Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Gjunkshi: VJEN NGA HYJNESHAT KRIPA E DASHURISË

 

 

 

I plotfuqishëm nëpër detra

Ishte prej shekujsh perëndi

Poseidoni

dhe për të kripa,

e tretur në ujërat e pa fund

në detrat pa kufi,

ishte magjia

që bënte të gjallojë jeta.

 

Në pambarim, me brigjet deti

Përplasej natë e ditë,

uji me kripë

i bardhë shkumbëzonte

token në breg e ledhatonte

me dashuri

dhe lindi shkuma e magjisë

të bukur e të bardhë

hyjneshën Afërditë

mburojë të dashurisë.

 

Shpërndau dashurinë

mes njerëzve në zemra

hyjnesha Afërditë

ndriçoi shumë shpirtra

lidhi martesa

e në familjet zbrazi nga vetja

shkumën e detit me ujë e kripë.

 

Ndaj

dashuria e vërtetë

në shoqëri, nëpër familje

jeton shëndetshëm se nga deti

kripën e sjell

etret në jetë,

i jep çdo buzëqeshje shije

dhe buzëqeshjen me dashuri

e gjen edhe në gjellë.

 

Edhe Atena,

Minerva te romakët,

hyjnesha e urtësisë,

dha një këshillë:

O njeri

Dashuri mbill,

ti fjalën mund ta kesh të paktë

por shumë kripë hidhi

se do marrë shije dashuri!

 

Me kripën nga detrat e thellë

ruan njerëzimi dashurinë

që është hyjnore

sepse hyjneshat vetë

nga deti e morën, e futën në çdo pore,

e sollën midis nesh në jetë.

 

 

Please follow and like us: