Një kriminel më pak, vdes me këngë në gojë Vojslav Sheshel, kush e ka radhën?
Ka vdekur krimineli serb Vojsllav Sheshel në moshën 65 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi serb nga Beogradi, Kurir.
I njohur si udhëheqës i radikalëve serbë, Sheshel ishte nga figurat kryesore politike në Serbi për vite me radhë. Po ashtu ai u përball edhe me Gjykatën e Hagës për shkak të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, por asnjëherë nuk mori dënimin e merituar.
Vojsllav Sheshel ishte i martuar dy herë gjatë jetës së tij. Fillimisht ai u martua me zonjën Vesna Mudresa, kurse në vitin 1992 ai u bë burri i zonjës Jadranka Sheshel, e cila mbeti e ve sot.
Krimineli serb ishte fans i zjarrtë i muzikës folklorike serbe, por edhe i yjeve të pop-folkut në Serbi Ceca dhe Dragana Mirkovic. Kurir raportoi se përflitet që frymën e fundit e dha duke dëgjuar këngën “Placi zemljo” të Dragana Mirkovicit./bota.live