Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kalon vettingun

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kaluar vettingiun. Ai është konfirmuar dje në detyrë nga Komisioni i Jashtë i Vlerësimit, pasi rezultoi i rregullt në deklarimin e tij të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Mësohet se Veliu në dorëzimet e tij ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro.

Ai sëbashku me bashkëshorten ka deklaruar se jeton në një banesë me qera në Tiranë. Gjithashtu para komisionit të vlerësimit të pasurisë ai ka deklaruar edhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare. Mbi këto të ardhura, ai ka deklaruar 750 mije lekë të depozituara dhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mije leke te dhuruara nga prindërit dhe 800 mijë lekë, të ardhura nga paga. Mësohet se shuma e dhuruar nga prindërit për bashkëshorten e Veliut rezultojnë të ardhura nga një apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të saj, ku sipas komisionit, dhurimi është vlerësuar i ligjshëm.

“Subjekti ka kryer deklarim të saktë në perputhje me ligjin. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk e ka fshehur pasurinë”, u shpreh komisioni.

DSIK, në lidhje me figurën e kryepolicit dhe thekson se Veliu është pajisur me çertifikatë sigurie tepër sekrete dhe nuk ka procedime penale për të. Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të ketë qenë i dënuar apo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Please follow and like us: