Albspirit

Media/News/Publishing

Shtriga e natës Mamaqi dhe Lugati Rama, misionarë të dështuar

Image result for azgan haklaj
Azgan Haklaj
E emërtova kështu këtë shkrim duke zgjedhur dy personazhe mitologjikë shtrigën dhe lugatin për t’i krahasuar me personazhet realë, Mamaqin dhe Ramën binomin, diabolik të skenarit, regjizorin dhe producentin e filmit komedi “I love Tropoja”, të cilët në fakt ashtu ngjajnë.
Urrejtja patollogjike e kahmotshme e Ramës dhe e sejmenëve të tij për Tropojën, këtë trevë të shquar e shprehur publikisht disa herë dhe e kthyer në strategji afatgjatë për denigrimin e saj me propagandën e industrisë mediatike të tij dhe makinës shtetërore shpifëse intriguese, me emërtimet arrivistë, çeçenë, malokë deshtoi.
Tani duhej një strategji tjetër, shprehjen e kësaj urrejtje me humor.
Edi Rama i vdekur politikisht tashmë mendoj të ngrihet si Lugati dhe ngarkoi me misionin e madh, kuratorin e tij, shtrigën e natës Mamaqi, i cili posëdon energji mbinatyrore.
Rama mendoj se Aladini i tij i pangopur për para do të kryej detyrat mësëmiri dhe se skenari do të funksionoj perfekt.
Shtriga e natës Mamaqi shpifi një fabul që do të ja kishte zili dhe La Fonteni, u entuziazma pa masë dhe brenda natës së shpifjes shkroj skenarin për një filëm prej 2 orësh, për realizimin e të cilit u desh një mbështetje e madhe financiare nga taksapaguesit shqiptarë, një propagandë e fuqishme nga makina shtetërore për ta shitur tek publiku si kryevepër artistike.
Ata në fakt nuk e prisnin këtë reagim referendar kundra tyre të mijëra qytetarëve.
Të zënë ngushtë angazhuan një oktapod mediatik, për të na mbushur mendjen së kjo kryevepër artistike ka si qëllim promovimin e Tropojës, bukurive natyrore të saj, vlerave kulturore artistike, virtyteve, dokeve, zakoneve, traditës riteve në shkallën sipërore e ne që reaguam na quajtën konservatorë, të dëshpëruar, dështakë që kemi reaguar pa e parë filmin me qellimin dashakeqës për goditjen e këtyre dallandysheve novatore.
Protagonistët dhe apologët e këtij akti të shëmtuar e mohuan kasetën vidio të Mamaqit që sherbeu si pikënisje e skenarit ogurzi për Tropojën, i cili publikisht me zë e figurë fyeu një trevë të shtetit të tij, anipse e dinte që është e ndaluar me kushtetutë fyerja rracore, krahinore, fetare sepse keshtu e kishte urdhëruar Sulltani dhe Kalifati i tij.
Të mbetur si dhelpra në çark angazhuan ushtrinë e tyre mediatike për ta fshirë vidion dhe pasi dështuan na dolën me një pohim të ri, se e ka patur për një zonë tjetër duke u zhytur akoma me keq.
U përpoqën të na shantazhojnë, intimidojnë, kërcënojnë në mënyrë anonime për ta ndalur reagimin tonë por nuk arritën ta stopojnë për asnjë çast uraganin popullor.
Banë dy promovime në Pallatin e Kongreseve në sallën përgjysmë dhe në Pallatin e Kulturës në Tropojë me administratën shtetërore të marrë me urdhër me zgjedhje policeske si çertifikatë sigurie dhe nën masa të rrepta mbikqyrje, me policë me uniformë e civilë dhe duke manipuluar shifrat në një sallë që ka 350 ulëse e shpallën triumfin e madh dhe u lumturuan pa masë që e bënë popullin me qeshë.
Pra  nëpërmjet Komedisë “I love e Tropoja” promovuan  vlerat e Tropojës, ndërsa reagimin e mijëra malësorëve dhe qytetarëve të shumtë nga gjithë Shqipëria e quajtën reagim të inicuar politikisht pa e parë filmin, kurse vehten promotorë të thyerjes së tabuve dhe promovimit të Tropojës.
Meqenëse folëm të gjithë, foli dhe Tropoja, folën malësorët tani ka ardhur momenti i kritikës artistike.
Çdo vepër artistike i nënshtrohet kritikës e protagonistët e saj duhet ta presin me qetësi atë.
Verdiktin e sovranit nuk mund ta gjykojë askush.
Suksesi i një vepre artistiko vlerësohet nga numri i njerëzve që i shkojnë mbrapa.
Sllogani i filmit “I Love Tropoja” i trumbetuar me të madhe nga ekipi i marketingut të tij është promovimi i vlerave të Tropojës.
Natyrshëm lind pyetja si mund të promovojë vlera një film-komedi?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetja duhet të shkojmë në zanafillën e Komedisë.
Ç’është kjo gjini letrare, ky zhanër artistik?
Babai i Komedisë është Aristofani i lashtë grek.
Ai shkroi 44 komedi, prej të cilave 11 i kemi e po përmend disa prej tyre “Kalorësit”, “Retë”, “Zogjtë,” Paqja” etj.
Ai mbizotëroi për rreth katër dekada në skenën komike të Athinës.
Komedia “Bretkocat” vlerësohet si modeli i parë i kritikës letrare dhe polemikës mes shkrimtarëve.
Fuqitë e tij të talljes i pranonin edhe bashkohësit e tij të famshëm, madje edhe Sokrati, në denimin me vdekje të të cilit patën ndikim dhe trillimet e Aristofanit.
Të gjithë e njohim Apollogjinë e famshme të Sokratit.
Zhan Batist Polklen (Molieri) është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore.
Ai hodhi themelet e Komedisë Franceze, i cili jetoj në shekullin e artë të Monarkisë Absolute të Luigjit të 14-të.
Nëpërmjet teatrit ai shprehu mendimin për problemet e kohës, stigmatizoi hipokrizinë klerikale dhe shoqërore,
kopracinë, tendencën e borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze, despotizmin prindëror.
Teatri i tij ishte ndryshe nga ai i bashkëkohësve të tij Kornej dhe Rasini.
Molieri shkëputi zinxhirët e ngurtë të klasicizmit.
E ky novacion u quajt katarsis.
Lejtmotivi i Komedisë Molierjane tek veprat e tij Tartufi, “Kopraci”, “Mizantropi”, “Don Zhuani”, “Borgjezi Fisnik” është demaskimi i ashpër i së keqës shoqërore dhe triumfi i drejtësisë.
Nuk pa analizoj ‘Idiotin’ e Dostojevskit, por po sjell në vemendjen tuaj shkrimtarin e madh të Rilindjes Kombëtare, i cili bëri kthesën nga romantizmi në realizëm dhe hodhi themelet e Komedisë Shqiptare, Anton Zako Çajupin.
Të gjithë e kemi të njohur komedinë “14 vjeç dhëndër”.
Autori dhimbjen e mbulon me humor, me anë të shpotisë Çajupi godet zakonin patriarkal të martësave në moshë të re.
Të gjithë e njohim Tanën viktimë dhe mbartëse njëherësh e mentalitetit patriarkal dhe dembelin, fodullin Vangjel.
Rilindasi i madh, Çajupi në një serë veprash foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar.
Tek vepra ‘Baba Musa lakuriq’ trajtoi një serë problemesh të mprehta politike të kohës, parodizoj disa legjenda biblike të asaj kohe, denoncoi dhe goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të klasave të shoqërisë.
Tek vepra “Përrallë nga e kaluara” autori vë në lojë me humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar në atë kohë, kurse  vepra “Pas vdekjes” përshkruan me sarkazëm portretin e politikanit që bën lojën e xhonturqëve në gjirin e levizjes patriotike shqiptare.
Po vazhdojmë me poemën komediane “Gomari i Baba tasit ” të Homerit të ndjesive shqiptare
Nëse vijmë me vonë në kohë e ndalimi tek kolosi i letrave shqipe Dritëro Agolli, konkretisht tek Romani “Shkelqimi dhe renia e Shokut Zylo” shohim se ajo erdhi si shkreptimë e një parodie, që me humor ironizoj lejfenizmin e kohës.
Shumë studiues e kanë krahasuar me “Panairin e Kotësive” të Ulliam Thekerit.
Ky roman frymëzoi Mjeshtrin e madh Hamit Aliaj nga Tropoja të shkruante tekstin e këngës së bukur “Hangrën dhitë Zylo Kamberin” dhe e interpretuan bukur vëllezërit Pitomina në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988.
Pas këtij veshtrimi historik të komedisë si gjini letrare misionit të saj, reagimit me humor ndaj fenomeneve negative të shoqërisë, denoncimit të vesit pushtetarë, dalim në përfundimin së komedia nuk promovon, nuk lartëson, por denoncon.
Të kthehemi tek filmi “I love Tropoja” shumë i përfolur këto ditë.
Nëse sheh me kujdes skenarin, lojën artistike, përversitetin, zgjedhjen e Kullës së Mic Sokolit për kryerjen e një akti të tillë të shëmtuar, paraqitjen e prindërve të nuses si portrete grotekse, vëllezërit e saj injorant të paditur, pa kulturë, zhargonin rrugaçëror të dajës producentit politik të filmit, rrahjen në dasëm, paraqitjen e malësorëve si njerëz parahistorikë, të vrazhdë, vulgarë, kur në fakt është krejt e kundërta është e lehtë për tu kuptuar së synimi i filmit ka qenë denigrimi e jo lartësimi.
Malësorët janë gershetim i shkelqyer i epikës me lirikën, mahnitesh kur sheh portretet e tyre epike si kreshnikët e maleve në prehërin e të cilëve janë rritur, me një shpirt të pasur fisnik e të paqmë, me mendje gjeniale, vajzat si zanat e maleve, si shtojzovallet e bjeshkëve, tepër inteligjente, pra racë e bukur e kulturuar, antitezë reale e filmit.
Kjo ishte komedia filëm “I love Tropoja”, Kali i Trojës  dhuratë nga kryeministri dajë i cili vetë u shfaq si Guruja,
magjistari indian i qeverisë së tij.
Mamaqit shtrigë po i kujtoj së Lugatin Rama nuk e kuron dot.
Ai endet si kufomë politike në buzë të greminës me ditë të numëruara.
Ky filëm është morti i tij politik dhe i juaj artistik.
Mamaq në intervistën tuaj keni fyer Tropojën Veriun e Shqipërisë, gjithë malësorët, dinjitetin familjar e integritetin moral të Ajkunave, Norave, Shotë Galicave, Dorentinave malsoriane duke u hangër bukën e përmbys kupën, duke e shpërdoruar bujarinë e mikëpritjen.
Se çfarë ka bërë malsori për nderin familjar na mëson historia, që nga dyluftimi i Gjergj Elez Alisë me bajlozët e detit tek këngët e Ago Imerit e  Halil Gashit.
Dy figura grotekse nuk mund të fyejnë një trevë, e cila e ka shkruar emrin e saj me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.
Please follow and like us: