e brendshme e njerëzve në uniformë që mposhti e triumfoi mbi kushtet ekstreme atmosferike të dimrit të vitit 1981. Kujtimi i të rënëve të Fekenit, frymëzimi nga akti i tyre sublim, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së përditshme në AFA – në çdo rreshtim mëngjezi e thirrje mbrëmjeje.
- Komandant Dushan Shametaj
- Shef i Planizimit Çlirim Pulaj
- Pedagog Nikollaq Bero
- Student Besnik Shehu
- Student Bilbil Pashaj
- Student Aleko Gjoni
- Student Qemal Lika
- Student Pellumb Rrapo
- Student Ilir Gramatiko
- Student Nexhip Copa
- Student Bujar Ago.