Vendet e BE: 311 milionë euro fonde për rindërtimin
Në Bruksel po mbahet Konferenca e Donatorëve, ku vende të ndryshme nga BE-ja dhe jashtë saj, po mbledhin fonde për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin nga pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kryeministri Rama e nisi konferencën me falënderime në disa gjuhë dhe u kërkoi mbi 100 shteteve prezente, ndihmë për vendin. Deri më tani janë konfirmuar këto fonde mbështetëse:
- Komisioni Europian €115 milionë
- Franca €100 milionë
- Italia €65 milionë
- Gjermania €11 milionë
- Suedia €5,6 milionë
- Holanda €3 milionë
- Polonia €2,7 milionë
- Greqia €2,5 milionë
- Danimarka €2 milionë
- Britania e Madhe 1 milion
- Kroacia €1 milion
- Austria €1 milion
- Çekia €380 mijë
- Finlanda €300 mijë
- Sllovenia €300 mijë
- Sllovakia €250 mijë
- Luksemburgu €150 mijë
Totali: €311 milionë.
Please follow and like us: