Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Manual i përkujdesjes prindërore

Image result for xhoi jakaj

Xhoi Jakaj

 

Vlerat që duhet t’u induktoni fëmijëve gjatë rritjes dhe formimit tyre në një shoqëri të mbarsur me hipokrizi dhe të pavërteta.

Disa rregulla të arta dhe të dobishme.

  • Të rriten njerëz të vêrtetë e me këmbë në tokë, por kjo vjen duke i ushqyer me dashuri për vendin, shkollën, familjen dhe njëri-tjetrin në çdo ambient, sepse bota kapitaliste e gllabëron ndjenjën njerëzore dhe zhvillon se tepërmi egoizmin dhe individualizmin që për një vend të vogel si yni nuk është aspak pozitive.
  • Edhe nëse bëhen të sukseshëm apo kanë probleme rrugës kujdesuni në të njëjtën formë dhe shtri dorën tënde si prind se edhe kur është në majë të suksesit apo në drejt dështimit në dy rastet ka nevojë për këshillën e mbështetjen prindërore.
  • Punoni duke e kultivuar me virtyte edhe pse shoqëria në të cilën jetojmë po humbet shumë prej tyre, të paktën mundohu dhe kujtoja në mënyrë të vazhdueshme që të kesh parime dhe vlera njerëzore në personalitetin tënd është shumë më mirë se të kesh çdo lloj pasurie materiale rreth vetes.
  • Sa më shumë ta orientosh drejt punës së ndershme, aq më pak probleme do keni në jetën tuaj, mirëqenia e arritur nëpermes sakrificave të lumturon më teper dhe vlerën e saj e shijon gjatë.
  • Kujtoja vazhdimisht që familja dhe dijet janë dy pasuritë më të mëdha në botë që nuk të braktisin kurrë.

Të dyja kanë lidhje të forta me njëra -tjetrën, sepse në familje ushqehet, dija, dëshira për librat, mirësia dhe vlerat e larta njerëzore, e po familja të ndërton personalitetin e të mbron krahët.

Ndaj që të keni fëmijë të shendoshë për vete dhe shoqërinë punoni vazhdimisht me ta, koha duhet gjendur se ndryshe gjithçka të kthehet kundër dhe do të vuash pasojat e njê rritje dhe edukimi jo të shëndetshëm e kesisoj ke prodhuar per vete e shoqërinë një një problem social jo të thjeshtë për ta riparuar.

Please follow and like us: