Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Zhupa: Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka “vjedhur” këngën e 100-vjetorit të Tiranës. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se kënga e Tiranës është kopjuar nga kënga e Londrës.

Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedh në cdo fushë! Tirana në këtë 100-vjetor mund të kishte qindra këngë të orkestruara posacërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo. Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100-vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të rradhës, me këngën e Londrës! Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore, ndërkohë që ka shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës. Tirana e vjedhur është cdo ditë nga Veliaj, por s’kishte nevojë t’ia u kujtonte edhe për 100-vjetor! Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj!”, shkruan Zhupa.

Ajo e shoqëron postimin e saj me një video ku krahason dy versionet.

Disa javë më parë, PD hodhi akuza se edhe logoja e zgjedhur nga Bashkia e Tiranës për 100-vjetorin ishte plagjaturë nga logoja e “Truman”.

Please follow and like us: