Shaip Beqiri: Ndër qiej të mërguar…
Ndër qiej të mërguar paske mbetur në kujtesë
Vurratë kaq e bukur ngjizur me lotë e ngjyrë
Përmes bregore etjesh e ishujsh plot shpresë
Ndër qiej të mërguar paske mbetur në kujtesë.
Tash dukesh veç një çurg që do të bëhet vesë
Të bjerë me rrebesh me u bërë përsëri zgjyrë
Ndër qiej të mërguar paske mbetur në kujtesë
Vurratë kaq e bukur ngjizur me lotë e ngjyrë,
Please follow and like us: