Albspirit

Media/News/Publishing

Familjarët të mashtruar nga avokatja pas tragjedisë së Otrantos, dëshmi tronditëse 23 vjet më pas: Djali nuk e njohu kurrë babain

Ishte viti i mprapshtë. Por 28 Marsi i 1997-s është një datë që nuk do të harrohet për popullin shqiptar.

Për t’i shpëtuar trazirave anija “Kateri i Radës” u nis nga Vlora për në Brindisi me fëmijë, gra e burra, në kërkim të një jete më të sigurt dhe më të mirë.

Por anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujërat ndërkombëtare dhe anija “Sibila” përplasi “Katerin e Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

Sot emisioni “Stop” solli dëshmitë e të afërmve të viktimave se si u njohën me ngjarjen.

Por ata thanë se më vonë si u mashtruan nga avokatja Natasha Shehu.

Dëshmitë/ Vito Tahiraj:

“Nuk di si tregoj. Humbi jetën ai, edhe mua më humbi jeta. Edhe fëmijët vuajtën se nuk kishim. Pas 7 muajsh që doli anija na morën të gjithë familjarëve në Itali që të shikonim se kush ishte dhe kush nuk ishte. Që kur vajta unë, një fëmijë 6 muajsh ishte tretur i gjithë. Kurse të tjerët ishin. Kishin rënë nga pak flokët, por që njiheshin”.

Dilaviz Sherifaj:

“Jam një nënë që kam humbur vajzën me gjithë mbesën. Vajza mbushi 25 e gjysmë dhe kishte një fëmijë 6 muajsh. Ishin të dyja shëndetplota. E tmerruar nga plumbat e luftës vendosi që të ikte në Itali se i trembej vajza natën. Vendosi të ikte në Itali bashkë me të shoqin. Më thotë janë nisur. Më merr dhëndri dhe më bie në shtëpi. Aty kisha shpresë, ose ishalla mos di not, mbase ka shpëtuar. Dëgjo televizorin, dëgjo lajmin njëra pas tjetrës shpëtoi ai, shpëtoi ky. Kjo kishte hyrë në kapiteneri për të mbrojtur vajzën gjashtë muajshe nga të ftohtët. Si përfundim morëm haberin, doli lista në atë që vajza ishte mbytur. E kishin mbytur!  Me pahir kishte hipur anija “Sibila” mbi anijen “Kateri i Radës”. Kishin luftuar siç e pamë aty në mes të Otrantos.”

Pushime Çala:

Djali i vogël që unë e prisja në atë periudhë që më ndodhi fatkeqësia. S’e njohu babain fare. Ka emrin e tij.

Mustafa Kaçupi:

Kam humbur Vjollca Kaçupin dhe Dita Kaçupin. Njëra bëhej sot 56 njëra 54.

Murat Ferko:

Kam humbur katër persona, dajën dhe bashkëshorten me dy fëmijë.

Pasi çështja penale për këtë tragjedi ka përfunduar, ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur. Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Si u njohët me avokaten?

Vito Tahiraj: Natasha Shehu na ka ardhur vetë se ne kishim avokatë. Ajo na ka ardhur vetë dhe na mblodhi. Ka ardhur me një zonjë që në atë kohë ishte zëvendësministre dhe me Drita Banin që ishte kryetare shoqate. Të mbijetuarit nuk donin. Vendosëm ne, e para që ishte shqiptare dhe flisnim shqip me të.

Dilaviz Sherifaj: Pas ca kohësh u krijua një shoqatë dhe vijnë na marrin të gjithë dhe na marrin prokurat e avokaten Natasha Shehu se do ta zgjidhte këtë. Do t’i ndihmonte familjarët.

Mustafa Kaçupi: Na prezantoi në Vlorë Afërdita. Ajo na prezantoi, ishte kryetare e shoqates.

Murat Ferko: Me avokate Shehun ne u njohëm me anë të Afërdita Banit si kryetare e shoqatës.

 

Please follow and like us: