Albspirit

Media/News/Publishing

Mençuria e dijetarëve të shquar në fjalët e urta

 

Përgatiti: Ari Ukimeri (Ma.Sc. Pedagoge), Shkurt, 2019 – Prizren.

  1. Të dish si të dëgjosh, vërtetë të dëgjosh. Ky është çelësi – Sokrati.
  2. Njeri, njihe veten tënde – Sokrati.
  3. Njeriu është masa e të gjitha gjërave – Protagora.
  4. Mësuesi dhe nxënësi janë partner në mirësi – Profeti Muhammed.
  5. Gjithë e vërteta vjen nga Shpirti i Shenjtë – Thomas Aquinas.
  6. Sekreti i edukimit është respekti i nxënësit – Ralph Emerson
  7. Ajo që nxënësit dëshirojnë të nxënë është më e rëndësishme sesa ajo që mësuesit dëshirojnë të ua mësojnë – Lois Lebar.
  8. Të dish të paramendosh, të paramendosh të paragjykosh – Ogyst Kont.
  9. Njeriu rritet, zhvillohet me veprat e veta – Wolfgan Gëte.
  10. Kultura është produkt i njeriut. Njeriu dallon nga kafshët, sepse ai krijon kulturën, dhe sepse ai vetë që ka mësuar dhe e ka krijuar, e bartë nga një gjeneratë në tjetrën – Robert Hvighurst.
  11. Që të jesh krijues, të duhet krijues – Paul Torrance.
  12. Nxënësi i armatosur me informacion, gjithmonë e ka fituar betejën – Mladee McCarty.
  13. Personaliteti i edukatorit është gjithçka në edukatë – Konstandin Ushinski.
  14. Mësuesi është rojtar i buzëqeshjes së nxënësve – Uilliam Glasser.
  15. Kur jepni mësim, ju korrni qindra të korra – Kuan Chung.
  16. Njeriu është krijesa më e lartë, më e përkryer dhe më e shkëlqyer – Jan Komensky.
  17. Zoti e krijoi njeriun sipas imazhit të vet. Prandaj njeriu do të krijojë dhe përparojë sikurse Zoti – Frederith Frebel.
  18. Historitë bëhen nga njerëzit e mëdhenj – Thomas Carlyle.
  19. Ndrysho veten, për të ndryshuar të tjerët – Anonime.
  20. Lëvdimi i nxënësit është lëvdim i mësuesit -Anonime.

 

 

 

 

Please follow and like us: