Albspirit

Media/News/Publishing

Kozeta Zavalani: Në Tokën e Shenjtë të Izraelit!

Image result for kozeta zavalani

Kozeta Zavalani

Të shkelja Jerusalemin në Izrael, ka qenë ëndërr që e kam dëshiruar shumë vite më parë, kur kam lexuar dokumentarin “Në tokën e premtuar, zemra që luten për paqe”, realizuar nga TVSh! Ëndërr e realizuar së fundmi, falë financimit të djalit të madh Mend Zavalani.

U nisëm familisht nga aeroporti “Nënë Tereza” në Budapest e prej aty mbrritëm në Jerusalem,  nëpërmjet Aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit. Fytyrat tona shndrisnin nga kënaqësia, kur bëmë foton e parë në simbolin e Izraelit – Menorah-un  e artë, krijuar nga gjeniu i artit, Salvador Dali, i cili ia dedikoi këtë vepër popullit hebre me këtë shënim: “Ju, o popull hebre, populli i zgjedhur i Perëndisë, bijtë e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, ju që keni treguar një përkushtim të pashoq për të ruajtur traditën, për gëzimin që tregoni në festat tuaja, unë krijova këtë Menorah…
Sigurisht, të vjen natyrshëm të bësh një fotografi përpara këtij simboli, si kujtesë e impresionit të hapave të para në Tokën e Shenjtë.

Jeruzalemi është vendosur në një rrafshnaltë në malet Judaiane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur. Është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet i shenjtë për tre fetë kryesore Abrahamiane – Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si Izraeli ashtu edhe Autoriteti Palestinez pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare. Gjatë historisë së tij, Jeruzalemi është shkatërruar të paktën dy herë, rrethuar 23 herë, u kap dhe kapi 44 herë dhe sulmoi 52 herë.  Pjesa e Jeruzalemit e quajtur Qyteti i Davidit tregon shenjat e para të zgjidhjes në mijëvjeçarin e 4 pes, në formën e fushatave të barinjve nomade. Më 1538, muret e qytetit u rindërtuan për herë të fundit rreth Jeruzalemit nën Sulejmanin e Madhërishëm. Sot ato mure përcaktojnë Qytetin e Vjetër, i cili tradicionalisht është ndarë në katër lagje – armene, të krishtera, hebreje dhe myslimane. Në vitin 2015, Jeruzalemi kishte një popullsi prej rreth 850,000 banorë, që përfshinte afërsisht 200,000 izraelitë laik, 350,000 hebrenj Haredi dhe 300,000 palestinezë.  Muslimanë 319.800 (36.2%), të krishterë 15.800 (1.8%) dhe 10.300 të paklasifikuar (1.2%).

Rrugës për në Jerusalem mahnitesh me pemët e portokajve buzë rrugës, të cilat rrëzonin kokrrat krejt shkujdesshëm. Në një vend me klimë të thatë mesdhetare, sistemi i ujitjes dukej gjenial. Sa më shumë t’i afrohesh Qytetit të Shenjtë, aq më shumë rrëmbehesh nga emocionet.
Kur hyn në Jerusalem ndien një forcë të madhe magnetike brenda vetes. Ky magnetizëm rritet gjithnjë e më shumë kur hyn brenda mureve të Jerusalemit të vjetër.
Me një sipërfaqe me më pak se një milje katror, ai është ndarë në katër pjesë: pjesa e hebrenjve, e të krishterëve, e armenëve dhe pjesa e myslimanëve. Brenda një rrezeje me pak metra distancë, besimet më të mëdha të botës kanë vendet e tyre më të shenjta, të cilat përbëjnë ekzistencën e tyre.
Hebrenjtë kanë Murin Perëndimor, i njohur si Muri i Lotëve, i cili është fragmenti i vetëm i mbetur nga muri i Tempullit; Të krishterët kanë Kishën e Varrit të Shenjtë, brenda të cilës është shkëmbi i Golgotës ku u kryqëzua Krishti, dhe diku aty pranë varri ku u shtri Krishti përpara se të ringjallej dhe myslimanët kanë Kupolën e Shkëmbit, për të cilën myslimanët besojnë se Muhamedi udhëtoi për në parajsë. Ja përse Jerusalemi është konsideruar që prej kohëve të hershme, si qyteti ku banon Perëndia.
Përtej Murit Perëndimor, çdo qenie njerëzore do përlotej me apo pa vullnet, këmbët të çonin te Via Dolorosa, Rruga e Mundimit. Kjo rrugë kishte marrë këtë emër, pasi ishte rruga që kishte përshkruar Krishti me kryqin mbi shpinë për në Golgotë, vendin ku do të kryqëzohej.
Ndihem krenare që jam shqiptare pasi ne kemi një lidhje tjetër me popullin hebre. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar i fshehu dhe i mbrojti të gjithë hebrenjtë nga nazistët. Nga ky heroizëm i tyre asnjë hebre, nuk ra në duart e nazistëve.
Kur përballesh me Murin e Lotëve, trupi të rrëqethet i tëri. Sikur qepallat e syve rëndohen prej lotëve që njeriu, për respekt ndaj vetes, mundohet të mos i lëshojë. Sheshi përballë murit është i mbushur me rabinë, besimtarë të thjeshtë, hebrenj ortodoksë, ushtarë, turistë etj., të cilët prekin gurët e murit, ashtu si ne; bashkëshorti me djemtë nga ana e burrave dhe unë me miken izraelite Miki, nga pjesa e grave. U lutem me gojë, por edhe me letrat e shkruara, të cilat i vendosëm midis gurëve të murit. Në fund të ditës, letrat e lutjeve mblidhen dhe dëshirat dërgohen për tu plotësuar, në një nga shpellat e malit të ullinjve jashtë mureve të Jerusalemit të vjetër.
Në një atmosferë të tillë, kupton se besimi është substanca e gjërave që shpresohen dhe evidenca e gjërave që nuk shihen. Muri i Lotëve është simboli i besimit, prejardhjes dhe rezistencës së hebrenjve.
Unë familisht, u ndjeva e privilegjuar që këmbët e mia po ecnin mbi të njëjtët gurë, që kishin prekur Krishtin, por arrita ta mund krenarinë dhe krahasimin tim, pasi nëse Krishti po shkonte drejt vetëflijimit për të larë mëkatet e të gjithë atyre që do besonin në të, duke bërë sakrificën më të madhe në historinë e botës, unë u luta për familjarët e mi, për miqtë që më duan dhe i dua dhe pse jo edhe për mbarësinë e Shqipërisë sonë.
Rruga e Mundimeve përfundonte me shkëmbin e Golgotës, ku Jezu Krishti u kryqëzua, mbi të cilin Helena, e ëma e Kostandinit të Madh, ndërtoi Kishën e Varrit të Shenjtë rreth vitit 326 pas Krishtit. Besohet se gjatë ndërtimit të kishës, Helena zbuloi kryqin e vërtetë dhe një varr, ku besohet se u vendos Krishti për tri ditë përpara se të ringjallej.
Psikologët modernë besojnë te forca e auto-sugjestionit, pra, mendja dikton ato që ndien trupi, por ajo eksperiencë nuk ishte auto-sugjestion, ai vend kishte përjetuar momentin më të rëndësishëm historik dhe shpirtëror të njerëzimit.
Një ndër ditët më të bukura ishte e shtuna, kur shëtitëm me makinë me miken e dashur izraelite Miki Matityaho në vendet më të bukura; në zemër të Jeruzalemit, YMCA  Hotel na kujtoi këngën e famshme kushtuar atij, përballë hotelit të famshëm King David, 10-minuta në këmbë nga Qyteti i Vjetër, ku mikja amerikane, kishte ardhur për dasmën e mbesës së saj.
U ngjitëm në Malin e Ullinjve, ku hymë në Kopshtin e Gjetsemanisë. Nga ky kopsht, Jerusalemi shihej në pëllëmbë të dorës, dhe nga ajo pamje çdo gjë merrte kuptimin historik dhe përputhej me përshkrimet biblike. Kopshti kishte plot ullinj të rinj, disa të tjerë qindravjeçarë, por për habi edhe disa që e kalonin moshën dymijëvjeçare.
Këto ishin ato pemët që e kishin parë dhe dëgjuar Krishtin, kishin qarë me djegien e Jerusalemit dhe kanë vuajtur dhe duruar me memecërinë e tyre për dymijë vjet, teksa kanë parë pushtues njëri pas tjetrit, që kanë dhunuar gurët dhe kanë shfarosur njerëzit.
Qyteti i Jerusalemit, i cili është djepi i feve hyjnore dhe njëra prej porteve më të gjera të Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një qytet i rëndësisë të veçantë edhe për nga të qenit një portë që hapet në Mesdheun Lindor.
Qyteti i vjetër është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si qyteti më i njohur në mbarë historinë e njerëzimit. Një e treta e popullsisë së botës e konsideron të shenjtë. Nëse e shkel qoftë edhe për një herë në jetë, nuk do jesh më i njëjtë.
Jeruzalemi dhe Betlehemi janë vetëm disa kilometra larg dhe në fakt, të dy qytetet pothuajse bashkohen së bashku, megjithatë, hyrja midis të dyve është e kufizuar me faktin se Betlehemi është nën kontrollin e Palestinës dhe për këtë arsye hyrja në qytet përfshin kalimin e një pikë kontrolli kufitar.
Ndaj e patëm të lehtë të shkonim tre  herë në Kishën e Varrit të Shenjtë, një kishë në lagjen e krishterë të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Kisha përmban, sipas traditave që datojnë të paktën në shekullin e katërt, dy vendet më të shenjta në Krishterim: vendin ku u kryqëzua Jezusi, në vendin e njohur si Kalvari ose Golgotha dhe varri i zbrazët i Jezusit, ku ai është varrosur dhe ringjallur. Varri është i mbyllur nga një faltore e shekullit XIX e quajtur Aedicula.
Vendi i Kishës së Varrit të Shenjtë në Jeruzalem është identifikuar si vendi i kryqëzimit dhe i varrit të Jezusit të Nazaretit.
Kisha ka qenë prej kohësh një qendër kryesore pelegrinazhi për të krishterët në të gjithë botën.
Rreth 10 vjet pas kryqëzimit, u ndërtua një mur i tretë që mbylli zonën e ekzekutimit dhe varrosjes brenda qytetit, dhe kjo përbën vendndodhjen e Varrit të Shenjtë brenda qytetit të vjetër të Jeruzalemit sot.
Në vitin 326, nëna e Kostandinit, Shën Helena, bëri një pelegrinazh në Jeruzalem, ku, sipas legjendës, ajo zbuloi reliktin e kryqit të Jezusit (“Kryqi i vërtetë”).
Historia e zbulimit të kryqit ishte aktuale në fillim të shekullit të pestë, dhe në shekullin e 11-të një shpellë e thellë poshtë rrënojave të bazilikës.
Në 614, një ushtri perse shkatërroi kishën dhe Kryqi i Vërtetë u mor, por në 631 perandori bizantin Herakliu negocioi kthimin e tij.
Perandori Bizantin Kostandin IX Monomachus (1042-1055) financoi rindërtimin e tij, por në një plan tjetër, me hyrjen në anën jugore.
Kjo ishte kisha që tërhoqi shtegtarë nga i gjithë Krishtërimi në fund të shekullit të 11-të, dhe për pjesën më të madhe të asaj periudhe sundimtarët muslimanë të qytetit i trajtuan mirë.

Në pjesën muslimane të qytetit hëngrëm një dreke të shijshme dhe blemë disa dhurata për në Shqipëri. Në këtë pjesë mund të blije më lirë se kudo, sepse kudo ishte më shtrenjtë. Në mendje më kanë mbetur qirinjtë me aromë të mrekullueshme mjalti dhe Sahlabi, që ngjante me salepin, por është një puding me qumësht të ëmbël, kanellë e kikirik të shtypur, e përdorur shumë në Lindjen e Mesme. Ëmbëlsira më e veçantë në Izrael, është knafeh, që e shijuam për herë të parë në Jerusalem së bashku me Mikin, e cila na shpiegoi se në restorante shpesh shkruhet këto fjalë “Jeto, Qesh, Dashuro, Knafeh” Është i ëmbël, ngjitës, i lezetshëm me aromë gjalpi e djathë dhije, para se të shërbehet, është njomur me shurup të rëndë dhe shërbehet e ngrohtë. Duhet një aftësi e caktuar për të zotëruar elementet artizanale të knafeh dhe tifozët e saj janë fanatikë në përgatitjen, duke e bërë pjesë të kuzhinës moderne izraelite.

Mbresa na la edhe vizita në Jaffa, në pjesën jugore dhe më e vjetër në Tel Aviv-Yafo, është një qytet i lashtë portual në Izrael. Jaffa është e famshme për lidhjen e saj me tregimet biblike të Jonas, Solomonit dhe Shën Pjetrit, si dhe historinë mitologjike të Andromedës dhe Perseus.

Kemi bërë foto të bukura në Sheshi i Sahatit me orën e tij dalluese, ndërtuar në vitin 1906 për nder të Sulltan Abdul Hamidit II. Si dhe tek Shkëmbi Andromeda, në të cilin Andromeda e bukur ishte e lidhur me zinxhir në mitologjinë Greke. Vizituam edhe Manastirin Grek Ortodoks i Archangel Michael (Patriarkana e Jeruzalemit) pranë Portit, që ka gjithashtu bashkësi rumune dhe ruse në kompleksin e tij, ku Napoleoni besohet të ketë qëndruar atje.

Xhamia e Detit, me pamje nga porti, është përshkruar në një pikturë nga viti 1675 nga piktori holandez Lebrun, mund të jetë xhamia më e vjetër ekzistuese e Xhafës. Sipas legjendës lokale, gratë e marinarëve që jetonin në Jaffa u lutën atje për kthimin e sigurt të burrave të tyre. Do të donim të vizitonim edhe shumë vende të tjera të bukura në Tokën e Shenjtë të Izraelit, por ditët tona fluturuan shumë shpejt…

  Tashmë jam kthyer në atdhe dhe falenderoj djalin e madh  Mendi per dhuratën speciale, që na bëri me vizitën në Tokën e Shenjtë, me shpresën që Zotin do e gjejmë edhe këtu për të përmirësuar jetën tonë.

Please follow and like us: