Ndue Ukaj: Pasqyra
Zgjohem dhe s’i pëlqej pasqyrat,
Më duken zgjatim i ëndrrës së padëshiruar.
E megjithatë nganjëherë më duhet të këqyrem në to,
Në mëngjes kur marr rrugën kah ti, e përndritshmja ime.
Nga ti që mban pushtetin
Mbi humanizmin e rrethuar me mure të larta.
Ti po ashtu m’ ke thënë s’e do pasqyrën.
E urren shikimin përbuzës të saj
Apo njollën e fshehur në ballin tënd.
E unë të shoh përherë e më pak të gëzuar
Kur ti merr rrugën kah pasqyra
Dhe e sheh vërtet fytyrën tënde.
Një pritje që ngjan sa një jetë.
(Nga libri, Gjithmonë diçka mungon, OM, 2017).
Please follow and like us: