Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: KURRMA, 6 SHKURT 1967…

Image result for fritz radovani

 Fritz RADOVANI

 

“REVOLUCIONI” IDEOLOGJIK DHE KULTUROR

“…MEQENËSE KATOLIÇIZMI SHQIPTAR DHE NË VEÇANSI KLERI ISHIN PËNGESA MË E MADHE PËR TRIUMFIN E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI, QEVERIA NUK DO TË KURSENTE ASNJË PËRPJEKJE PËR T’I SHPARTALLUAR ATA” Enver Hoxha, Selected Works, Vëllimi I-rë, fq. 438, Tiranë 1974.

“Diskutimi i Hoxhës ngjanë me qenin të cilit, i japin bukë, kurse ai, kafshon dorën e atij që e ushqen! …”    Dolores  Ibaruri Moskë, 1962.                      

 

***

■Shpejt hapet rruga e pritëshme e vitit 1976, për “Kushtetutën e Re”, që proklamoi artikujt 37 dhe 55, ku “SHTETI NUK NJEH MË ASNJË FE”.

KUSHTETUTA: ndalon çdo veprimtari fetare dhe inkurajon ateizmin si parim marksist-leninist.

Artikulli 37: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar ndër njerëzit një botëkuptim shkencor e materialist.”.

Artikulli 55: “Ndalohët formimi i çdo organizatë fashiste, antidemokratike, fetare e antisocialiste. Janë të ndaluara veprimtaritë e propaganda fashiste, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si dhe urrejtja ndërmjet njerëzve dhe racave.”

 

25 Prill 1993…

Papa Gjon Pali II- Pershndetë Popullin Shqiptar…

  • Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…
  • Drama e Juaj, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e madje, e domosdoshme, por me një kusht që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë…
  • Një demokraci pa vlera, – kam shkrue në Enciklikën Centesimus Annus – mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia…
  • Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vepruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithёshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim…”

Melbourne, Shkurt 2020.

Please follow and like us: