Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e studentes Hygerta për pedagogen Haris Vongli

 

Sinqerisht shumë FALEMINDERIT për punën që keni bërë me ne dhe orët e bukura të mësimit që mezi i prisnim.

Jeni person i mrekullueshëm dhe pedagoge e shkëlqyer, duhet t’ua kenë thënë shpesh, por doja t’ua thoshja dhe unë.

Përveç dijeve mësimore mua personalisht më keni ndihmuar shumë në disa aspekte.

Një nga ato ishte përshtatja me këtë fazë të re në jetën tonë. Ku çdo gjë ishte e re dhe e panjohur. Orët me ju më bënë të vija me dëshirë në fakultet dhe ta doja atë që kisha zgjedhur. Aq sa mezi i prisja të hënat edhe pse më duhej të dilja shumë herët nga shtëpia (sepse e kam gati 2 orë larg) që të isha në orën 8 aty.

Nga ana tjetër më keni ndihmuar të kuptoj shumë gjëra për jetën duke treguar mbi eksperiencat tuaja. Por mbi të gjitha më keni mësuar që çfardo të ndodhë jeta vazhdon dhe ne asnjëherë s’duhet të dorëzohemi. Sepse me punë dhe vullnet mund të arrijmë shumë, ashtu siç ju keni bërë.

Nuk dua të zgjatem shumë as t’iu marr kohë juve por s’rrija dot pa iu thënë FALEMINDERIT.

Please follow and like us: