Jorgji Pavlopoulos: E ARIXHOFKËS
I thashë një arixhofke
dua të bëhem arixhi
e të të marr.
A mundesh më thotë të hash për darkë
barishte të hidhura pa kripë
e paskëtaj të biesh e të flesh?
Mundem i them.
Mundesh më thotë të shtrihesh
pa u ankuar nga të ftohtit
mbi baltën e ngrirë?
Mundem i them.
Mundesh më thotë mbi atë baltë
flakën të vesh mbi trupin tim
e ta shndërrosh atë në hi?
Këtë e bëj fare kollaj i them.
Mundesh më thotë që hirin tim
t’ ja hedhësh verës tënde
e pasi të bëhesh tapë të më harrosh?
Jo, këtë s’ mundem ta bëj i them.
As arixhi nuk bëhesh dot, ma kthen.
Shqipëroi Arqile Garo
Please follow and like us: