Eftihia Papajanopoulu: ATJE KU QIELLI TAKON DETIN
Atje ku deti nis takohet
në qiellin e blertë, me retë,
mbrëmanët vonë nis reflektohet
një yll edhe fillon më flet.
Në perëndimin e praruar,
zë më kujton gabimin tim.
Se si të lashë pa e kuptuar,
dhe ti më ike një agim.
Sapo mendoj: të kam harruar
edhe u tret kujtimi yt,
del ylli ne të perënduar,
dhe nis një lot e më djeg sytë.
Shqipëroi: Arqile Garo, shkurt 2020.
Please follow and like us: