Albspirit

Media/News/Publishing

Frederik Ndoci: In memoriam, Nexhmije Pagarusha!

Image result for frederik ndoci

Frederik Ndoci

Në fëmijërinë e hershme më falet, sepse përpara njoha emrin Nexhmie Pagarusha se Kosovën e Prishtinën, falë kjo e babës tem i cili e adhuronte dhe pothuajse çdo ditë e ndigjoja një zë që kishte 2-3 oktavë extention.

U rritëm e më pas mësova se ne ishim shqiptarë si Nexhmija, por asaj i kishte dhurue Zoti dy gjana dhe i kish mungue nji, kishte vokal e me të drejtë me u quejt “Bilbil i shqiptarisë” dhe e dyta, kishte lind në një vend ku artisti, e bukura dhe bravura në art vlerësohej pa limit dhe për artistin liria e shprehjes asht mbi të gjitha, por i mungonte kombi, atdheu nanë.

Ndërsa disa nga ne fati na zgodhi me u lind pa liri, në Shqipëri, nji diktaturë ku arti fabrikohej nëpër zyra dhe ti ishe thjesh nji klloun artistik, ku shpesh vlerësoheshe në se donte partia.

Për herë të parë e kam takue artisten e madhe në skenën e Teatrit të Operës e Baletit (TOB) në fund vitet 70’ sëbashku me artistë të tjerë të mëdhenj shqiptarë jashtë trojeve të Shqipërisë. Doemos që ishte në kohën ma të shndëritshme të saj.

U mahnita për thjeshtësinë e saj, sa mu ba moto e jetës gjer më tash.

Arti shqiptar humbi sot majën e Tij.

Kosova humbi vlerën ma të madhe të artit të saj, po kjo Kosovës dhe Shqipnisë i kalon pothuajse shpejt, pasi treni me vagonat e artit tallavaist kanë mbulue si llavë vullkani çdo vlerë të pavdekshme sa që shëmtia e vdekjeve dhe largimeve nga jeta e artistëve të mëdhej çudit dhe plagon vetëm brezat e dytë e tretë dhe pothuajse aspak gjeneratën e re tallhavaiste.

Lamtumir Bilbil i kangës shqipe.

Shpirti yt pushoft në paqe.

7 shkurt 2020.

Please follow and like us: