Bardhyl Berberi: Pse shqiptarët harxhojnë miliona euro nëpër spitalet maqedonase?
Bardhyl Berberi
Rasti e ka sjellë që të shoqëroj për tek spitali ortopedik i Ohrit shumë miq dhe të afërm për ndihmë të specializuar. Ndihesh keq kur shikon në sallonin e katit të parë çdo ditë një numur të madh shqiptarësh nga vendi ynë. Pas analizave dhe konsultave i presin operacionet e majme…Zëri iu del nga fundi i barkut derisa me të afërmit e tyre analizojnë mundësitë e shërimit pa pyetur se sa lekë kushton opoeracioni: Dikujt ia ka dërguar fëmijët nga emigracioni, dikush tjetër ka marrë kredi apo boirxhe etj…Ndihesh keq kur i dëgjon që flasin shqip. Nis t’i identifikosh prej nga janë – tiranas, korçarë, elbasanllinj, lushnjarë etj. Zakonisht i sëmuri shoqërohet nga një apo dy persona të cilët flenë në dhomën e tij dhe pagujanë fjetjen dhe ushqimin sikur të flejnë në hotele me pesë yje.
Nuk e di nëse institucionet shëndetësore të vendit tonë janë në dijeni që mijëra shqiptarë iu drejtohen spitalevet maqedonase. Lle të qëndrojmë vetëm në Ohër. Tek spitali ortopedik vetëm në një ditë mesatarisht operohen 5 deri në 10 shqiptarë ku operacioni shkon deri në 10 mijë euro, pa futur ditët e reabilitimit dhe koston e të afërmëve. Një ditë mjafton të shkohet atje ku derdhen eurot dhe kjo shifër është marramëndëse. Një drejtor nga Elbasani që ka bërë transplant të këmbës thotë se nuk ka qenë dëshira e tyre të merrnin rrugët. “Sigurisht që pa fije përtese do të shkoja edhe në fund të botës…nga dështimi i shëndetësisë shqiptare dhe nuk më vjen keq për turpërimin për vendin tim para mjekëve maqedonas”, thotë ai.
Po kështu ndodh tek spitali kardiologjisë në Ohër dhe Instituti i Veshkave në Strugë ku vijnë qindra veta çdo ditë dhe paguajnë si frëngu pulën!
Nëse kjo nuk i shqetëson përgjegjësit e shëndetësisë shqiptare të turpërohen, nga milionat e eurove që shkojnë jashtë Shqipërisë …është puna e tyre.
Dhe nëse ngjitesh nëpër hierarkinë e përgjegjësve, fija të çon në majë.
Si qytetarë për herë kemi pasur problem të gjejmë ndonjë që di të flasë konkretisht për problemet e këtij sektori pa shitur deklarata patetike për rëndësinë që ka shëndeti. Si konkluzion mund të themi se drejtuesit e institucioneve shëndetësore nuk janë të interesuar për shëndetësinë, ata kërkojnë të thithin sa më shumë nga gjaku i pacientëve, qoftë përmes tenderëve milionësh apo koncensioneve, qoftë përmes keqmenaxhimit që ua mundëson ‘vampirve’ nëpër hallkat e sistemit të marrin fitimin e tyre.
E tëra kjo tablo të çon tek një pyetje: A ka në Shqipëri mjekë shumë të mirë dhe këtë gjë nuk e mohon askush. Ka mjekë edhe shumë të aftë edhe të ndershëm, por ka dhe një takëm tjetër mjekësh, të cilët kanë njollosur bluzën e bardhë të mjekut me korrupsione e rryshfet që iu heqin lëkurën pacientëve… Të shantazhosh shëndetësinë dhe t`i futish të gjithë në një thes nuk është normale, as korrekte, duhet ndarë thotë popull gruri nga egjëra. Nëse mjekët duan ta kthejnë prapë besimin e shqiptarëve në spitalet e tyre me një shëndetësi bashkëkohore sipas premtimeve në fushatës, atëhere pacientët hallexhinj nuk do të udhëtojnë qindra km duke lënë miliona euro nëpër spitalet e huaja nga mungesa e një shërbimi bashkohor…