Albspirit

Media/News/Publishing

Trejsi Sejdini realizon ëndrrën, sfilon në javën e modës në New York

New York, 10 shkurt 2020 – Trejsi u shpreh shumë e lumtur që do shpëtojë nga paparacët që i rrinë poshtë shtëpisë se saj dhe që presin kur ajo do bëjë ndonjë skandal.

Bukuroshja shqiptare Trejsi Sejdini, ish- Miss Universe, me sa duket, e ka realizuar ëndrrën e saj. Të dielën, ajo ka parakaluar në pasarelën e javës së modës për vitin 2020, në New York dhe ka shkëlqyer.

Këtë e ka bërë të ditur ajo vetë, përmes një postimi në “Instastory”.

Trejsi Sejdini duket se do të qëndrojë më gjatë në SHBA. Para kap kohësh, ajo është zhvendosur në New York për të ndjekur studimet e larta në “The New York performing arts academy”.

Para pak kohësh, Sejdini kishte treguar planet e saj për karrierë në Amerikë. Ajo kishte paralajmëruar se shumë shpejt do firmoste një kontratë në një agjensi modeling në New York./ylliria press/

Please follow and like us: