Irva Stefa: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë e shtrenjtë!
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë e shtrenjtë! Kur ti me aq gjak e mund u çlirove nga kthetrat vrasëse të Serbisë, le të mos e harrojnë shqiptarët, se sa e shtrenjtë është liria! Sa e shtrenjtë është pavarësia dhe shteti sovran shqiptar! Shteti ynë është Kombi ynë! Nuk mund të ketë Shtet Shqiptar pa Komb Shqiptar dhe as Komb pa Shtet! Ne kemi histori të lashtë dhe po aq shumë pushtime ku na kanë mohuar shtetin dhe kombin tonë!
Pra të dimë dhe kujtojmë mirë historinë dhe armiqtë tanë, si dhe të dimë se e ardhmja jone është e sigurt vetëm duke forcuar shtetet tona shqiptare, me ligj që u takon shqiptarëve dhe me zhvillim ekonomik, me një jetë dinjitoze, të pasur dhe të fortë për të mbrojtur në çdo kohë shtetin tonë kundër armiqve tanë!
Paqen e duam të gjithë, por historia nuk është e mbushur me lule, por me gjak; edhe në kohërat më të lulëzuara të botës, edhe në kohërat më të errëta, ka pasur luftë dhe ligësia ka pushtuar me forcë! Andaj paqja është një lule që rritet me mbrojtje ushtarake, fuqi ekonomike dhe teknologjike për t’u mbrojtur ndaj ligësisë së egër në çdo kohë! Prandaj të dashur, le ta forcojmë Shtetin tonë për të mbrojtur Kombin tonë!