Nikollaq Neranxi: Ngritja e zërit nga ambasada e SHBA për padrejtësi ndaj sipërmarrjeve private, shërbim shumë i madh për Shqipërinë
Nikollaq Neranxi
Jam shumë dakord me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, teksa pohon se: “Klima e të bërit biznes është shumë e rëndë dhe se Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset”. Por do të ishte mirë sikur zonja Juri Kim ta bëjë këtë reagim, në çdo rast kur do ta konstatojë këtë fakt, edhe për bizneset shqiptare. Sepse klima e të bërit biznes, ose është e mirë për të gjithë ose e keqe për të gjithë! SHBA po kontribuon për reformën në drejtësi dhe kthimin e vendit në normalitet, prandaj dhe ngritja e zërit për padrejtësi ndaj sipërmarrjeve private të cilat po kalojnë kohë kritike dhe po u cenohet mbijetesa, do të ishte një shërbim shumë i madh për Shqipërinë!