Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Po kërkoj veten time!

Image may contain: Mimoza Bici, closeup

Mimoza Bici

 

Po kërkoj veten time
ka humbur diku.
Dikush po e përdor për seks
apo nën zë
melodinë e saj këndon.
Po përdorem frikshëm
edhe mund të vras diku dikë.
Do më dënoni?
kë mua, engjëllin e paqtë!
Nuk kam frikë vdekjen,
kam frikë veten time të shpërndarë
prodhon viruse, armë kimike
komedi, tragjedi.
Hije që kthehet hakmarrëse
për ato gjëra
s’mundi t’i kish sa ish frymë.

Në qetësinë e përjetshme
nuk bëhet dashuri
shumohet ‘parajsa’
me vdekjet tona.
Ndaj nuk i rezistoj tundimit të një mashkulli.
trupi bindet epshtit të kënaqësisë
Teksa vetja më largohet
larg egoizmit
dhunimit mashkullor
dëshira e pangopësisë.

Po kërkoj veten time
ta bashkoj me trupin
e të lind dashuri.
Kam hapur krahët
Erë e tokës
sa i dua
përkëdheljet e tua
kaq pranë me veten copëtuar
mallin e patreguar…

Po kërkoj veten,
askush nuk ma kthen dot.
Sytë e t’u ma morën
nuk po gjej ku je fshehur
ku?!
Herë duket sikur të shoh
duke u zvogëluar tek unë
papritur ndizem e tëra
Ti je gënjeshtër e madhe, e bukur,
vuaj duke të dashuruar.
Shfaqmu i tëri
Përse rri fshehur duke më pritur diku… Ku?!

Please follow and like us: