Vargje poetike nga Katiola Karoli
Peng i lotit!
Ngela peng i lotit tënd
Vuajtja ime ishe ti.
Dhe kjo zemër ende dhemb.
Më kafshon shpirtin, ky trishtim.
Ngela peng në sytë e tu.
Shpirtin e shpirtit më rrembeve.
Sa herë që do të takohemi të dy.
Trupi ngrin gjakun, në akull u ktheve.
Ngela peng, zog në gracke.
Pas më ndjek hija jote.
Zot, mëshirë kurrë mos pastë!
Ti je çmenduria e kësaj bote.
Të dua!
A ke dashur ndonjëherë?
Kështu siç unë ty të dua?
Me trup e shpirt, me çiltërsi.
Sa frikē kam të të mbaj në duar.
Të paqta janë mendimet prane teje.
Zemra ime kur pranë tëndes rreh.
A ke dashuruar ti ndonjëherë.
Kaq bukur, kaq ëmbël si një pranverë.
Nëse po të lutem ma trego.
Kurioze jam për ndodhitë e tua.
Dhe pse ndihem tepër xheloze.
Fashit xhelozinë e më tepër të dua.
Gjahtari i ndjenjës sime!
Ah, ti je gjahtari i ndjenjës sime
Lufton çdo çast me xhelozite e mia.
Me sytë tretur nëpër perëndime
Kërkon të ndjesh rrahjet e zemrës.
Ah, sa herë vjen drejt meje
Në ëndrra të marra, ndezur nga malli.
Gjahtar i ndjenjës sime të çmendur
Largësia po më varros së gjalli.
Një shpirt!
Vetëm mantelin e natës hodha mbrëmë.
Zbukuruar atë me mijëra yje në qiell.
Vrapova në heshtje mistike të natës.
Vrapoja drejt teje, o jeta ime-diell.
Në çast të dola përpara ty.
Krahët hape, më shtrëngove në përqafim.
Mantelin ia ktheva sërisht qiellit
Doja ti të ndjeje më shumë se lakuriqësinë.
Nuk kisha nevojë për yje vezulluese
Nën lëkurën-mendafsh kisha një shpirt
Kur ti magjishëm me prekje me duar
Miliarda rreze drite lëshonte shpirti im.