Fritz RADOVANI: Lule për vrasjet e luleve shqiptare!
PLOT 15 VJET… 21 PRILL 2005…
Ambasadori Sovjetik Vladimir Nikollajeviç Tokin në Tiranë i dhuroi vrasësit komunist “hero” Ramiz Alia, “një lule dhe një dekoratë kujtim”… Tashti Ramizi e ka mbi vorr!..
Dhe, vrasësi i Luleve Shqiptare, i ardhun me kohë nga Bosnja.., e merr kujtimin e vet.
I takon atij me siguri, dhurata e mikes së vjeter… KGB-së… “Janë lidhjet e vjetra”…
Kishte ma shumë se 50 vjetë që gropos Shqiptarë në Token tonë të rijtun me gjak…
As ata që i dhuruen Lulet, as ky që i mori me andje ato, nuk e harrojnë rrugen e Atyne Luleve Shqiptare prej 1945, kur i mori nga Dardania Ynë e mërrijti me 3000 prej Tyne në Tivarin e vjeter të mbetun rob… Ku, i groposën edhe Ato Lule fatzeza… Ka edhe sot prej Shqiptarëve që sytë e Tyne i riguen lot dishprimi.., ato ditë të zeza të “çlirimit” vrastar…
E Adriatiku u skuq…
Prandej, edhe Lulet janë të kuqe si duertë që e shterngojnë Ate…E frymen i moren Asaj!
E jo larg asaj rruge të thepisun nga Kuksi Ynë, u pat skuq Drini e bora ato ditë…
Edhe buken e thatë Shqiptari i ngratë e njomi me Gjak!
E piramidat në Token tonë… “Heronjtë” e serbit.., i ngulën në Tivarin plak…
E bora vazhdonte me ra e kuqe.., jo pak po, 50 e sa vjetë… Era e merrte si bajrak…
E nder piramidat e hasmit t’ vjeter, ai u xue njak…
Tirani barbar me Lulet e freskëta nuk ngopej…
E rreth’e rrotull Shqipnia buronte veç Gjak…
E prej një kodres u ndigjue virrma: Kush asht ai me atë Lule që vret e pret pa da… E Token time, n’ Gjak e ka la?! – Po, në doren e atyne gjakbasave tiranë, Shqipnia asht ala?
Asht zani i të Madhit Gjergj Kastrioti që Token dyshë prej dishprimit ka ça…
E Ajo me të bardha që vazhdon me kja… Asht Nanë Tereza.., që nuk din me pra…
“Larg ‘atyne’ mizorë që rrijnë tue na perça Vllaun me Vlla!”.., se: “Një Nanë na ka ba!”
“Liria nuk fitohet tue fsha!”…
Melbourne, Shkurt 2020.