Filip Boga: KURBETI, TIBETI dhe OQEANI
Aleksandri i dërgoi,
toka të ra të zbuloi.
Hipën në malet me maja, (maja në greqisht psilos)
që sot quhen Himalaja.
Pllaja ku ushtria mbeti,
e mori emrin Tibeti.
Jak, jak këtu me ne,
filluan jetën e re.
Jaku me lëkurë i veshi,
me qumesht u bë përsheshi.
Bënë opinga me lëkurë,
për në male, për në gurë.
Nga të ftohtit i shpëtoi,
leshi i Jakut gjer tek thoi.
Tokën me parmendë punoi,
mbollën elb, mbollën tagji,
për t’i ngrënë dimëri.
”Mbeçë more shokë, mbeçë”,
shumë më larg Urës s’Qabesë.
Prapa Maleve të Larta, (Himalajave)
lamtumirë mëmë dhe tata.
Nuk kthehen dot tek Ciama,
me lot në si më pret nana.
Shumë larg mbeta,
ku lind dielli, ku del hana.(Prapa Himalajave)
Priti! Sa m’u shua illi,
dal si xixë nga thëngjilli.
OQEANI
Leka flotën e dërgoi,
tokë të re të zbuloi,
Detit të Madh të pa an’
Që u quajt: o-ke-an.
Oqeani Indian
Ku lind dielli larg në an’
Nuk gjeti dot! Tokë të re
U kthye prap’ në stere.
Flota bëri kuturë
Të zbulonte tokë të re.
S’ vajti dot në Indonezi
KU DY HERË LIND DIELLI.
Indonezi ndahet në dy fjalë ind- lind shqip dhe nezi frëngjisht lind, lind në dy gjuhë.
Kuturë: përpjekje, mundim për një gjë të pa njohur.
Aleksandri i Madh jo vetëm që dërgoi ushtarë për të zbuluar toka pas Himalajave, por dërgoi dhe flotën në oqean për të zbuluar tokë të re; pas disa qindra km. u kthye. E vërtetojnë fjalët shqipe.