Azgan Haklaj: Meditim në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kosovofobia – Gegofobia- Tropojanofobia e Leviatanit Edi Rama.
Çdo shqiptar sot anëmbanë trojeve etnike feston me madhështi Pavarësinë e Kosovës.
Apostrofoj edhe njëherë faktin se Nëntori i Parë i Moisiut tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Nëntori i Dytë i Atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Plakut të Urtë Ismail Bej Vlorës, Pavarësia e Kosovës janë trinomi historik i Kombit Shqiptar.
Kuvendet historike të Kosovës, kryengritjet e saj janë prologu, gurëthemeli i Pavarësisë së Shqipërisë.
Nuk e harrova çlirimin e Shqipërisë me dt 28 nëntor 1944.
Jo aspak, por menjëherë pas çlirimit nga horrdhitë fashiste, të nesërmen e kësaj dite Shqipëria ra nën kthetrat e oktapodit bolshevik dhe këtë turp e ka përshkruar shumë mirë por me dhimbje At Zef Pllumbi.
Kmerët e kuq shqiptarë privatizuan çlirimin e Atdheut, çmontuan Shtetin e së Drejtës dhe me Slloganin Sovjetik, “Të gjithë pushtetin sovjetëve” të praktikuar “të gjithë pushtetin komunistëve”, me dhunë e terror të paparë ndonjëherë instaluan diktaturën komuniste që për gjysëm shekulli kreu krimet me të përbindshme në histori ndaj popullit shqiptar, duke u emërtuar si diktatura me gjakatare në Europë.
I vetmi shtet Ateist në Botë.
Pas pesë dekadash në dhjetorin e viteve ’90 studentët liberatorë, uragani popullor shembi diktaturën çnjerëzore dhe lindi Partia Demokratike e Shqipërisë që instaloj demokracinë e Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, e nxori vendin nga errësira e stepave të Azisë dhe e atashoj në strukturat Euro-Atlantike.
“Historisë e mëdha vijnë nga vende të vogla, nga oborri i shtëpisë time fillon historia e Kombit tim” nënvizon Gensheri, një diplomat i shquar gjerman, ish ministri i jashtëm i Gjermanisë.
E citova Gensherin sepse sot teksa po shkruaj këta rreshta ndihem krenar, vendlindja ime Tropoja, për dhe familja ime kanë kontribut të jashtëzakonshëm, për afër 2 shekujsh në historinë kombëtare dhe si avanguardë e demokracisë shqiptare e zhvillimeve politike në Shqipëri.
Sigurisht që jam krenar që dhe familja ime e ka thënë fjalën e saj, qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në kremtimin e 100 vjetorit të së cilës u nderuan me Medaljen e Trimerisë, Shpend Zeqir Haklaj, Zmajl Plak Haklaj dhe u shpall Deshmor i Atdheut Man Arif Haklaj.
Në vitin 1937 ra në krye të detyrës, në Kalanë e Gjirokastrës, për mbrojtjen e institucioneve e rendit kushtetues Rrustem Sadri Haklaj, sot Deshmor i Atdheut.
Tropoja edhe në Luftën për çlirimin e Kosovës dha kontribut të madh.
Shumë djem e dhanë jetën për lirinë e saj, dhjetra të tjerë u plagosën, të shumtë janë ata që mbetën invalid të përjetshëm.
Tropoja priti me mijëra vëllezër dhe motra të dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre shekullore me operacionin patkoi të Satrapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçi.
Nderim për jetë të gjithë atyre djemëve dhe vajzave, burrave dhe grave që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Lavdi veprës së tyre të pavdekshme.
Por sot ndihem i keqardhur dhe i lënduar sepse Kryeministri i vendit tim ka ndjekur dhe e ka deshmuar publikisht një politikë ksenofobiste ndaj Kosovës, Gegnisë, Tropojës.
Me politikën panternaliste Ai u angazhua maksimalisht për ndarjen e Kosovës e shkembimin e territoreve të saj.
Pas dështimit të turpshëm në Samitin e Berlinit të skenarit ogurzi për ndarjen e Kosovës, shterrimit përfundimisht të ëndrrave serbiane nga Barrikada e
pakapërcyeshme Haradinaj, pas refuzimit të Qeverisě së tij nga Bashkimi Europian, vëllezërit siamezë Vuçiç dhe Rama me bekimin e Putinit ideuan e u përpoqën të jetësojnë miniShengenin Ballkanik, me qëllim izolimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare për Serbinë, domethanë krijimin e Jugosllavisë së re, e dëshmuar tashmë dhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Kjo platformë do të faktorizonte Rusisë Putiniane e do të çonte Botën drejt një “Jalte të Re”.
Edhe sot në ditën e Pavarësisë së Kosovës mesazhi i urimit të Kryeministrit Shqiptar Edi Rama është Kosovofob, në vidiomesazhin në rrjetet sociale.
Ai është treguar i kujdesshëm për të theksuar elementët shtetëror hartën dhe himnin shtetëror duke shmangur simbolet kombëtare.
Po të ishte patriot e burrështetas pikërisht sot duhet të hiqte Kufirin e Ri, traun pa alternativë në Rrugën e Kombit e të shpallte Shengenin Shqiptar.
A është gegofobë dhe tropojanofobë Kryeministri Edi Rama?!
Pas dështimit të platëformës afatgjatë të mbështetur nga makina shtetërore mediatike e tij ndaj malësorëve në përgjithësi, e Tropojës e tropojanëve në veçanti duke i etiketuar si malokë, shpellarë, çeçenë, arrivistë, të pakdhendur, të paditur e njëserë nofkash të tjera, mendja diabolike e tij ideoj zbrazjen e urrejtjes, me satirë të pagëzuar si dashuri, “I love Tropoja”.
Edhe pse i bamë një analizë antropologjike, të tipit Hobsian të komedisë filëm, denoncuam skenarin shpifës, që nuk mbështetet në realitetin historik, argumentuam me prova e fakte mesazhet denigruese të saj, morëm personazhet një për një e i kaluam në skanerin e kritikës, demaskuam me argument e arsyetim paraqitjen në komedi të familjes tropojane, me qëllim cenimin e nderit e integritetit moral të saj, denigrimin historik, kulturor, artistik, psiko-social të kësaj treve të shquar e të lavdishme të historisë kombëtare, talljen me virtytet, doket, zakonet, ritet, racën malsoriane.
Edhe pse u kundërshtua me forcë nga mijëra vetë, nga dhjetra intelektualë, artistë të shquar specialistë të fushës, diplomatë, figura publike, ish pushtetarë.
Edhe pse dështuan në Tiranë dhe Tropojë Edi Rama producenti politik dhe artistik me proptencë, arrogancë ksenofobi urdheroj mamaqët për vazhdim e fushatës denigruese me premieren e filmit nëpër Europë.
Kështu pati vepruar dhe Babai i sivëllaut të tij Vuçiçit, Sllobodan Millosheviçi.
Para se ta adaptonte platëformën e debimit të vëllezërve tanë në Kosovë ndërmori një fushatë shpifëse e denigruese duke i quajtur, shtegtarë, baritorë, të pakdhendur, pa kulturë siç kanë vepruar gjithmonë etërit e Serbisë Vuk Karaxhiqi, Ilia Garashianini, Dobrica Qosiçi, Ivo Andriçi, Çubriolloviçi
Shpifjen për shqiptarët, mashtrimin, gënjeshtrën e hymnizonin në emër të Kombit të vet.
Unë u bëj të gjithëve thirrje mos heshtni dhe ti pergjigjemi masivisht “Unë e dua Tropojën”, ndal fushatës denigruese ndaj saj.
I bëj thirrje të gjithë heshtanakëve, konformistëve, atyre që luajnë kungulleshën, lojën e lules kaloj, s’kaloj, flisni se është koha për ta thanë fjalën tuaj.
Tashmë jemi shumicë dermuese e kemi forcë për ta ndalur.
Në titull të këtij shkrimi e quajta Kryeministrin Leviatan, disa herë e kam quajtur Despot.
Me prova dhe argumentim analitik, Racionalizëm Dekartian duke u mbështetur në fakte të qarta, të dallueshme, lehtësisht të kuptueshme edhe për skeptikët dhe nihilistët që janë dyshues po e vertetoj hipotezën time.
Leviatani është përbindeshi detar tek Dhjata e vjeter, ai është rojtar i portave të ferrit.
Jezuesi e ka shpjeguar shumë qartë kuptimin e ferrit, që gjendet në ungjijtë e Mateut dhe Markut
E përshkruan shumë bukur, myslimanzmi, teoizmi, hinduizmi, budizmi, Dantja, Migjeni e Kadareja por une po sjell në vemendjen e publikut Leviatanin e Tomas Hobsit i cili u shkrua nën tiraninë e Oliver Kromuellit, në kohën e luftërave civile në Angli.
Leviatani, apo Kromuelli është përbindeshi, simboli i pushtetit absolut që përqendroj të gjitha pushtetet në një dorë.
A i ka përqendruar Sundimtari Suprem Edi Rama të gjitha pushtetet në një dorë?
E kam argumentuar disa herë këtë gjë dhe shqiptarët po e shohin qartë pa ekuivok
E kam quajtur Kryeministrin Despot.
A kam të drejtë?
Shumë thjesht e kam për ta argumentuar këtë teoremë sepse do të kërkoj ndihmën bujare të tre muskutierëve, antropologë, të shtetit, shoqërisë, pushteteve, e ndarjeve të tyre, Xhon Lokut, Xhon Stjuart Millit, Aleks Tokëvillit.
Xhon Loku na mëson se;
“Të gjithë njerëzit janë të barbartë dhe të lirë, dhe kanë të drejtë të mbrojnë jetën, shëndetin, liritë, pasuritë e tyre, dhe nuk kanë të drejtë t’ua heqin e pakësojnë të tjerëve”.
Xhon Stjuart Milli tek sistemi i logjikës për të mbrojtur lirinë e shprehjes formuloj “Parimin e dëmit”.
“Qëllimi i vetëm për të cilin pushteti mund të ushtrohet me drejtësi mbi çdo anëtar të një komuniteti të civilizuar kundër vullnetit të tij është parandalimi i dëmit ndaj të tjerëve” nënvizoj Ai në librin e tij “On Liberty”.
Filozofi i famshëm Monteskje, autori i “Frymes së Ligjeve”, i cili analizoj sistemet politike në shumë vende të Botës i krahason dhe i klasifikon ato.
Autori i ndarjes së pushteteve thotë se kemi forma të qeverisjes “Despotizmin, ku pushteti është në dorën e një personi dhe e drejton vendin në bazë të deshirave të tij duke ushtruar frikë e panik mbi popullin, Monarkinë ku qeverisë një person nëpërmjet ligjeve të pandryshueshme dhe Republika që mund të jetë aristokraci apo demokraci, në varësi të faktit nëse është sovran i gjithë populli apo një pjesë e veçantë e tij.
Republika dhe monarkia bazohen mbi të drejtën, despotizmi, tirania mbijeton vetëm me ndihmën e frikësimit dhe varet nga zakonet dhe jo nga ligjet”.
Aleksandër Tokëvilli paralajmëron se :
“Nga pabarazia mund të lind një tirani, dhe thekson nevojën e krijimit të institucioneve demokratike dhe rolin e virtytit qytetar në demokraci”.
Argumentet e shumta që sollo për të vertetuar teoremën e mesipërme me jep të drejtën ta quaj aksiomë tashmë të vertetuar.
Kryeministri Im është Leviatian, Despot, Tiran, Ksenofob, Taksidar, që ndjek kryekëput një politikë antikombëtare.
U përpoq të ndante Kosovën, pushkatoi Kauzën Çame, ideoj Jugosllavinë e Re me MiniShengenin Ballkanik, me pushtetin uzurpoj shtetin, u mundua të asgjesonte opozitën reale e të krijojë një opozitë artificiale, me paketën antishpifje kërkon asgjësimin e fjalës së lirë, me paratë e shqiptarëve po tallet me anë të komedive të tij të turpshme.
Presidenti Benxhiamin Franklin na ka lënë një postulat lapidar:
“Një popull që nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë
Sa më shumë të nënshtrohni aq më shumë sundoheni”.
Ka ardhur kohë që Sovrani ti kerkoj solemnisht Sundimtarit Suprem Edi Rama;
Hape rrugën e zgjedhjeve të parakohëshme të lira dhe të ndershme, përndryshe do përballesh me forcën popullore.
Please follow and like us: