Avdush Canaj: NDARJE S’DO TË KETË!
Një kalë hingëllinte në livadh
e dëgjohej larg,
ndoshta kali përrallës,
ishte mërzitur për shoqen e vet!
Ajo kulloste pyllit tutje,
lajmin e mori si në celularë,
lajmin e mirë,
ngrehi zërin te retë:
Ku je ti?
Ku jeeeeeeee?
Fluturuan si era,
fluturuan me jele,
përmallshëm u përqafuan.
Betimin e bënë,
tokës i ranë me këmbë:
Kurrë ndarje s’do të ketë!
Ndarje kurrë!
Please follow and like us: