Guxim Alimani: Risia që vjen nga Alpet!…
Një ftesë e thjeshtë më gëzoi dhe më intrigoi. Vendlindja ime nderon njerëzit që nuk janë më, por lanë pas jo vetëm gjurmë kujtimesh humane, por shumë mund e djersë, përkushtim profesional!
I tillë ishte dhe mjeku Isa Zllami i cili për dekada u kthye në ikonë të mbijetesës së njerëzve në nevoja eksteme medikale në Tropojë.
Ndaj dhe kjo ftesë e thjeshtë përkujtimi dhe emërtimi i spitalit rajonal të Bashkisë së Tropojës “Dr. Isa Zllami” është një risi, ndërsa i gjithë vendi ynë është përplot nominacione rrugësh, sheshesh e institucionesh me lloj-lloj figurash anonime që burojnë nga interesa e ngjarje pa rëndësi dhe pa përfillje nga kujtesa e vërtetë e qytetit dhe komunitetit.
E mbi çdo gjë këto përkujtime njerëzore janë në vetvehte inkurajim për brezat se nëse vërtetë kontribuon për vendin tënd nuk i jipesh harresës por ngelesh përherë në “parajsën” e memories të vendit tënd!