Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Dosja e plotë e policisë sekrete ndaj të përndjekurit politik, Bedri Blloshmi

In memoriam në ditët e kujtesës
Ekskluzive/Dosja e plotë e policisë sekrete (Sigurimi i Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme) ndaj të përndjekurit politik, Bedri Blloshmi; zbardhen të gjithë emrat që dërguan në burg vëllain e poetit martir, Nderi i Kombit, Vilson Blloshmi.

Fragment nga dosja formulare e Bedri Blloshmit, dënuar me 25 vjet heqje lirie

 

Tepër Sekret, Model 4

Ministria e Punëve të Brendshme, Dega e Punëve të Brendshme, Dega e Sigurimit Mirditë

Dosja Formulare, Katergoria 2/A, Nr. 1594, Për Bedri Sami Blloshmin

 

Mori nga K.P.P. OP. K. Prifti, nga B.P “Shqiponja”, raport datë 1.7.1979

Burimi na raporton se i dënuari Robert Nako, në kohën kur bëhej leximi, kur dëgjonim shënime për Kinën shkruajtur nga Udhëheqësi i Partisë Robert Nakua i shoqëruar me Kol Shkëmbin, Bedri Blloshmin, Ernest Pikolini i bërbuzte, qeshte dhe tallej me shënimet që kishte shkruar Udhëheqësi duke thënë: “Grij ti grij, se po pjerdh ai se çfarë po shkruan ti, duke vazhduar u thoshte shokëve që e pësonim ne vetëm këta kanë mbetur vetëm. Këta nuk janë në vehte se gjithë bota u bashkua. Këta mbetën vetëm janë tërbuar dhe nuk dinë se çfarë të shkruajnë. Ja, a mund të shkruaj një udhëheqës shteti Kina grin p… në hava, kurse këta shokët e tjerë që pasonin qeshnin…

“Shqiponja”

Sqarim

E dhëna bën fjalë për të dënuarit Robert Nako, Bedri Blloshmi, Kol Shkëmbi dhe Ernest Pikolini i cili është në përpunim si agjent i mundur i zbulimit të huaj.

Vlersim

E dhëna ka vlerë operative, bën fjalë për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor.

Detyra

  1. U dha detyrë të bisedojë veç e veç me secilin për të mësuar ai si reagojnë këta për materialet e partisë që ka shkrojtur ajo në luftë të vazhdueshme të revizionizmit.

Masë operative

E dhëna do të shtypet për secilin dhe do të shpërndahet sipas përkatësisë. Do të mbahen nën kontroll të vazhdueshëm duke studiuar dhe rrethin e tyre shoqëror në repart.

Punëtori Operativ, Kosta Prifti.

 

Mori nga K.P.P. OP. Sh. Toska, Dhënë B.P. “Pashtriku”, Raport i datës 21.8.1981

Burimi informon se dje ai u takua me Marrash Kumbullën dhe gjatë bisedës që pati me të Marashi i tha atij se “në brigadën timë disa të dënuar mbajnë dënim shumë të keq politik dhe si të tillë dhe nuk punojnë”. Ai e pyet se kush janë këta të duar dhe çfarë thonë dhe Marashi i përgjigjet se janë Zef Bushgjoka, Bedri Blloshmi dhe Musa Hoxha. Ka qënë në këtë brigadë dhe Besim Albrahimi. Këta udhëheqës të partisë dhe të shteti i kanë venë një pseudonim “Repça” dhe i thërrasin njëri-tjetrit nga larg se si u bë “Repça”, tjetri i përgjigjet se është plakur dhe të ngordhë së shpejti dhe i fut një të sharë me nënë. Musa Hoxha nuk punon fare dhe kur t’i thuash pse nuk punon thotë se nuk dua të punoj. Marashi i thotë atij se në një bisedë me Muharrem Xhydollarin, Muharremi thotë se është për tu habitur se si i lejon komanda në këtë mënyrë. Këta kanë krijuar një organizatë dhe presin të rrëzohet qeveria dhe të marrin pushtetin. Marrashi atij nuk i tha se çfarë organizate kanë krijar dhe kush është kryesori dhe se nuk dinte ngaqë ai nuk i kishte thënë më shumë. Sipas Muharremit dhe Hamdi Martinit çdo natë kur lënë punën vijnë Zefi, Musai dhe Bedriu dhe takohen me Lulash Markajn. Takimin e bëjnë në errësirë tek magazina e minierës. Të parët janë turni i tretë ndërsa Lulashi është turni dytë. Mbrëmë thotë Hamdiu e kemi kërkuar Lulashin mbi gjysëm ore dhe nuk e kemi gjetur. Këto gjëra i thonë Marashi dhe Hamdiu atij.

“Pashtriku”

Sqarim

Në ngarkim të personave të lartpërmendur dhe materialet në rrugë operative dy prej tyre Zef Bushgjoka dhe Marsh Marku janë propozuar për regjim burgu.

Vlerësim

E dhëna ka vlerë operative pasi bënë fjalë për agjitacion dhe propagandë që zhvillojnë të dënuarit e larëpërmendur duke sharë Udhëheqësin kryesor të partisë.

Detyrë

Nuk i japim detyrë mbasi bashkëpunëtorinuk ka shoqëri me ta.

Masa operative

E dhëna të shtypet dhe të vendoset në fashikullin e informatave.

Punëtori operativ, Shyqyri Toska.

 

Mori nga K.P.P. OP. Sh. Toska, dhënë B.P. “Liqeni”, raport i datës 22.8.1981

Burimi sot më datën 22.8.1981 pati një bisedë me të dënuarin Bedri Blloshmi i cili i tha atij qe Zef Bushgjokën e çuan në Burrel dhe disa shokë të tjerë të mirë. Bedriu tha që është mirë mos e dënuar tjetrin mërziten dhe mund të bien në grackë se këta pikën e dobët duan. Dhe të bëjnë spiuna që ma mirë mos me qënë gjallë se me padit shokët e vet. Bedriu thotë që unë e di se do të më dënojnë por nuk ka asnjë rëndësi pasi unë burg nuk bëj se i ka ikur koha burgut se vetë udhëheqja është plakur, udhëheqësi kryesor është sëmurë dhe shumë shpejt i lan hesapet me këtë botë. Bedriu tha që komunizmi është vjetëruar dhe kudo në botë ka vdekur, mbas vdekjes së udhëheqësit këtu vjen tjetër kush dhe ty ti paguan të gjitha lekët për burgun që ke bërë. Bedriu i tha atij se këtë verë do bëhet diçka por siç duket po e shtyjnë fuqitë e mëdha meqënëse sot është shembur dhe komunizmi në Shqipëri. Jugosllavia e sidomos serbët janë gati me i ra Shqipërisë, këtu ende vazhdojnë hapjet e traktateve dhe grup pas grupesh dhe se rinia nuk do të mbahet më me gjithë këtë diktaturë dhe shif çfarë bën ajo. Në Tiranëështë bërë një grup të rinjsh prej më se 30 vetësh, më i madhi 23 vjeç të cilin e kishin dënuar 25 vet, një pjesë e tyre erdhi. Bedriu tha që pa para se të arrestoheshin kishin bërë një mbledhje ku kishin vendosur me thyer depon e armëve me u armatos, me dal maleve me ardhur këtu në Spaç e me hap burgun. Shiko çmendon rinia sot e s aka si këta të tjerë, edhe vetë fëmija e tyre janë kundëra. Në këtë kohë Bedriun e thirri shoku i tij dhe ai e la muhabetin.

“Liqeni”

Sqarim

Bedri Blloshmi është nga Bërzeshta e rrethit të Librazhdit i dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim të ekonomisë.

Vlerësim

E dhëna ka vlerë operative se bën fjalë për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor të zhvilluar nga Bedri Blloshmi.

Detyrë

Kur të takohesh me Bedriun do t’i thuash se nga i mësove këto ti që fuqitë e huaja e lanë këtë radhe se ti nuk ke qënë jashtë shtetit por edhe mund të jetë kështu, po si ta besoj? Apo ke ndonjë njeri të sigurtë nga i cili i merr vesh këto gjëra.

Masat operative

Në drejtim të Bedri Blloshmit do të drejtohet përsëri b.p “Liqeni” dhe ndonjë tjetër për të na sqaruar se deri ku shtrihet dhe në sa persona të therë ai e zhvillon këtë veprimtari armiqsore. Duke qënë se Bedri Blloshmi ka material të shumëta që bëjnë fjalë për veprimtari armiqsore nga ana e tij të propozohet për tu marrë në përpunim aktiv 2A. e dhëna të shtypet dhe të vendoset në fashikullin e informatave.

Punëtori operativ, Shyqyri Toska.

 

D e k l a r a t ë, 10.2.1981

Zotit, Shiqos

Unë i dënuari Sami Sulku brigadier në zonën e II-të lëshoj këtë deklaratë për të dënuarin Bedri Blloshmi. Gjatë bisedës që unë kam bërë me të mëështë shprehur se: “këta na mërzitën shpirtin, s’na lanë rehat. Mua më pushkatuan vëllain padrejtësisht. Këta janë kriminelë, unë ua kam thënë hapur se nuk punoj dhe nga data 1.II.1981 nuk ka punuar fare por duke fjetur gjumë dhe është shprehur se s’kanë çfarë të më bëjnë. Do më cojnë në Burrel por unë atë dua se nuk dua të punoj. Ju që punoni çfarë keni fituar? Ju jeni skllevër. Unë punoj se nuk dua të ndeshem me policinë por tash s’më bëhet vonë nga policia. Këta një nga një do hanë kokën e vet dhe s’e kanë të gjatë. Këto fjalë i ka thënë në prezencë të meje dhe Shefqet Dobrës e të tjerëve. Jam i mendimit se këto shprehje kundër pushtetit, kundra partisë duke thënë pse s’i zgjodhi në bironë politike Haki Toskën, Spiro Kolekën dhe shumë të tjerë. Por kështu duke më thënë mua mos më bëj me fjalë se në qoftë se do të konstatoj ty apo ndonjë tjetër si Vath Fushën që ju jeni spiuna por edhe ne i kemi marrë masat se me cilin je ti. Shiko punën tënde se po su bë plani dhe mos u mërzit se 90 % të brigadës janë me ju, kemi Luigj Mirin etj. si Leopol Dungën dhe Roland Tolja.

Bedri Blloshmi

Me datën 27 korrik 1982 duke shkuar në dhomën e brigadës se zonës së II-të. I dënuar Bedri Blloshmi më fton në bisedë. Bisedën e hapi në këtë mënyrë, duke më pyetur për familjen mbasi para pak ditësh mora një letër nga këta ku mësova nga këta se babai më vuante nga rruazat e bardha dhe unë pasi e sqarova për këtë ai filloi të më thotë në një mënyrë të çuditshme ku dhe unë nuk dija si të veproja duke i thënë çfarë bën more, je çmendur që më flet kështu? Ai u shpreh me këtë mënyrë kundër udheheqësit të partisë. A e sheh ç’po bën, ai është dictator! Ka mbushur burgjet me djem të rinj dhe ne na dënoi me 25 vjet burg sikundër se unë mos kam bërë gjë. Ata këtë e bëjnë për të shfrytëzuar. Atij i ka ardhur fundi dhe ka bërë ç’i ka dashur qejfi me këtë popull. Por dita që do të hakmerremi me të dhe njerëzit e tij nuk është e largët. Me kaq u mbyll biseda në dhomën e zhveshjes se erdhen të dënuar të tjerë. Bedriu më tha hajde të ikim se janë ata dy spiunët e tjerë se mua s’kanë ç’të më bëjnë se jam dënuar 25 vjet  dhe e di se për sa të rrojnë këta unë në burg do të jem.

Me respekt Nikolla Mihallari

 

Operativit rep. 303 këtu

Në muajin shtator të vitit 1981 i dënuari Bedri Blloshmi mëështë shprehur duke më thënë se unë nuk e kam dashur dhe as nuk e dua këtë pushtet. Se pushteti Enver Hoxhës po më thith gjakun si shushunjë. Por unë nuk kam frikë njeri as nuk çaj kokën se më dënojnë se dikur unë do të fitoj dhe nuk është e gjatë dita që unë do të hakmerrem. Në këtë kohë i them se ti Bedri nuk bën mirë që flet kështu se ti je dhe punëtor, por Bedriu vazhdoi të më thotë se ti je budalla dhe nuk di gjë. Unë punoj se dua të jetoj mirë dhe të mos bie nga shëndeti se ky shëndet do të më duhet. Po në vazhdim Bedriu më tha se Enver Hoxha ndërton socializmit me të burgosurit dhe duke gënjyer popullin dhe duke mashtruar rininë që të punojë nëpër aksione. Bile do të organizojë dhe aksione në shkallë republike. Pse kështu ndërtohet scoializmi? Me mashtrime? Rend Socialist i thuhet këtij? Rinia duhet të bëjë qejf dhe të jetë e lire dhe jo ta mashtrojë, se nuk ishte budalla Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja që mendonin për rininë dhe ia kishin krijuar kushtet më të mira sesa sot, në këtë kohë unë i them se Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami janë dënuar si armiq që deshën të degjenerojnë rininë. Por Bedriu mu drejtua shumë i revoltuar, duke më thënë se ata ishin burra të mençur dhe të zgjuar por Enver Hoxha kur e shikon se po i del një kundërshtar më i zgjuar ai nuk le intrigë dhe akuzë pa vënë në shpinë duke i quajtur armiq tradhëtarë dhe puçistë siç veproi me grupin e Beqir Ballukut por këta se kanë të sigurtë a do ta mbajnë shumë këtë rrugë që ka nisur se nuk dihet çfarë sjellin dallgët e detit dhe stuhia e veriut. Desha të shtoj se Bedri Blloshmi ka shoqëri të ngushtë me Murat Gjon Zenelin, Roland Tolën, Kujtim Prendin, Besim Albrahimin dhe shoqëria e tyre është e rrezikshme.

Me respekt i dënuari Vath Fusha, Spaç 13 tetor 1981

 

Ditari i Bedri Blloshmit

Në muajin janar të vitit 1982 jam transferuar nga burgu i Spaçit dhe pas disa orësh udhëtim zbritëm në një vend i quajtur Qaf’-Bari i rrethit Pukë. Aty kam qëndruar deri në 5 korrik të vitit 1984. Pas revolte na transferuan e na sollën përsëri në Spaç, jo aty më godinat që ishim më parë por në përrua tek disa barangat. Ishim vetëm një brigadë që punonim në zonën e dytë me mineral piriti.

 

Porosia e xhaxhait kur u ndamë, Spaç 8 korrik 1982

Isha turn i dytë. Sapu u futa në kamp tek infermieria më bën shenjë Besim Albrahimi dhe e pyes se pse ishte aty dhe se a ishte sëmurë. Më tha që jam mirë po xhaxhai nuk është. Kapërceva kangjellat me të shpejtë dhe u gjenda në infermieri. Xhaxhai rrinte shtrirë në krevat, fytyrën e kishte qull nga djersa, rënkonte lehtë dhe të binte në sy barku i fryrë. Sytë i mbante mbyllur dhe her pas here lëvizte kokën sa majtas-djathtas. Kuptohej lehtë që kishte dhimbje të forta.

–              Hë, xhaxha si je? – duke i fshirë djersët e ballit që i rridhnin papushim.

–              Mirë jam, nuk jam aq keq. Me dhem pak barku po do më kalojë.

Menjëherë dola jashtë dhe takova doktorin e dënuar të cilin e pyes si e ka problemin xhaxhai? Çfarë ka? Ka ngatërrim zorrësh mu përgjigj. E pyes menjëherë se çfarë duhet bërë tani dhe se a do nisen për spital dhe ai më thotë se unë punën time e kam bërë, e kam njoftuar komandën. I kërkoj të përpiqet sa me shumë që ta nisnin sa më shpejt dhe të mos e lënë të vdesë. Është shumë i vuajtur dhe i ka shkuar jeta nëpër burgje të këtij kriminelëve. Unë kam ca para, më thuaj ku të t’i dërgoj? Nise sa më parë!

Aty nga ora 1 pas mesnate mesa mora vesh erdhi ambulance. Roja i brendshëm erdhi në infermieri dhe më tha mere të sëmurin dhe çoje lart. E morëm ndër duar dhe bashkë me ndihmën e Besimit po e ngjitnim lart tek porta e vogël deri atje ku na lejohej. Aty polici na foli lereni aty dhe zbrisni poshtë. Xhaxhai vazhdonte të rënkonte. Futi dorën në xhepin e xhaketës dhe nxori çakmakun dhe me gjysëm zëri foli:

–              Bedri dëgjo, merre këtë çakmak se mos më humbasë rrugës. Ruaje si sytë e ballit se ti e di që zinxhirin e kam dhuratë nga Vilsoni. E kemi kujtim. Do të lutem shumë mos u grind më me policinë edhe po të goditën dhe po të ofenduan, kujdes në galeri…

–              Xhaxha, pse më porosit? Ti do vish shpejt!

–              Bedri, ule kokën dhe mos u përplas se nuk e ha dot me qeverinë, mbase del dhe shko në shtëpi se njëri iku. Mamaja e ka zemrën plagë. Mos e rëndo më shumë.

Ndërkohë tek porta e madhe u dukën dritat e një makine. Polici bërtiti përsëri që të zhdukeshim. Vajta u shtriva në krevat por pa gjumë prej merakut të xhaxhait. Në këto momente u dëgjua zëri i tellallit që bërtiste: “zgjimi i turnit të parë, shpejt në mensë!” Dola dhe gjeta një kopje telegrami dhe njotova menjëherë familjen. Hysni (i biri) xhaxhai është shumë sëmurë, e kam nisur për në spitalin nr.2 në Tiranë. Shkoni po mundët sa më parë dhe më njoftoni gjëndjen e tij. Dhe nënshkrimin tim “Bedriu.”

Pas disa ditësh mora telegramin nga Hysniu: “Ishim në Tiranë, xhaxhai është operuar është mirë. Hysniu. ”U qetësova, madje shtrova dhe një drekë me disa shokët e mi për lajmin e gëzueshëm. Mbas 10 a më shumë ditësh (prisja xhaxhanë të vinte nga spitali) dy shokë më thonë “Bedri bëju i fortë, xhaxhai ka ndërruar jetë”. Brigadieri më la pushim pasi prisja njerëzit tek krevati për ngushëllim. Ai më tha të rrija dhe ditën tjetër. Sapo doli turni i dytë për në punë tellalli thirri: “Bedri Blloshmi tek porta e vogël.” U ngjita me të shpejtë duke lënë shokët tek krevati për tek vendi ku më priste oficeri i rojes. Ai më pyeti se pse kam kundërshtuar të dal në punë. Unë iu ktheva dukei thënë se më ka lënë edhe sot brigadieri pushim. Në moment urdhëroi policin “çoje në izolim.” Më mbajtën 5 ditë vetëm për të penguar shokët për ngushëllim.

 

 

MËNGJES – 22 MAJ 1984 – QAF BARI

“Atë që nuk mund ta arrinte fitorja, do ta zëvendësonte disfata”

Më 22 maj 1984, një ditë të bukur me diell, ndodhi ajo që pritej. Mondi dhe suita e tij i hodhën benzinë zjarrit. Por ç’dodhi? Ja çfarë pashë unë:

Ishim turni i tretë në një brigadë pune me Tom Ndojën, Sokol Sokolin, Haxhi Baçinoskin, Sokol Progërin, Martin Lekën, Kostandin Gjordenin e shumë të dënuar të tjerë. Në Qaf Bari më caktuan përsëri minator si në minierën e Spaçit. Gjatë kohës derisa të ndizeshin kompresorët, unë i fusja një sy gjumë, duke u shtrirë në një vend që nuk punohej (në një ort). Rubinetin e ajrit e lija hapur me qëllim që nga zhurma e ajrit të shkaktuar nga presioni të zgjohesha e të shkoja të filloja punën atje ku më kishin caktuar brigadieri i lirë bashkë me brigadierin e dënuar. Aty, pranë meje, të shtrirë në tokë flinin edhe disa të dënuar të tjerë të cilët i zgjova përpara se të ikja që të shkonin edhe ata të punonin. Atë ditë bëra tri turne me bira për shembje. E njoftova brigadierin e dënuar se e mbarova punën që më ishte dhënë dhe po dilja jashtë të lahesha e të prisja shokët e tjerë. Me dijeninë e brigadierit ata që mbaronin punën në galeri dilnin jashtë, laheshin dhe prisnin të dilte e gjithë brigada. Më pas na rreshtonin në dy rreshta dhe na nisnin për në kamp pasi na kishin numëruar. Brigadieri i dënuar ishte i detyruar t’i raportonte policit për ata të dënuar që s’e kishin bërë normën. Një nga të dënuarit nuk e kishte bërë normën mbasi në frontin e punës nuk kishte më mineral dhe polici i hungëriti gjithë inat: “Ha mëngjes dhe dil prapë në punë!”. Kur u afruam tek kampi, erdhi oficeri i rojës, hapi derën e na numëroi. Polici i raportoi se një nga të dënuarit nuk e kishte bërë normën e se do dilte përsëri në punë. Pasi hëngra çorbën, shkova dhe u shtriva, ashtu i veshur siç isha. Sapo kisha filluar të dremisja, dëgjova çangën që binte fort pa pushim. “Të gjithë në mensë, të gjithë në mensë!” bërtiste tellalli ndërsa i binte çangës. U ngrita me të shpejtë dhe u futa në mensë. Qëndrova në fund të sallës me mendimin se kishim punë politike e këtu mund të merrja një sy gjumë. U ula në një tavolinë bashkë me Sokol Sokolin përkrah të cilit ishte Tom Ndoja e plot të dënuar të tjerë. Në oborrin para mensës kishte shumë polici, jo si zakonisht kur rri vetëm një, roja i brendshëm. Te dera u duk Mondi i cila thërriti: “Dëgjoni, kush të dëgjojë emrin, të dalë përjashta pa kundërshtuar. Mos i hapni telashe vetes”! Kur dëgjova këto fjalë, ngrita kokën.

–              Si është puna? – pyeta Sokolin të cilin e kisha në krah.

–              Lere Bedri, se e djallosëm, – m’u përgjigj ai. Ti s’ishe, vajte në kapanon si shumë të tjerë dhe s’e pe skenën.

–              Jo, – i thashë, ç’ka ndodhur?

–             Erdhi policia për të nxjerrë në punë atë që s’kishte bërë normën.Ai kundërshtoi dhe policët e kapën, duke e qëlluar për ta çuar te porta. Ne që ishim aty nuk e duruam dot atë skenë dhe kur Nuja kërkoi ndihmë e tha se ishte në besën tonë, u turrëm dhe ia morëm nga duart policëve me forcë. Më pas morën Konstandin Gjordenin për ta cuar në izolim, por ne nuk e lamë. Atëhere më thirrën mua dhe me cuan në izolim. Më morën dy policë. Sapo dola te sheshi mbërritën shokët e tjerë: ishin Haxhiu, Toma, Martin Leka. Në këtë kohë u shtuan punonjësit e policisë. Policia u tërhoq dhe të gjithë të dënuarit po thërrisnin: Në mencë, në mencë.

Ndërkohë te dera e mensës në prezencën e Mondit të burgosurit duhet të lidheshin dy e nga dy, një polic vazhdonte të lexonte emrat e atyre që duhet të dilnin jashtë. Emri i atij që duhet të dilte në punë ishte i pari. Sapo doli te dera polici e goditi dhe mbërtheu nga krahët. Nuja nën breshërinë goditjeve të policëve thirri përsëri për ndihmë: “Në besë tuaj, shokë, se më mbyti policia”. Me të dëgjuar këto fjalë, Sokoli bashkë me disa të tjerë dolën vetëtimthi jashtë. Policia mbylli derën e mensës që të dënuar të tjerë të mos dilnin jashtë. Toma që ishte brenda u çua dhe u drejtua për te dera, e shqeu dhe të gjithë të dënuarit dolën jashtë. Në oborr filloi përleshja me policinë. Situata doli jashtë kontrollit të policisë. Të dënuarit i vunë përpara policët të cilët morën rrugën për të dalë jashtë kampit për të shpëtuar lëkurën. Kapelat e tyre mbetën në oborrin e mensës. Në krye të turmës së të dënuarve dallohej Toma me Sokolin. Në këtë kohë oficeri i rojës i tmerruar nga gjendja e krijuar dhe frika se mos të burgosurit dilnin jashtë rrethimit (thyenin kampin), hapi zjarr. Të gjithë oficerët e ushtarët të cilët ishin në truprojë hapën zjarr. Mbi kamp, plumbat fërshëllenin papushim, duke krijuar një skenë të llahtarshme. Oficeri i rojës goditi Konstadin Gjordenin në supin e majtë, gjaku i të cilit rridhte pa pushim. Për disa orë kampi ishte në duart e të burgosurve në një amulli të plotë. Ne ishim ulur në oborrin përpara mensës e nëpër shkallë. Toma, Sokoli, unë, Haxhiu dhe Martini ishim ulur bashkë e bisedonim se ç’rrjedhë do të merrnin ngjarjet. Në këtë kohë syri vigjilent e policët që na njihnin mirë si fytyra dhe emra, duke parë edhe ngjarjen, kishin hartuar një listë me emrat e të dënuarve të cilët ishin përleshur me policinë. Martin Leka, një burrë i urtë dhe i logjikshëm, u përpoq disa herë për t’i qetësuar gjakrat me policinë, por çdo gjë ishte e kotë. Komandanti i kampit, Riza Musollari, nga jashtë rrethimit të brendshëm, filloi të lexonte emrat, duke thënë se kush dëgjonte emrin duhej të dorëzohej e ta sqaronin këtë problem. “Hajdeni, mos e rëndoni veten më kot”,  thërriste ai. Lista filloi me Sokol Sokolin e vazhdoi me Tom Ndojën, Martin Lekën, Haxhi Baçinoskin, BajramVuthajn, Hysen Tabakun, Vllasi Koçin, Lazër Shkëmbin, Lush Bushgjakën Ndue Pishën dhe disa të tjerë aq sa u bënë 20 të dënuar. Asnjëri prej tyre nuk lëvizi nga vendi. Ai vazhdoi të lexonte listën prej disa herësh.Në këtë kohë mbërritën një numër i madh civilësh të armatosur, policë dhe çeta vullnetare, gra të veshura me uniformë ushtarake të cilët zunë pozicionet rrëzë pishave përballë kampit. Familjarët e disa punëtorëve, që banonin jashtë kampit, morën fëmijët e të moshuarit e tronditur e të llahtarisur nga skena që panë, iu ngjitën kodrës me pisha. Në kthesën e xhadesë përpara kampit u dukën tufa-tufa ushtarët me armë në dorë të cilët u përzien me civilët e armatosur buzë përroit, shumë afër kampit. Makinat, që merrnin mineralin, nuk u lejuan të futeshin brenda dhe u kthyen mbrapsht. Po ashtu edhe inxhinierët, teknikët, brigadierët dhe i gjithë personeli i lirë i minierës nuk u lejuan të futeshin brenda. Pas më shumë se dy orësh u dëgjua zhurma e motorit të helikopterit që u soll vërdallë përmbi kamp, gati duke prekur majat e pishave. Bëri dy tri xhiro mbi kamp dhe nuk e morëm vesh se ku u ul. Pas pak mbërritën dy makina dhe civilët që zbritën prej saj u futën në komandë. Të gjitha lëvizjet që bëheshin në komandë dukeshin shumë qartë, sepse ishim shumë afër. Ushtarët që na ruanin ditë e natë me automatikë në dorë u zëvendësuan me oficerë. Një civil, njëri prej atyre të cilët hynë në komandë doli e hipi në truprojën që ishte pranë godinës së oficerit të rojës. Ai foli me komandantin e kampit që vazhdonte të lexonte listën me emrat e atyre që duhet të dorëzoheshin dhe ulëriti:

–              Mjaft lexove! – U drejtua nga ne, ngriti dorën, pa orën dhe vazhdoi: – Dëgjoni këtu. Keni 5 minuta kohë. Po qetë burra, mos u dorëzoni.

Ky person, siç u mor vesh më vonë, ishte këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme. Asgjë nuk pipëtinte. Të gjithë ishin të heshtur

Sokoli iu drejtua Tomës: – Hajde dorëzohemi. Të mos i marrim më qafë të gjithë shokët. Çdo rezistencë është e kotë. Këta janë kriminelë, të vrasin. Shiko si e rrethuan kampin me civilë, ushtarë e gra.

–              Po, – tha Toma dhe u ngritën. Hodhi bishtin e cigares në tokë,e shkeli me këmbë dhe u drejtua nga ne.

Ata u përshëndetën me ne që nuk e kishim emrin në listë dhe u drejtuan për nga rrethimi i brendshëm. I pari që futi duart në kuadratin e telave me gjemba ishte Sokoli. Polici përtej telave i prangoste. Pasi lidhën më shumë se njëzet të dënuar, hapën derën dhe policët, civilët, ushtarët u futën brenda në kamp. I morën të arrestuarit, i futën në një dhomë aty pranë dhe pasi i dyndën mirë e mirë në dru i hodhën në një makinë të zbuluar. Asnjë prej tyre nuk ecte me këmbët e veta. Britmat e rënkimet e tyre u dëgjuan deri sa makina na u zhduk nga sytë në kthesën e xhadesë. Brenda në kamp kishte më shumë civilë se policë të cilët filluan të rrihnin të dënuarit. Qëllonin sa iu hante krahu dhe kush t’iu dilte përpara. Pas atyre që ngarkuna në makinën e zbuluar, thirrën disa të dënuar të tjerë i futën po në atë dhomë që kishin torturuar ata që ikën, kur i pamë pas që po i conin në birucë ishin të gjithë të mbuluar nga gjaku, ecnin çalë-çalë e rënkonin papushim. Pas tyre thirrën pesë a gjashtë të burgosur të tjerë përpara zyrës teknike. Filloi druri dhe të goditurat me një urrejtje të paparë. Këta ishin kryetari i Zyrës Teknike: Dalip Zhabolli, doktor Drago Vujosheviç (Mali i Zi), Sandër Sokoli, Nuredin Skrapari dhe Dine Fratari. Të gjithë këta të dënuar rrinin bashkë. I dendën në dru në shqelma dhe grushte papushim. Më në fund Sandër Sokoli, nën torturat, kush e kapte për këmbe dhe kush për koke, e plasën më dysh. Atëhere u dëgjua një klithmë, më pas heshtje. Ne shikonim në këmbë të ngrirë dhe mendonim se cfarë fati do të kishim ne. Ndërsa Edmond Caja shikonte i qetë herë sandrin e shtrirë dhe herë fytyrat tona se si do të reagonim.

Të gjithë këta i morën dhe i larguan nga kampi. Mesa mësova më vonë i kishin dërguar në burgun e Lezhës, ndërsa Sandri kishte përfunduar në morgun e qytetit të Pukës. Sipas raportit mjeko-ligjor i datës 24.5.1984, dy ditë më vonë se kishte ndërruar jetë. E sollën dhe e groposën në Qafë-Bari ku ishin groposur të tjerë të vrarë në galeri. Në këta AKT mjeko-ligjor që shpjegon egzaminimin e kufomës thuhet: kolona vertebrale nuk u hap për mungesë lezonesh në të. Më pas lexuan edhe disa emra të tjerë mes të cilëve ishte edhe emri im. Na futën në të njëjtën dhomë ku mbajtën ata që arrestuan para nesh. Ç’të shihje?! Dyshemeja e dhomës ishte e tëra e mbuluar nga gjaku. Sa në një cep në tjetrin syri të zinte copa drush të lyera me gjak. Nëpër faqet e mureve kishte gjithkund njolla gjaku. Pasi u futën në dhomë, policët e civilët filluan të na rrihnin. Qëllonin me shkelma e grushte se drunjtë ishin bërë të gjithë me gjak. Na nxorën jashtë ne, futën brenda të tjerë të dënuar që patën të njëjtin fat si tonin. Ndërkohë u dëgjua zëri i tellallit: “Turni i tretë të bëhet gati se do të dalë në punë”.Dolëm në punë të shoqëruar nga një numër i madh policësh dhe civilë.Puna vazhdoi si më parë. Vetëm se kur shkonim në galeri, çdo brigadë shoqërohej jo nga një, por nga disa policë me uniformë dhe disa civilë. Të rrahurat nuk pushonin. Dru në kamp, dru në galeri. Askush nuk guxonte të shikonte policin apo civilin në sy, kur na qëllonin me shkelma e grushte qoftë kur shkonim për në galeri, qoftë kur ktheheshim për në kamp. Pas disa ditësh na mblodhën përsëri në mensë. Mondi i shoqëruar nga policë e civilë u fut në mensë me një tufë letrash në dorë. Hera e parë që ishte i çelur në fytyrë dhe buzëqeshte. Të gjithë sa ishim brenda rrinim me kokën ulur si të ngrirë e të frikësuar se nuk dinim pse na mblodhën.

–              Dëgjoni vendimin e gjykatës, – tha ai. – Sokol Sokoli e Tom Ndoja dënohen me vdekje, pushkatim. Të tjerët me dënime të ndryshme.

Edmond Caja ulëriti përsëri: – A ka ndonjë trim që do të matet me ne? Le të dalë jashtë. – Doli nga menca dhe u fut në zyrën teknike i ndjekur nga një numër policësh.

Në kamp tensioni sa vinte e shtohej. Civilët dhe policët e ardhur nuk po largoheshin. Shumë të dënuar që nuk realizonin normën, rrinin në galeri dy turne rresht apo dhe tre turne. Në fjetore s’na zinte gjumi nga frika dhe terrori. Polici, që vinte për kontroll në fjetore, po të të shihte zgjuar të kërcënonte se do të çonte në zyrën teknike. Atje të priste druri, e përplasura e kokës pas murit deri sa të lodhej polici. Ne nuk flinim nga frika. Sapo dëgjonim zhurmë nëpër shkallë e fjetores apo sapo kërciste dera e dhomës, ne i mbyllnim sytë nga frika, mbulonim kokën me batanije e nuk pipëtinim se e dinim që ishte polici. Edhe kur polici merrte ndonjë të dënuar që ta çonte në zyrë teknike për ta torturuar askush nga ne nuk lëvizte kokën për ta parë.

Ishte fillimi i korrikut, data shënonte tre. Në minierë u shemb një front pune në galerinë 70/1, veriore quhej. Mali kishte zënë nën vete dy të dënuar. Njëri ishte nga Vlora, ndërsa tjetri nga Kolonja, por përpara se të arrestohej kishte qenë i internuar në Lushnje. Punuam tri ditë rresht me tre turne për të nxjerrë mineralin që binte vazhdimisht nga lart dhe më në fund e gjetëm kufomën e njërit, me sa më kujtohet Hilmi Cocka, e mblodhëm copa-copa, e futëm në një thes e hodhëm mbi vagon e nxorrëm jashtë, ndërsa tjetrin e lamë në galeri, nën peshën e malit. Të nesërmen tellalli thirri 12 emra që duhet të shkonin menjëherë në zyrën teknike. Vetëm emrin e dyve mbaj mend: Hamit Meli dhe Agim Hamiti. Ai ishte nga Dukati i Vlorës. Atë e mbaj mend që nga burgu i Spaçit ku edhe ishim njohur. Kishte qenë ushtar në Tale të Lezhës (brigadë pune) me vëllain tim, të ndjerin Vilson. Këtë radhë nuk na rrahën aq shumë. Dolëm jashtë me këmbët tona, jo si herët e tjera që mbaheshim pas murit. Na urdhëruan të merrnim plaçkat që kishim në depo se do të na transferonin. Hipëm në një makinë “Zis” të zbuluar, të lidhur njëri me tjetrin dhe na fiksuan në dy tre vende te sponti i makinës. Mondi pasi na kontrolloi një për një kyçin e hekurave u dha urdhër policëve: “Hajde, nisuni”! Na shoqëronin dy makina, njëra pas dhe tjetra para makinës sonë. Makina përpara nesh ishte e mbushur me ushtarë të armatosur. Kishin edhe dy qen kufiri të mëdhenj, pa shporta në gojë, të cilët kokën e tyre në spontin e makinës ndërsa ushtari qëndronte si statujë në këmbë me automatikun në të dyja duart. Pas disa orësh udhëtim mes malit e pishave dolëm në kampin e Gurthit. Aty kaluam rrugën që të çonte në burgun e Spaçit.  Në krah të dy godinave tre katëshe ishte një përrua i thellë ku kishin ngitur tre-katër gazerma me dërrasa ku na vendosën neve. Të nesërmen në mëngjes na thirrën në zyrën teknike për të na nxjerrë në punë. Na caktuan përsëri në zonën e dytë e cila ishte më e vështira nga të gjitha zonat e tjera. Çdo turn që dilnim në punë na thoshin:

–              Ju të Qaf Barit, rrini mirë, – e theu heshtjen operativi. – Mos nasillni turbullira se i patë shokët tuaj ku vajtën.

Miniera e Qafë Barit mori shumë jetë njerëzish. Siç edhe shpjegova më lart, dy të pushkatuarit në Kuç të Shkodrës (njëri i varër në mes të kampit) dhe tetë të dënuarit e tjerë i vrau puna në galeri, dhuna e terrori i policisë që i detyronte të futeshin në hapësirat jashtë frontit të punës për të realizuar normën e kërkuar.

Besoj se kaq është e mjaftueshme për të vënë organizatorët dhe kriminelët urdhërues përpara drejtësisë, në këtë rast karrieristi 23 vjeç Edmond Caja nga Gusmari i Tepelenës, tani me shtetësi gjermane. Kjo është një e vërtetë, e vërtetë historike, por secili nga ne duhet të dëshmojë.

Nuk mund të lë pa përmendur këtë raport i cili i përket Qaf-Barit i hartuar nga bashkëpunëtori “Liqeni” për personin tim dhe 3 të dënuar të tjerë!

 

 

Mori P.O. Miti Kuriqi

Dhënë nga B.P “Liqeni”

Raport i dt. 25.4.1984

Burimi njofton se për ktë periudhë që kam ardhë në ktë repart kam kto të dhëna:

3 – Veç atyre që u pastruan sot, është dhe nji shqori e ngushtë me kta persona – Bedri Blloshmi, Besim Albrahimi, Shaban Elezi, Guxim Kullolli, por asnjeri nga 3 të fundit pa Bedriun mbetet pa krah. Bedriu e Besimi në Spaç kan nxjerr helm nga goja gjithni dhe kanë qenë problem. Ktu unë nuk kam vrejt asnjë gja konkrete për ta por ju them se në veçanti Bedri Blloshmi asht person i rrezikshëm dhe armik i betuar.

 

Masat operative

Të dënuarit Bedri Blloshmi e Besim Albrahami do të hetohen edhe me agjenturë

Punëtori operativ, Miti Kuriqi, firma.

 

 

Marrë P.OP G. Velçani

Dhënë B.P “Besniku”

Spaç 7.9.1984

 

Raport

Burimi njofton se me datën 15.8.1984 gjatë kohës që punonte në galeri në zonën nr 21 mësoj nga i dënuari Bedri Blloshmi. Bedri Blloshmi tha: Ishalla na kap aministia që të dalim nga burgu se këtu jemi me roje pas dhe në qoftë se dalim përsëri me roje do të jemi. Unë dhe familja ime, thoshte Bedriu kemi qënë dhe jemi kundër këtij pushteti këtë e dinë të gjithë. Në një bisedë që po zhvillonte Bedri Blloshmi me Muahrrem Pecën dhe Fiqiri Roshi, Edmond Mustafaraj aty isha dhe unë aty ishtë dhe ai. Bedriu ndër të tjera tha: Ju keni mendimet tuaja dhe ato mbani për vete, unë jam kundër mendimeve tuaja, unë kam dhe mbaj mendimet e mia. Pastaj Edmond Mustafaraj duke qëndruar edhe ky në pozicionin e Bedriut tha “ehu dhe ju, ju mbani mendimet tuaja se dhe unë jam dakord me mendimet e Bedriut dhe jo me tuajën, këtu ishte fjala tek besimi që kemi shfaqnim për partinë dhe pushtetin popullor. Edmond Mustafaraj në një bisedë i thoshte atij: përsonat që kanë tentuar. Ose që kanë bërë biseda arratisjeje, bile dhe ata që janë arratisur janë detyruar të kryejnë veprime nga skamja, fukarallëku që s’kanë pasur me se të jetojnë, kanë qënë në mjerim. Ai ia kundërshtonte këto dhe i thoshte: këtu tek ne s’ka fukarallëk, skamje dhe mjerim. Si shpjegohet që gjithë ata që janë arratisur ose që kanë tentuar të arratisen kanë qënë në gjendje të mirë, bile shumë të mirë. Ai i thoshte Edmondit po t’i që ke biseduar për tu arratisur, në gjendje të mjeruar ke qënë? Edmondi nuk foli fare por thoshte “po, po ke të drejtë.” Pastaj ngaqë s’kishte ç’të thoshte tha  po ja disa janë detyruar të arratisen nga presioni i njerëzve të sigurimit të cilët i thërrisnin në degën e brendshme dhe i këshillonin, ose që i këshillonin në lagje për veprime të padrejta, prishje të rendit dhe qetësisë etj. edhe nga puna e paktë qëështë bërë me këta për edukimin e tyre. Ai i thoshte vazhdimisht Edmondit dhe i kundërshtonte mendimet e tij, po ty sa herë të kanë këshilluar dhe të kanë ndihmuar për të luftuar veset që ke patur dhe më trego konkretisht. Këta të kanë shtyrë ty për tu arratisur apo je shtyrë nga motive të tjera? Jo thoshte Edmondi me mua është bërë punë shume edukative, pra ata që Edmond i pohonte më mbrapa i mohonte. Një ditë rreth datës 25 shtator 1984 në prezencë të Muharrem Pecës, Fiqiri Roshit dhe atij në lidhje me dënimin me vdekje të personave që u pushkatuan në revoltën e Qaf-Barit. Edmondi fliste me keqardhje dhe nostalgji për ata duke thënë: E more se s’bënë ndonjë gjë kushedi se çfarë, dhe mos e zini më në gojë duke u nxehur i lëvdëronte duke thën se ata kanë qënë djem të mirë etj.

“Besniku”

Sqarim:

1)            Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim.

2)            Edmond Mustafaraj është nga Gjrokastra, dënuar me 13 vjet heqje lirie për tradhëti dhe sjellje të padenja në shoqëri.

Vlersim

Raporti ka vlerë operative sepse tregon reagimin armiqsor të Bedri Blloshmit dhe Edmond Mustafarait, të cilët qëndrojnë në këto pozita dhe e thellojnë këtë veprimtari të tyre.

Detyra:

Të ndiqni me kujdes në çdo rast bisedat e ktyrë të dënuarve që mund të bëjnë veçmas ose me të dënuarit e tjerë. Të na njoftoni për veprimet që kryen dhe shprehjet që përdorin.

Masa operative:

1)            Me të dhënën të njihen drejtuesit e degës të P.brendshme

2)            E dhëna të shtypet në dy kopje dhe të vendoset në dosjen e informatave sipas personave përkatës

3)            Të futet agjenturë tjetër në drejtim të tyrë.

 

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

Shënim:

1)            Të shtypet në dy kopje për Bedri Blloshmin dhe Emdond Mustafarajn.

Kryetri i degës P.Brendshme

Bajram Pelo

Datë 15.10.1984

 

I n f o r m a c i o n

Në bisedë më të dënuarin Shyqyri Rroshi nga rrethi i Fierit, më datë 10.10.1984 më tha: unë punoj në një galeri e në një brigadë me Bedri Blloshmi, Konstandin Gjordenin dhe Edmond Mustafarajn. Shpesh i dëgjoj që flasin kundër pushtetit popullor dhe konkretisht Bedri Blloshmi. “unë jam dënuar 25 vjet dhe nuk çaj kokën pse jamë dënuar. Nga këta nuk pres lirim. Më ka pëlqyer jeta perëndimore prandaj kam dashur të shkoj andej. Kam deklaruar që këtë pushtet nuk e dua. Konstandin Gjordeni, vetëm kur të vdesë i madhi fare kam shpresë se diçka do të ndryshojë edhe për neve, ndryshe nuk ka lirim për ne. Këtu do kalbemi. Edmond Mustafaraj, këta (nënkupton organet e diktaturës) se proletariatit po na marrin shpirtin. Po na shfrytëzojnë si skllevër vetëm të këqija po shohim prej këtyre. Unë vërtetë jam dënuar përfundoi shyqyriu port ë gjithë familjen dhe farefisin i kam me pushtetin popullor.

Enver Shehu

Shënim:

1)            Shtype në tre kopje për tre të implikuarit

2)            Studjoje Fiqiri Roshin për interes tërheqjeje ne bashkpunim

Kryetari i Degës të Punëve të Brendshme, Bajram Pelo, Datë 15.10.1984

 

 

“Sekret”. Ekzemplar nr. – Spaç më 17.10.1984

Informacion

Nxjerrë nga biseda e të dënuarit Enver Shehu me të dënuarin Agron Faria i cili i ka thënë se: unë e shoh se këtu ka plot njerëz që nuk e duan pushtetin popullor dhe sido që vetë punoj në galeri e lodhem, por me urrejtjen që kam me këta unë nuk bashkohem kurrë. Ata flasin pa të keq, në rrethe të ngushta e kudo në galeri. Para një jave punoja në nivel të galeria 21 horizonti 700. Aty tek furneli ishin mbledhur Ymer Myrtja, Edmond Mustafaraj, Edmond Nauni e Bedri Blloshmi. Fjalën e kishte Ymer Myrtja. “Çfarë punë kërkojnë këta nga neve kur nuk na japin as bukë të ngopim barkun. Buka nuk na del dhe punën e kërkojmë. Unë, tregoi Agroni i thashë se buka na del. 950 gramë janë boll. Pusho ore ti, na tha Ymeri se buka nuk na del. Të gjithë ankohen dhe ty të dalka boll. Po rren se dhe ty nuk të del apo ke frikë të flasësh. Vazhdoi muhabetin për këtë problem dhe shprehim pakënaqësi.” Isha bashkë me Edmond Mustafarain nga Gjirokastra tregon Agroni, po bisedonim për çështje lirimi. Edmoni më tha: “ tjetër lirim nuk ka, ishalla vdes ai i madhi dhe kështu ke për ta parë sesi lirohemi.”

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Sekret. Ekzempla Nr. Spaç 23.10.1984

I n f o r m a c i o n

Nxjerrë nga e dhëna e Enver Shehut i cili informon: para disa ditësh kur po pregatisja materialet për këndin e mulacionit i dënuari Mehmet Merxho më shikon në dorë disa shifra krahasuese të arritjeve të sotme me paraçlirimit. Duke parë numrin e nxënësve dhe të shkollave në krahasim me vitin 1938 më thotë: atëherë tre shkolla e gjysëm ishin sot nuk i sheh? Ja gjithë këto shkolla (tregon me dorë kampin e ordinerëve dhe kapanonet) ku mësojmë ne. Ditën kur u hap spartakiada Mehmet Merxho i thërret Bedri Blloshmit të cilin e ka shok të ngushtë “ hajde të shohim spartakiadën” “unë nuk dua të shoh asgjë nga këta qenër, s’më ka marrë malli.” Bashkë me Agronin ishte dhe Gëzim Bega. Gjithashtu Mehmet Merxho një ditë tjetër i thotë me ironi Shahin Zenelit që ka bërë burg në Jugosllavi. Këtu je rehat e bën burg në vendin tënd, jo si në Jugosllavi që të thyenin kokën me panine. Mehmet Merxho është shumë negativ flet edhe bën agjitacion dhe ka shoqëri shumë me Bedri Blloshmin.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

 

“Sekret”. Spaç më 23.12 .1984

 

E k s t r a t

Nxjerrë nga e dhëna e të dënuarit Muharrem Peca dërguar krytarit të degës punëve të Brendshme datë 19.12.1984.

Bedri Blloshmi në një bisedë që po bënte me Edmond Mustafarain i thotë me kë je ti, me ne apo me të kuqtë, e kishte fjalën për policinë. Ai kishte thënë që unë jam me policinë, Bedriu kishte thënë shife se si të kanë rrahur, kurse Vasillaqi i kishte thënë se unë ja bëra vendin vehtes prandaj më kanë rrahur.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Dhënë B.P “Spinoti”. Marrë P.OP G.Velçani

Spaç 7.3.1985

R a p o r t

Burimi njofton se si në datën 7.3.1985 duke qëndruar në front Mane Çela tha, më duket se ky e kishte fjalën për Spinotin, na ka bëra lanet, kurse Bedriu i tha për mua se është shumë djalë i mirë, pse flet kështu. Mania tha, unë flas se e kam parë që ka hyrë në dhomën e operativit. Ai i tha që pse të gjithë ata që hynë atje janë spiunë? Mania tha po pse nuk më thërrasin mua. Ai i tha unë pata një hall për të cilin nuk jam i detyruar të jap llogari. Mania tha unë këta i njoh dhe nuk kanë ç’të më bëjnë. Ai i tha mos më provoko ti që po shan operativin dhe qeverinë, ua thuaj në sy dhe mos më thuaj mua. Mania tha unë ua kam thënë dhe ua them prap. Mania vazhdoi dhe tha se unë po të rroja me frikë më merrte lumi prandaj ata e dinë veten se cilët janë. Ai i tha paska arritur komanda dhe kuadrot e saj ti vlersosh ti. Bedriu po dëgjonte me vëmendje, mbasi dëgjoi mirë tha në anën time ti mos del krah tyre se këta janë ashtu siç thotë Mania, prandaj i lini muhabetet dhe boll vazhduat. Ai i tha unë nuk komandohem nga ty dhe të dëgjoj se je më i madh dhe të respektoj por unë nuk do t’i flas kurrë, Mania të mos më provokojë më mua, dhe çfarë të ketë në adresën time të komandës tua thotë këtyre, por bën muhabet këtu. Mania u hodh dhe tha se thua ti se unë kam frikë nga këta. Ai tha, mirë mirë!Në front bëhet agjitacion dhe propagandë 8 orë, Bedriu thotë s’kanë ç’të më bëjnë se kam 25 vjet në kurriz.

“Spinoti”

Sqarim:

Mane Çela është nga Fieri, dënuar në 1982 me 10 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë armiqsore. Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, shtresë e pasur, dënuar në vitin 1976 me 25 vjet heqje lirie për sabotim në ekonomi.

Vlersim:

Raporti ka vlerë operative sepse tregon urrejtjen prej armiku të klasës dhe armiqsi ndaj partisë dhe shtetit tonë socialist.

Detyra:

Vazhdoni bisedën me Mane Çelën dhe shikoni se cilët persona të tjerë marrin pjesë dhe bëjnë agjitacion.

Masa operative:

  1. Me të dhënat të njihet kryetari D.P.B.
  2. E dhëna të shtypet në dy kopje për të implikuarit dhe të vendoset në dosierin e informatave

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Deklaratë

Deklaroj se më datën 18 dhjetor kam qënë turni i dytë kur kam dal nga puna, tek vendi i rreshtimit kam takuar Bedri Blloshmin dhe Agim Hamitin. Agim Hamiti shprehte nga goja se sot tre vjet ka vrarë vehten Mehmet Shehu. Bedri Blloshmi u hodh edhe tha: “kush ka vrarë vehten? Prap ashtu vlet ti Agim? Mehmetin e vranë vetë këta sepse ai e kishte shumë frikë. Unë thash kush është ai që e vrau. Ai tha që e ka vrarë Enveri sepse ai e dinte që Mehmeti do ta vriste dhe e vrau më përpara. Bedriu tha se jugosllavët që vrasja e Mehmetin është bërë nga mbrapa shpinë. Agim Hamiti u hodh dhe tha se edhe mua kështu më kanë thënë. Pastaj Agimi filloj të thotë që ky dihet që e ka persekutuar në embrion. Bedri Blloshmi tha që këta më vranë vëllanë me të padrejtë, më sekuestruan plaçkat dhe ç’gjetën. Nuk lanë poshtërsi pa bërë këta. Agim Hamiti tha edhe neve na kanë sekuestruar komplet shtëpinë. Në veprat e tij ai thotë në rendin socialist nuk ka taksa, kurse këtë punë që bëjmë ne dhe nuk marrim gjë nuk e quan taksë. Me 29 nëntor 1984 kur bëhej parade është ulur bashkë me Bedriun, unë thash sa gjë e bukur kjo tribuna. Bedriu me inat tha: “ku e kanë bukurinën o qorr. Po a e shef në surrat dhe mendo sesa i poshtër qëështë? E kuptova dhe i thash për cilin e ke fjalën. Ai më tha për këtë që rri aty. E kishte fjalën për udhëheqësin kryesor. Me datën 15, ditën e premte turni i tretë, vjen Bedriu në front se jemi afër dhe u hap fjala për filmin grek që dha televizori (Karafili i Bardhë) që bënte fjalë për një organizatë komunistësh dhe veç të tjerash i tha Roland Toles që këtu te ne vetëm Qemal Stafa ka qënë komunist Koçi Bako etj. dhe këta i vranë se e panë që ishin shumë të zgjuar dhe Qemali do të ishte në vendin e Enverit. Kurse për Anastas Lulon, Ymer Dishnicën, Bahri Omarin i tregon veprat e tij sikur këta kanë dasht të devijojnë vijën e partisë. Bedriu tha që ai nuk ka turp. Po të kishte turp ai nuk e vriste burrin e motrës të vet e ç’pret më nga ai? Rolandi tha që nuk e kanë të gjatë më, boll më, përherë e me poshtërsira po e shef që i vjen fundi dhe po përdorin dhunën duke e mbajtur në presion por do të vijë dita që do të përfundojnë të gjithë. Bedriu hapi dhe punën e personave që ndihmojnë organet e shtetit. Duke thënë se këta të poshtër kur nuk ishte huri në fuqi këta rrinin urt e nuk na dilnin përpara kurse tani Hamdi Martini, Haki Shtubina bëjnë shumë numra dhe e mbajnë kokën lart. Bedriu tha që po u kthye ku do të futen këta se kemi për t’i zhdukur fare. Hapi dhe biseda për ordinerët duke thënë i mbytën në drru duke i rrahur. Këta janë të pamëshirshëm kurse Rolandi tha që këta nuk dijnë të edukojnë më njeriun por duan të shfrytëzojnë deri në palcë derisa ta bëjnë atë të pavlefshëm për familjen dhe për vetvehten. Pastaj Bedriu tha që shumë mirë sepse ata janë njerëz megjithse aty sundon ligji i xhunglës. Bedriu tha për Josifin, (shefin e policisë) që ai duket në fizionomi dhe fytyrë qëështë i poshtër dhe kanë kohë gojë e flasin për Jugosllavinë që burgjet janë kështu apo ashtu. Nuk shohin poshtërsitë dhe krimet që po bëjnë me njërëzit këtu. Në këtë moment erdhi brigadier i lirë dhe e lanë bisedën përgjysëm.

16.3.1985, “Spinoti”, Fidel Kapxhiu

 

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi i dënuar për sabotim.

Agim Hamiti dhe Roland Tole dënuar dhe këta për politikë. Të tre vuajnë dënimin në repartin 303 Spaç.

Detyrat:

Shiko bisedën që zhvillojnë këta të dënuar dhe më informo për gjitshka, dhe më të dënuarit e tjerë që merren gjithashtu.

Mendimi Operativ:

Me të dhënat të njihet K.D.P.B si e dhënë të shtypet në tre kopje të infomacionit

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

 

Dhënë B.P “Spinoti”

Marrë P.OP G. Velçani

Nëpërmjet kutisë postare

Spaç më 4.3.1985

 

R a p o r t

Burimi njofton se si më datën 18.2.1985 në mensën e kampit erdhi Bedriu me Mehmet Merxhon dhe me takon. Bedriu më ftoi për dreke dhë në tavolinë u hap fjala për amnisti nga Mehmeti, kurse Bedriu i tha “mbylle gojën dhe të kesh turp kur flet për lirim.” “Të flasi ai po hajde se nuk i njeh, po të flasësh ti që je 43 vjeç”? Ai tha. Dhe nuk dihet dhe mund të lirohemi dhe pastaj të pijmë nga një gotë raki. Bedriu i tha megjithëse ai (bëhet fjalë për mua) është ordiner dhe po doli nga burgu e ka mendjen për vagabondllëqe, kurse ne kemi hak për të marrë kundra qeverisë sepse nga kanë vrarë njerëzit dhe na kanë plaçkitur. Mehmeti i tha që sot nuk diskutohet këtu dhe të mos bisedohet me njeri tjetër. Ai it ha që unë çdo muhabet e le këtu në tavolinë. Ai i tha prap që tani unë po iki se jam turni i dytë dhe u çuam.

“Spinoti”

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim ekonomik, rrjedh nga një familje e pasur, në ngarkim të tij disponojmë edhe të dhëna të tjera.

Vlersim:

Raporti ka vlerë operative sepse tregon armiqsinë e grumbulluar prej kohësh tek Bedri Blloshmi kundër partisë dhe shtetit.

Detyrat:

Bedriut t’i hapni biseda për masat e marra nga Partia dhe Shteti për përmirsimin e gjëndjes së punonjësve, si dhe për përparimin që ka bërë vendi ynë. Shihni reagimet, dhe njëkohësisht edhe se me cilët persona të tjerë bisedon dhe propagandon armiqsinë e tij.

Masat operative:

1)            Me raportin të njihet kryetari i D.P. Brendshme

2)            Raporti të shtypet në një kopje dhe të vendoset në dosjen informative për Bedri Blloshmin.

3)            Të merret në përpunim 2A.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

Shënim: Bedri Blloshmi dyshon tek B.P për këtë ky të jetë nën tërheqje dhe i fyer për këto akuza që i bëjnë dhe porositë që i japim.

Kryetari, (Firma), 4.3.1985

 

Operativit të Repartit

I n f o r m a c i o n

Në bisedë me të dënuarin Anastas Dhami nga Pogradeci, në datën 5.I.1985 në galeri më tha: “këta mburren me një pallat 15 katësh, kurse në Neë York janë me qindra palate 50-100 kate. Këta nuk kanë më ç’të na japin për të ngrënë, na vdiqën me marmalatë. Këtu tek ne nuk i lënë të rinjtë të vishen si të duan, me pantallona të gjëra dhe vajzat me fustan të gjataë. Në asnjë vend të botës nuk ka dënime politike, vetëm këtu tek ne na morën shpirtin nëpër burgje, dhe kufijtë  nuk i lenë të hapët të ikin njerëzit nga të duan, dhe sikur të happen kufijtë të gjithë shqiptarët ikin, s’mbetet asnjë këtu. Aty ishin Edmon Mustafaraj, Bedri Blloshmi e Ilirjan Manushi. Ilirjan Manushi it ha Edmond Mustafarait, se me këtë pushtet nuk pajtohem kurrë, se na vdiqn nëpër burgje, na kanë dënuar kot pa bërë asgjë. Bedri Blloshmi thoshte se ishalla nuk del asnjë vagon kokër piriti se ne vdesim, mezi e nxjerrim dhe këtë e hanë të huajt. Porsa shkrova në këtë letër mbaj përgjegjësi.

Deklaruesi, Agron Faria, Datë 5.I.1985

Sqarim:

1)            Anastas Dhami është nga Pogradeci, me arsim 9 klasë, arrestuar në vitin 1981 dhe dënuar me 20 vjet heqje lirie për tentativë arratisje. Aktualisht ndiqet në 2A për këtë tendencë.

2)            Ilirjan Manushi është nga Tirana, me arsim tetë klasë, arrestuar më 1981 dhe dënuar me 16 vjet heqje lirie për pregatitje për arratisje dhe vjedhje të pasurisë socialiste. Në ngarkim të tij disponojmë materiale dhe së shpejti do të merret në përpunim.

3)            Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, arrestuar në vitin 1976 dhe dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim në ekonomi. Në ngarkim të tij disponojmë material.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Dhënë B.P “Spinoti”

Marrë P.OP. G. Velçani

Spaç 4.3.1985

R a p o r t

Burimi njofton se si më datën 21.II.1985 vajta në ndihmë tek fronti i Bedri Blloshmit: kjo qeveri do që njerëzit t’i degjenerojë. Edmond Mustafarai tha që udhëheqësi kryesor i partisëështë imoral, prandaj dhe ne do të na bëjë imoralë. Edmondi tha që Ali Pasha ka luftuar më shumë se këta dhe këta nuk e kanë future në histori. Bedri Blloshmi tha për udhëheqësin që ai vrau Mehmetin, dhe kur vjen puna e intrigon ndryshe. Ai tha që këto punë nuk i di as ti as Mondi. Bedriu tha ti flet pa përgjegjësi dhe tjetra je injorant në disa drejtime. Ai tha që unë mund të jem injorat, këtë se vë në dyshimn. Këtu biseda u ndërpre se erdhi brigadieri i lirë. Bedriu vazhdon të më flasë çdo ditë dhe është e pamundur të flasë një ditë.

“Spinoti”

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim në ekonomi, në ngarkim të tij disponojmë materiale operative.

Edmond Mustafarai është nga Gjirokastra, dënuar dhe ky për krim kundër shtetit, dhe në ngarkim të këtij disponojmë materiale.

Vlerësim:

Raporti ka vlerë operative sepse tregon agjitacionin dhe propagandën e mprehtë armiqsore në drejtim të udheheqësit kryesor të partisë.

Detyrat:

Të kontaktoni shpesh me të dënuarit e mësipërm duke qënë të pranishëm nga bisedat që zhvillojnë, u hapni biseda për politikë që ndjek partia dhe shtetet fqinjë, për masat që ka marrë partia brenda vendit, shifni reagimin e tyre dhe na raportoni.

Masat Operative:

1)            Me raportin të njihet kryetari i D.P. Brendshme

2)            Raporti të shtypet në dy kopje për të implikuarit dhe të vendoset në dossierin e informacioneve.

3)            Në drejtim të tyre do të drejtohet dhe bashkëpunëtori B.P “Vetëtima” dhe do të pregatiten materialet për marrjen në përpunim sepse mund të kalojë në organizim.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani.

 

 

Dhënë B.P “Spinoti”

Marrë P.OP. G. Velçani

Spaç 20.3.1985

R a p o r t

Burimi njofton se ai më datën 20.3.1985 duke qënë në frontin e punës, vjen zjarrmëtari i cili quhet Bardhok. Bardhoku tha se ju që jeni nga ana e jugut, jeni në burg dhe ka shumë të dënuar nga jugu. Bedriu tha pse nga Mirdita nuk ka? Dhe i përmendi disa emra. Pastaj Bedriu i tha: “po ato kullat që janë matanë fshatit të kujt kanë qënë. Bardhoku i tha kanë qënë të disa këlysheve që kanë ngordhur. Bedriu i tha që ata nuk kanë ngordhur por janë atje ku bëhet jeta, kurse të tjerët i kanë vrarë. Mane Çela i tha se ato janë kullat e Markagjonëve. Bardhoku nuk foli më se e kuptoi se bënte biseda me zarar. Këto muhabete janë zhvilluar në orën 10 në frontin e punës. Kur ata diskutonin ai rrinte mënjanë dhe indifferent, nuk mori pjesë e nuk foli asnjë fjalë.

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi, dënuar në vitin 1976 me 25 vjet heqje lire për sabotim në ekonomi. Së shpejti do të merret në përpunim 2/A për agjitacion dhe propagandë armiqsore.

Vlerësim:

Raporti ka vlerë operative sepse tregon armiqësinë e këij të dënuari ndaj sistemit tonë socialist dhe përkrahjen që u bënë ai klasave të përmbysura.

Detyrat:

Vazhdoni të në informoni për ç’ka flet e bisedon Bedriu.

Masat Operative:

1)            Me raportin të njihet kryetari i D.P.B.

2)            Raporti të shtypet në një kopje për Bedri Blloshmin

3)            Të sqarohet cili është Bardhoku dhe t’i merret denoncim

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani.

 

Kjo është letra e Xhaferr Kacës që e dërgon raportimin për Bedri Blloshmin Degës së Punëve të Brendshme, Librazhd. Letra është kthyer mbrapsht dhe për të kemi një shënim të Kryetarit të Degës, Rrëshen.

Kryetarit të Degës P. Brendshme, Librazhd

Raport me datë 31.3.1985

Burimi njofton se më datën 29.3.1985, Nebi Dosku nga fshati Dorëz i vjen në takim familja e tij. Në këtë rast Nebiu pregatit një drekë, Muharrem Sina nga Lushnja si rreth miku pasi ai lirohet tani së shpejti se plotëson dënimin, megjithë një shokun e tij Haki Shtubina nga Shkodra. Drekën e pregatit në kuzhinën personale Nediu bashkë me mikun e tij Bedri Blloshmi nga Bërzeshta dhe shokun e tij Mehmet Merxho nga Pogradeci. Ndihmojnë njëri-tjetrin dhe gatuajnë disa lloj gjellërash. Nebiu si krahinar më të afërt më fton edhe mua në këtë drekë. Në kohën që ne kemi vënë në tavolinë për të ngrënë ku ishte ulur Muharrem Sina, Haki Shtubina, Nebiu po sillte gjellët në kuzhinë. Ai u vonua, kur pas pak vjen i nevrikosur dhe i mërzitur shumë. Ç’ke, i thamë Nebiut që je prishur kështu në fytyrë. Ai na tha se ju do t’ua tregoj drejt si është puna që u vonova. U zura me Bedri Blloshmin dhe Mehmet Merxhon se nuk duan të vijnë për drekën që i kam ftuar e më kanë ndihmuar ata se i kam miq. Ata më thanë cilin ke ftuar tjetër veç Muahrremit. Unë u thashë kam ftuar Xhafer Kacën dhe Haki Shtubinën. Ti ke bërë shumë gabim që ke ftuar Xhaferr Kacën se ata janë si komunista me idealin e partisë, kurse ne të dy kemi tjeër ideal, nuk puqemi me partinë dhe nuk pajtohemi kurrë sa të jemi gjallë me ata e me rrugën e partisë. Prandaj nuk hamë as bukë bashkë në një tavolinë etj. Ata folën hapur të gjithë pakënaqësitë, thanë se Xhaferr Kaca dhe Haki Shtubina janë spiunët e partisë dhe komandës. Ata e dinë se neve si duam por s’ka ardhur koha prandaj i lenë të lirë. Nebiu tha pastaj se kur juve qenkeni kështu as unë nuk ju dua më si miq as këtu as në shtëpi prandaj i bëra lanet përgjithmonë. U ndava sot e përgjithmonë me ta. Kështu ne pasi dëgjuam mirë Nebiun vendosëm që të jamë. Në këtë kohë Nebiu fton Haziz Kullollin nga Gramshi meqë s’erdhën ata. Këto dy biseda vazhduan biles vajti dhe Hazizi për t’i lutur por ata nuk pranuan të vinin as me atë. Unë i kisha të qarta si më parë dhe tani që dalin hapur se kush janë Bedri Blloshmi dhe Mehmet Merxho seç brumë janë, por mos biem në sy të tjerëve e vet këta mos kuptonin sesi janë, prandaj patën shkëmbyer muhabete dhe cigare njëri me tjetrin. Kurse tani që këta dolën hapur ashtu siç prisja të dilnin, të ngjallnin vrer dhe papajtueshmëri me vijën e drejtë të partisë së punës tonë, as që dua tua shoh sytë e as të flas me ta. Njëkohësisht bëra njoftimin e operativit të repartit si dhe juve po iu shkruaj që të dini për Bedri Blloshmin se si gjendet e kush është tani, sesa larg rrugës ka shkuar meqë ky është nga rrethi ynë Librazhd. Pseudonimin nuk po ta shkruaj, nuk di sigurisht që të bie në dorë vetëm ty si kryetar, por po të shkruaj emrin tim.

Xhaferr Kaca

 

Dhënë BP. “Sopoti”. Marrë P.Op. G. Velçani. Spaç më 9.4.1985

R a p o r t

Burimi njofton se më datën 29 vjen familja e Nebi Doskut në takim. Në këtë rast përgatit një drekë sëbashku me Bedri Blloshmin dhe Mehmet Merxhon, gatuan bashkë me materialet e Nebiut disa lloje gjellësh sepse janë dhe miq të afërt dhe bisedonin që t’ia shtronin me rastin e lirimit të Muharrem Sorrës nga Lushnja për të ftuar bashkë me shokun e tij Haki Shtubina. Nebiu tha dhe për mua meqë jemi nga një krahinë po sa tha për mua dhe për Hakiun të tjerët kërcejnë përpjetë dhe i thonë këto fjalë Nebiut, se ti po ftove këta, Xhaferrin dhe Hakiun dhe nuk do të vijmë se nuk hamë bashk me ta se ata janë spiunë të komandës e të partisë, kanë tjetër ideologji kurse ne jo. Jemi gjithmonë kundër partisë se këtyre nuk pajtohemi për vdekje me ata e për shumë gjera të tjera. Nebiu vjen i kërcënuar dhe i prishur në fytyrë tek ne që prisnim në tavolinë si unë, Muharremi, Haki Shtubina dhe Azis Kullolli të cilët e pyesim Nebiun se ç’kishte ndodhur i cili tha se ju do t’iu tregoj drejt se si qe vonesa sepse jam i mërzitur dhe na i tregoi të gjitha si më lart. Unë tha Nebiu u thashë që ju kur jeni kështu dhe unë nuk iu kam miq. Të mos ua shoh më sytë. Unë i kisha parasysh këta se kush janë, por desha të mos bie në sy nga të tjerët derisa ata dolën aty ku desha unë.

“Sopoti”

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi dënuar me 25 vjet heqje lirie për sabotim ekonomik. Aktualisht në drejtim të tij kemi materiale dhe së shpejti do ta marr në përpunim.

Vlerësim:

Raporti ka vlerë operative sepse tregon armiqësinë e Bedriut ndaj Partisë dhe Shtetit dhe personave që ndihmojnë komandën dhe urrejtja që ka ai ndaj tyre.

Detyrat:

Kur t’iu jepet mundësia me të dënuarit e mësipërm duke iu thënë pse nuk pranoni të mblidhemi bashkë se dhe ne të dënuar si Bedriu jemi e ju të tjerët dhe shikojmë punën tonë dhe nuk merremi me ato punë që iu shkon mendja juve, duke u thënë se juve jeni provokatorë dhe në fyeni pa të drejtë.

Masa Operative:

1)            Me të dhënat të njihet kryetari i D.P.B.

2)            Raporti të shtypet në një kopje dhe të vendoset në fashikullin e informatave.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Dhënë B.P “Plepi”. Marrë P.OP. G. Velçani. Spaç më 12.4.1985

R a p o r t

Burimi njofton se sot më datën 12.4.1985 kur turni hante mëngjesin ai vendoste të dënuarit në rrjesht për të marrë bukën. Ishte përballë derës së mencës. Bedri Blloshmi, kur po ulej për të ngrënë thotë gëzuar o shokë dhe mori lugën për të ngrënë ushqim. Ai pasi ishte 10-15 metro larg dhe dera kishte lëvizje nuk mundi ta saktësojë cilët ishin afër Bedriut kur foli por vajti atje ku hante bukë dhe afër ishte Fidel Kapxhiu, Hamdi Martini, për të tjerë nuk mund të flas se kishte lëvizje. Xhaferr Kaca thotë se Bedri Blloshmi dje me datë 11.4.1985 kur erdhi nga puna, Mehmet Merxho e priste në rrugë dhe u përqafuan me njëri-tjetrin duke shtrënguar duart. Et’hem Ibrahimi ka thënë një shokut të vet që sot unë të jap dhe shpirtin. Këtë e thotë Skënder Skënderi. Et’hem Ibrahimi e përsëriti dy herë, ç’kanë këta sikur plasi peshku! Këtë e ka dëgjuar Sami Sulku.

“Plepi”

 

 

D e k l a r a t ë

Unë i dënuar Sami Sulku, deklaroj, vërtetoj se Bedri Blloshmi më datë 12.4.1985 ora 05:30 e mëngjesit kur po hanim bukë tha: “Hajdeni Shokë gëzuar, sot kemi festë!” Bedri Blloshmi flet shpesh herë kundër pushtetit dhe duke thënë që unë këtë qeveri nuk e dua se më kalli në burg, më ka pushkatuar dy vetë nga shtëpia. Enver Hoxha është i pamëshirshëm, por duhet durim se nuk do vonojë dita jonë. Të gjithë të mëdhenjtë janë hajdutë, të pabesë e të marrin më qafë kot. Ja ata po tradhëtojnë një e nga një, këto fjalë mua mi pat thënë shpesh herë se tek ti kam fituar besim se unë thashë se ti Bedri je i zoti dhe vdekja e udhëheqësit të dashur Enver Hoxhës, Bedri Blloshmi, Et’hem Ibrahimi, Ramazan Spahiu, Agim Hamiti, Ded Miri, Ilir Manushi, Mane Çela, Edmond Naumi, Edmond Mustafarai, Jani Zoga janë gëzuar dhe janë në humor. Po kështu dhe Anastas Dhëmbi flet për brigadën time. Luan Ndreu bisedon sëbashku njëri me tjetrin, flasin, qeshin, bëjnë shaka dhe hedhin nga një fjalë si me shaka.

I dënuari, Sami Sulku. Data 12.4.1985

Bedriu mëson gjuhë të huaja me Musa Hoxhën gjatë natës. Ata nuk flenë dhe një i dënuar i cili vjen dhe rri në dhomë nuk ua di emrin. Unë Bedriun e kam parë të mbajë një sëpatë me vehte dhe një natën para dy javëve duke thënë se nqs. do na vijë oficeri Nuja do më kërcënojë, neve do t’i biem se nuk po na lënë rehat. Tashti kemi rënë rehat se e hoqën Nuen nga puna. Zef Zefi nuk më bie në qafë, është i mirë Bedriu gjithmonë mundohet që të mos të realizohet plani i shtetit, bën propagandë edhe me të dënuarit e tjerë, të mos realizohet plani i brigadës. Kërkon t’i kundërvihet Vathë Fushës por këta kanë përkrahjen e Luigj Mirit si numërues, i jep vagona tepër Bedri Blloshmit, Roland Toles, Marash Kumbllësh, Gjon Jakut dhe duke thën Luigjit se unë kam influencë në komandë dhe nuk më thotë gjë për këta persona si Bedri Blloshmi, Roland Tole, Marash Kumblla, Luigj Miri, Nikolin Kurti, flasin kundër Dhimitër Stefës duke thënë se ai është spiuni komandës.

 

Dhënë B.P. “Spinoti”. Marrë P.OP. G. Velçani. Spaç më 12.4.1985

R a p o r t

Burimi njofton se më datën 11.4.1985, në vendin para derës në kuzhinë, në mensë, mbasdite, kur u kthye turni i parë nga puna, Mehmet Merxho po priste Bedri Blloshmin me gëzim duke qeshur. U përqafuan të dy do t’i tregonte lajme të mirë në radio pak më parë për vdekjen e udhëheqsit kryesor të partisë. Të dy bashkë të kapur dorë për dore duke qeshur u futën në mensë për të ngrënë drekë bashkë. I quajturi Fuat Baçi bëri takim me familjen mbasdite të datës 11 prill kur ai ishte dezhurn në 12 të natës e shikoi Fuatin duke shkruar në krevat, i afrohet dhe e pyet pse shkruan natën, Fuati me sy të lotuar i tregon atij se djali i kishte ardhur në takim ishte me sy të përlotur se kishte mësuar rrugës për vdekjen e udhëheqësit kryesor të partisë. Sa keq i kishte ardhur dhe i tha se ai u rrit me partinë dhe jo me mua. Prandaj do t’i bëj një kopje telegrami që t’ia dërgojë partisë, ai i tha mirë, shkruaj meqë e ke kështu punën.

Sqarim:

Bedri Blloshmi është nga Librazhdi me 25 vjet heqje lirie për sabotim ekonomik, aktualisht në drejtim të tij disponojmë materiale dhe të merret në përpunim urgjentisht. Mehmet Merxho është nga Pogradeci dënuar në vitin 1975 me 20 vjet heqje lirie për sabotim në ekonomi dhe agjitacion dhe propagandë armiqsore.

Vlerësim:

Raporti është i rëndësishëm sepse tregon urrejtjen prej armiku klase ndaj udheheqësit kryesor të partisë.

Detyrat:

Të na informoni vazhdimisht për bisedat që do të zhvillojnë këta të dënuar.

Masa operative:

1)            Me raportin të njihet kryetari D.P.B.

2)            Raporti të shtypet në dy kopje për të implikuarit.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani.

 

11 prill 1985, Spaç

Siç e kamë thënë dhe më lart, nga Qaf-Bari kam ikur më 5 korrik 1984. Më sollën përsëri në burgun e Spaçit. Aty ku kishin qënë më parë kishin sjellë të burgosurit ordinerë, ndërsa për ne “armiqtë” ishin ndërtar disa gazerma në një përrua në krah të pallateve. Patjetër që na nxirrnin në punë në zonë e cila shfytëzoheshe nga minerali Piritit. Ishte i përzjere me shume acid dhe me temperaturë 40-45 gradë Celsius. Githmonë kur dilnim në punë rrjeshtoheshin tek një urë kafaz (që lidhte barakat tona me pallatet dhe komandën). Ishim duke pritur policinë të cilët na thoshin sapo vinin ju të Qaf Barit “rrini urëtë, po të doni provojeni prapë”. Të gjithë ne sa ishin nuk flisnim fare. Kështu të friksuar nën presionin e policisë kalonin ditë javë e muaj nën një monotoni të vazhdueshme. Ditën e 11 prillit ishin turni i parë. Punoja në galerinë 20 e vjetër. Mbasi pastruam frontin e punës, isha bërë gati dhe prisja të vinte ajri (i kompresorëve) për të bërë birat e plasjes. Prita sa prita, e pash që koha po kalonte dhe dola jashtë nga galeria të interesohem si është puna. lart në kodër pashë shumë levizje, shumë policë dhe civila. Ishte një situatë e pazakontë, thërras policin dhe e pyes per ajrin se pse nuk ka ardhur? E kisha 10-15 metra larg kur më vërsulet “Ik qërrohu, futu brenda në galeri”. Në krah të galerisë 20 ishte një kapanon ku rrinin ushtarët (jashtë rrethimit). Sapo u ktheva për tu futur në galeri pashë nga kapanoni se flamuri ishte ulur gjysëm shtizë. Për momentin shtanga në vend, kuptova që diçka kishte ndodhur. Nxitova dhe u futa brenda, vajta në frontin e punës të një shoku dhe i them se çfarë kisha parë. “Ai ma ktheu ty të bëjnë sytë dhe nuk e besoi se kishte ndodhur kjo gjë”. “Ymer i them dikush ka vdekur se nuk ka pse të ulet flamuri”. “Mirë mirë më thotë ai ishalla është ashtu siç thua ti”. Pas pak na lajmëruan ta lëmë punën dhe të dalim jashtë. Pak nga pak u mblodhëm të gjithë dhe dukeshe qartë se policët dukeshin të lotuar, civilat ca më keq. Pasi na numëruan na nisën për në kamp. Sapo u afruam pamë se në kamp ishin mbi 20-30 policë dhe civila, altoporlanti i varur në degën e një plepi vajtonte muzikë funebër. Sado që ne mundoheshin ta fshehnim gëzimin ishte e pamundur. Nuk mund ta zotëronim vehten. U takuam me disa shokë dhe porositëm njeri-tjetrin të mos binim në sy se ajo që ne kishim lutur gjithmonë, kishte ndodhur. Diktatori kishte vdekur. Mendonim se si do rridhnin ngjarjet. I them një miku “shko në depo, merre sheqerin miellin dhe vajin qe kemi ruajtur për këtë ditë dhe na trazo një hallvë”. Mehmeti më qortoi “pusho se do të të vrasin, nuk e sheh si janë bërë si të tërbuar, ik shtrihu në krevat dhe fli”. “Met i them, ku më zë gjumi mua, sot është dita më e gëzur e jetës time”. Në kamp policët e civilët vijnin vërdallë me kokë ulur e nuk pushonin lotët. Atë natë nuk më zuri gjumi fare. Rrija shtrirë e mbuluar me batanije. Shume nga ne rrinim shtrirë e nuk flisnim asnjë fjalë nga frika sepse policia ishte present gjatë gjithë kohës.

12 prill 1985

Ora 5 e mëngjesit, çanga ulërinte pa pushim duke na lajmëruar se ne duhet të ngriheshin dhe të shkonim në mensë të hanim mëngjesin dhe të beheshim gati për në punë. Në mensë, pasi mora gotën e qumështit, u them disa shokëve që kisha afër “ gëzuar o shokë se kjo punë mbaroi”. U grumbulluam të gjithë mbi urën-kafaz e prisnim si zakonisht policin për të na marrë e të shkonim në galeri. Të gjithë llafosnin dy e nga dy për ngjarjen. Unë po bisedoja me Agim Hamitin dhe Et’hem Ibrahimin për gjendjen. Mendonim se në Tiranë do ndodhnin ndryshime sa më shpejt. Në kodër nga kampi tjetër u duk me llërë përveshur komandanti i togës të policisë Josif Sadiku. Ecte si i pirë. Sapo u afrua thirri me zë të ngjirur, si duket kishte qarë gjithë natën. “ Kush është Et’hem Ibrahimi”? Et’hemi i përgjigjet. Ne të tjerët na u ndal fryma. Ai i foli përsëri me ironi “hajde dalim pak matanë”. Et’hemi u bë mehit. Ai kishte dhe 6 muaj dhe lirohej nga burgu i dytë. Ikën si vetëtima ne me Gimin po bisedonim se me gjasë do ta ridënojnë prapë. Pas pak polici u duk përsëri dhe ne po vrisnim mendjen se kë do merrnin këtë rradhë. Sapo u afrua ulëriti “Ku është Bedri Blloshmi’? “Këtu” u përgjigja. “Hajde se kemi një sqarim” më tha, “të shoh të gëzuar sot, mos ke marrë ndonjë haber nga shtëpia, ndonjë fejesë apo martesë, se po të qeshin dhe veshët?” Komandant mos më bini në qafë mua sot, më lini në hallet e mia, për këtë rast nuk kam asnjë faj edhe ju e dini. “Mirë, mirë” më tha ai “hajde dalim pak matanë të sqarohemi”. Sapo kalova tek birucat pashë në shesh shumë policë e civilë që godisnin dikë, suleshin si hienat duke bërtitur dhe duke qëlluar mbi një gjë të zezë në këmbët e tyre. Unë që isha disa metra lart, i kapur nga krahët nga polici Josif Sadiku hienat në fshinë në të qindën e sekondës dhe u gjenda pranë atij që po goditej me shkelma dhe grushte. Të njejtën fat pësova dhe unë. Vetëm më qëlluan dhe nuk bënë asnjë pyetje. Unë përpiqesha të mbroja sa të mundja sytë nga goditja e këpucëve të policisë. Mbasi e panë se nuk po lëviznin fare, dikush thirri “çojini në birucë”. Na tërhqoën zvarrë deri tek biruca, na plasën brenda, mbyllën derën dhe ikën. Të dy rënkonim nga dhimjebt e trupit. Ashtu të gjakosur fytyra na u enjt përnjëherë, aq sa sytë mezi i hapnim. Et’hemi kishte dhimbje në stomak, rrinte përmbys dhe herë pas here pështynte gjak. Erdhën përsëri nga mezi i natës, kur u kthye turni i dytë. Ata që erdhën bënë të njejtën gjë që bënë policët e tjerë. Vinin çdo ditë policët e turnit të parë paradite dhe turni i dytë në darkë për të na rrahur mire e mire, e, duke na sharë, iknin. Duhet të ketë qënë data 13-14 prill. Në birucë sjellin një të dënuar tjetër Fetah Malasi. E kishin bërë copë në fytyrë. Gjakun i rridhte papushim. Mbasi u largua policia filluam ta pyesim. “Mirë more Fetah po ti çpate”? “Lere, lere më thotë se këta janë të poshtër”! “Ore këtë e dimë tha Et’hemi po ti si e patë punën?” Në kamp erdhi komisari dhe operative dhe disa civilë dhe na thanë që duhet ti bëjmë një telegram ngushëllimi asaj gorillës. Mbas ca ditësh (nuk e kujtoj se sa) na ndanë me Et’hemin dhe sollën Luan Ndreun. Sipas dokumentave të nxjerra nga dosja formulare në birucën nr.2 kishin vënë përgjues me T.O e cila lidhej me zyrën e operativit. Ja dhe përgjimi.

Ky raportim është bërë nga kryetari i zyrës teknike Dhimitër Stefa.

Spaç 11.4.1985

 

Raport shërbimi nr. 36. Data 10.5.1985

Sot më datën 12.4.1985 në repartin 303 Spaç në rajonin e banimit për krime kundër shtetit rreth orës 6:00 i dënuari Bedri Blloshmi në kohën që ka qënë duke ngrënë mëngjesin në mensë dhe kur të dënuarit e tjerë kishin ulur kokën e po hanin bukë u shpreh me fjalët: “Gëzuar o shokë”. Këtë thënie të tij e dëgjoi vetë kryetari i këshillit Dhimitër Stefa i cili infromoi menjëherë. Ky i dënuar i ka thënë këto fjalë në një kohë kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha. Ky i dënuar paraqet rrezikshmëri. Për këtë mendoj të izolohet dhe të ndiqet penalisht.

Kom. Togës. Policisë, Josif Sadikaj

Shënime të oficerit të rojes: të izolohet me 30 ditë, të përpilohen dokumentet dhe të ndiqet penalisht.

Oficeri i rojes, Refat Shkëmbi

Shënime të komandës: të izolohet 30 ditë.

 

Reparti i Riedukimit 303. Spaç më 12.4.1985

Fletë – dënimi

Për arsye se i dënuari Bedri Blloshmi ka shkelur paragrafin ______ të rregullores së reparteve të riedukimit duke prishur qetësinë e rregullin në kohën e ngrënies së mëngjesit. E dënoj me 30 ditë izolim.

Dënimi i fillon në orën 7 datë 12.4.1985 dhe i mbaron në orën 7 të datës 10.5.1985.

Komisari i repartit 303                                                                         Komandanti i repartit 303

Xhemal Zerka                                                                                            Flamur Topollaj

 

Miratohet                                                                                                                       “Sekret”

Kryetari i Degës të punëve të Brendëshme                                             Ekzemplar i vetëm

Bajram Pelo                                                                                            Rrëshen më 19.4.1985

 

Plan Kombinacioni:

Për përplasje dhe përgjim me mjetet e T.P. të grupit A të objekteve Bedri Blloshmi dhe Et’hem Ibrahimi.

Bedri Blloshmi ndiqet në përpunim aktiv 2A për agjitacion e propagandë armiqsore, ndërsa në ngarkim të Et’hem Ibrahimit disponojmë materiale për tendencë arratisje, aktualisht këta të dënuar vuajnë dënimin në repartin e riedukimit 303 Spaç. Për të vërtetuar të dhënat në ngarkim të tyre si dhe aktivitetin e përbashkët që zhvillojnë, mendojmë të bëjmë këtë kombinacion nga ana e punëtorit operativ të repartit do të merren masa që me ndonjë shak të justifikuar objektet të izolohen në birucat e repartit të cilat janë të pajisura me mjetet e të T.O. Fillimisht këtyre objekteve do tu flitet për rregullat e shkelura dhe do t’i propozohet komandës së repartit për t’i izlouar. Përgjimi do të bëhet nga ana e punëtorit operativ të T.O. Hysen Vata dhe punëtorit operativ Gramoz Velçanit në dhomën e punëtorit operativ të repartit.

Punëtori Operativ                                                                                  Punëtori operativ i T.O

Gramoz Velçani                                                                                                        Hysen Vata

 

 

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë       “Sekret ekzemplar nr.1”

Ministria e Punëve të Brendshme                              Rrëshen më 16.4.1985

Dega e Punëve të Brendshme

“Dega e Sigurimit” nr.5

Ndalohet Riprodhimi

 

Inforamcioni nxirret nga veprimi i bërë me T.O të Gr. “A” më datën 13.4.1985 midis të dënuarit Bedri Blloshmi dhe Et’hem Ibrahimit në birucat e repartit të riedukimit 303 Spaç.

Legjenda: B. Bedri Blloshmi

  1. Et’hem Ibrahimi

Nga bisedat e zhvilluara del se:

E – si duket do të ketë dëgjuar ai polici. Ai huri gjatë ka mundësi të ketë dëgjuar. Të më linin mua të… mut i bëja.

B – i futeshe?!

E – e dija unë si i bëja: vetë Ali e vetë Kadi… (qeshin). Po, po, kapterri i fundit ti qish tëmën e sëmës. Mos fol se “plasi peshku” thonë këta. (qeshin)

B – si do vijë?

E – nëse ja ky vit dhe marrin fund pastaj.

B – po se patën këta duhet ta kenë patur në ngarkim…

E – s’mund të prekë ky vetëm aq sa pati kohë… ja ore ti, ka tjetër botë ky. Ne të kemi kohë sa të stabilizohet, 4-5-6 muaj sa të stabilizohet gjëndja.

B – eee!

E – se t’i dëgjosh këta vetë do t’i bëjmë që të ikin avash avash sa të stabilizohet gjëndja. Shpëtuam nga kjo zgjedhë.

B – sa kohë ka thua që të ketë qënë sëmurë?

E – duhet të jenë bërë 4-5 muaj që ka qënë keq.

B – ky shefi policisëështë shuëm i keq.

E – e shohim këtë, e dimë.

B – a thua do të na heqin shpejt? Si thua ti?

E – jo s’ma merr mendja.

B – në vitin 1973 ka patur një goditje të fortë, por edhe në 1979.

E – të vdesin krejt, në të sëmës të venë

(flasin me zë të ulët, nuk kuptohen se ç’thonë)

B – a se di, tani jemi bërë rehat, ai iku.

E – ne s’na kanë thënë gjë

B – jo, jo, raportojnë të gjithë avash avash

E – ngrihen 13 policë për të rrahur një të dënuar, sikur rrahin pambuk.

B – ju q…. nënën ku ta kenë.

E – jo, jo (dëgjohet zëri i policëve që i flasin të dënuarve për lajmet.)

B – ç’i do lajmet? A ka lajm më të mirë se ky?

(po kalon polici)

E – vdiq diktatori, shpëtoi populli, është më ndryshe çdo gjë tani.

B – pse të na rrihnin? Të na merrnin në hetuesi dhe atje sqaroheshim pse thashë unë e pse the ti?

E –më mirë se me mvra nuk mbaj mend të kem thënë që plasi peshku.

B – ky qe shkaku që na sollën këtu

E – e kishe pranuar dhe ti.

B – shyqyr qe se kam pranuar se s’më la mendja.

E – çfarë presin këta? Që të mbajmë unë e di zi? Ata s’janë në vehte o derzi!

B – shyqyr që vdiq.

E – shshshshsht.

B – me bëmë shyqyr që vdiq.

E – (qesh) po kjo punë kështu me ty.

B – se pak zi kam mbajtur unë?

E – megjithëatë ka qënë ftohtë. Kanë veshur gjithë popullin me të zeza.

B – i ka vdekur babai.

E – i ka vdekur babai, ktej takohet me burrin.

B – në tajaret vafshin (qeshin).

E – ta qëlloj një grusht në stomak, siç me qëlluan ata mua.

B – a shpirt qeni i mutit.

E – ai ka qënë me gjithë mend shpirt katil.

B – (qesh).

E – jo vetëm të jesh gomar, por janë gomerë dhe këta që na kërkojmë të mbajmë zi.

B – e morë mirë. Popull gomar o derzi, idiot, se të jetë popull tjetër nuk i bie ndërmend.

E – shiko po s’ka për tu bërë kthesë, që herën e parë pati lëvizje (flasin për policinë)

B – Enverianët, ç’urrejtje kanë për ne këta.

E – sa rrespekt kemi ne për këta, aq kanë dhe këta për ne.

B – po ti Et’hem dëgjove se është arrestuar një grua në Vlorë? (pa rëndësi operative)

E – muzikë funebre deri në datën 18, na çanë b… 3 ditë aty dhe hajde.

B – kjo nuk ka ndodhur as në SHBA, 7 ditë zi.

E – do të mërzitet mileti tashti. Ja dhe dy-tre ditë dhe do hapin radiot.

B – këtë mos e ki merak se ka … se mbajnë dot më.

E – i bënë duartë copë deri tani, qentë, bam bam për ata që ne hamë hu.

B – si e pabesushme më duket.

E – mua më duket sikur është gjallë.

B – pas 4 muajsh vdiq.

E – ata e kanë mbajtur të fshehtë vdekjen e tij.

B – e çojnë tek varrezat e kombit?

E – në datë 15 ora 10

B – shumë e çoi shumë, 40 vjet!

E – posi more, derisa vdiq.

B – se lëshoi se s’pati interes njeri.

E – tani do të zgjidhet ai mjeshtri.

B – R…. do të zgjidhet. T’i bëjë ndonjë puç, ajo do të jetë e fortë.

E – me të marrë radio Tiranën dhe njoftojnë grusht shteti.

B – kaq e pat kjo punë.

E – shyqyr që shpëtoi populli.

B – ore ai Rexhep Kolli, ku shkoi?

E – duhet ta kenë arrestuar.

B – e marrin vetë ata, dhe bëjnë ndonjë njoftim për qeveri të përkohëshme, asnjeri mos të qarkullojë rrugës.

E – një të dhënë urdhër atij sa më parë që të zbarkojnë forcat e natos në Shqipëri.

B – (qesh) do bëhet se s’bën, kush i do këta qenër.

E – e megjithëatë janë bërë llogaritë.

B – shkatërroi kombin fare, vrau dhe burgosi për 40 vjet.

E – qante Ramizi me të madhe.

B – megjithmend? Pse nga e pe ti?

E – Ramizi u ul kështu.

B – kishte dy muaj që hiqej zvarrë, diktatori më i madh i botës.

E – Stalini më pak e mbajti. Nga 24’ deri në 53’, kurse ky e mbajti për 40 vjet.

B – ata për gjashtë muaj e bëjnë ndryshimin.

E – tani ka frikë mor burrë. Radioja na çau b…

B – qan radioja.

E – ja kështu do vazhdojë deri në datë 18.

B – Ramizi kështu del përpara Enver qe Enver vunë.

E – nuk ka faj.

B – nga është Ramizi?

E – nuk e di, atij do t’i bëjnë një puç, ta rrëzojnë.

B – që të bëhet rrëmujë.

E – kur të mblidhen ustallarët këtyre s’ua merr mendja. Brenda një viti bëhet stabilizimi i gjëndjes.

B – ashtu ëëë…?

Shënim: Ky informacion u nxuar në dy kopje dhe të vendoset në dosjet e objekteve Bedri Blloshmi dhe Et’hem Ibrahimi.

Punëtori Operativ i TO, Hysen Vata.

 

Miratohet                                                                                                                          “Sekret”

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme                                                       Ekzemplar nr.2

Bajram Pelo                                                                                                 Rrëshen më 14.4.1985

Plan Kombinacioni

Për përplasjen dhe përgjimin me mjetet e T.O stacionare të objekteve në 2A Luan Ndreu dhe Bedri Blloshmi

Objekti në 2A, Luan Ndreu e Bedri Blloshmi, zhvillojnë aktivitet të përbashkët armiqsor në formën e agjitacionit dhe të propagandës, dhe ndiqen nga sektori operativ, 303 Spaç për këtë tendencë me qëllim për të zbuluar në thellësi veprimtarinë e tyre armiqsore, si dhe për të bërë dokumentimin operativ të saj, midis këtyre dy objekteve do të kryejmë këtë kombinacion: Objekti Bedri Blloshmi është izoluar në birucat e repartit pasi ka folur “Gëzuar o shokë” në kohën kur u dha njoftimi për vdekjen e udhëheqësi kryesor të partisë. Objekti Luan Ndreu nuk ka zbatuar rregullat e regjimit të brendshëm dhe është ndëshkuar disiplinarisht nga ana e komandës së repartit me izolim. Punëtori operativ i repartit duke biseduar me policin e shërbimit për rajonin e banimit të krimeve ordinere, do t’i thotë që këta të dy të dënuar t’i futë në birucën nr.2 të repartit në preteksin se një dhomë e izolimit do të vijnë të dënuar të tjerë, kjo është e pajisur me mjetet e T.O stacionare. Përgjimi do të bëhet nga zyra e punëtorit operativ të repartit, nga ana e punëtorit të T.O Hysen Vata. Mbas kryerjes së kombinacionit mjetet e T.O do të kthehen në degë, do të nxiret infomacioni me të cilin do të njihen drejtuesit e degës.

Punëtori Operativ i rep.                                                                        Punëtori Operativ i T.O

Gramoz Velçani                                                                                                        Hysen Vata

Pergjimi

B – po çfarë tmerri atë ditë, bobo!

L – ashtu, ëëë?

B – pati ardhur dhe komandanti i kampe-burgjeve.

L – aty ëëë? (tregon për rrahjet që janë bërë në kamp dhe për izolimin në birucë.) Jo, unë e pashë në TV njëherë.

B – si e kishin vendosur?

L – dreqi e merr vesh! U merret vesh këtyre? Ishte shtrirë në arkivol, aty e pashë.

B – mbretëresha, çupa, ishin aty?

L – çupa ishte me shirit të zi.

B – q… nënën.

L – s’na e kanë hequr samarin nga kurrizi.

B – edhe Iliri ishte?

L – edhe Iliri do të bëhet dikushi, sot është 19.

B – po 19.

L – e premte a e shtunëështë?

B – vallahi se di, po e premte do të jetë.

L – në ç’orë kthehen të burgosurit.

B – po ne ç’kusur kemi me këtë rast?

L – ai qen bir qeni, ai kriminel.

B – po, po ashtu është.

L – (flasin me apati për të dënuarin Sami Sulku dhe Bedriu tregon për një grindje që ka pasur me këtë të dënuar kur shefi i policisë bënte kontroll.)

B – po shumë mirë… (bisedojnë në dhomat e tjera të izolimit). Tregon për rrahjen që i ka bërë policia në Qafë Bari.

L – shpëtojmë vetë ndonjëherë pa na nxjerrë ndonjë sy.

B – (Bedriu tregon për jetën e Qaf Barit)

L – jemi të vrarë shpirtërisht.

B – mendoj që ka vdekur. (qesh)

L – përzotin, rri e rri e më del gjumi në mes të natës.

B – more vdiq apo jo? Si është puna?

L – aman more, po unë e pashë vetë me sytë e mi?

B – mor vdiq m…

L – po, po me atë s’ka shaka.

B – të shohim Ramizin tashti.

L – ai do ta marrë, s’ka kush ta marrë tjetër.

B – i poshtër është.

L – po shikojmë dhe një herë a e varrosën apo jo?

B – pse ky Ramizi atë ditë ka lerë?

L – shumë mirëështë, ishalla s’na prek njeri me dorë.

B – mos e mban dhe ky kështu?

L – mazallah!

B – s’ka si bën, s’ka! Forcat e atij janë llogaritur.

Shënim: këtu ndërpritet biseda për të vazhduar në birucën nr.2

Vërtetoj se është një me origjinalin.

Punëtori Operativ i T.O

Hysen Vata.

Përgjimi me T.O në dy rastet e mësipërme janë pothuaj të njejta. Transkipsioni nuk është i qartë dhe i rregullt dhe po botohet me shkurtime.

Të gjitha këto veprime janë formuluar nga kryetari i degës punëve të brendshme ne bashkëpunim me operativin Gramoz Velçani në kohën që unë kam qënë në birucë (izolim). Që prej datës 12 prill deri më 10 maj 1985 këto pregatitje për arrestim mbahen në datën 3.5.1985.

Miratohet                                                                                               “Sekret”

Kryetari i Degës Puneve të Brendshme                           Ekzemplar i vetëm

Bajram Pelo                                                                     Rrëshen më 3.5.1985

 

Plan masash

Agjenturoro-operativ në drejtim të objektit në 2A Bedri Blloshmi

 

Bedri Blloshmi ndiqet në përpunim aktiv në 2A për aktivitet armiqsor ne formën e agjitacionit dhe të propagandës, me qëllim për të zbuluar më tej veprimtarinë e tij armiqsore, si dhe për të bërë dokumentimin e saj operativ dhe ligjor do të merren këto masa agjenturoro-operative:

1)            Do të përpilohet një vijë sjellje për B.P “Spinotin” i cili është në lidhje shoqërore të tij dhe na ka dhënë për këtë objekt të dhëna me vlerë operative, me qëllim për të zbuluar më tej aktivitetin armiqsor të tij, si dhe rrjetin shoqëror në të cilin e zhvillon këtë aktivitet.

Kryen P.OP G. Velçani deri më 30.5.1985

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

2)            Do të drejtohet me detyra konkrete B.P “Vetëtima” në brigadën e të cilit punon objekti, fillimisht për tu afruar dhe fituar besimin e tij dhe më vonë për ta futur në përpunimin e këtij objekti për të zbuluar më në thellësi veprimtarinë e tij armiqsore.

Kryen P.OP. G. Velçani deri më datën 20.6.1985

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

3)            Me ndonjë pretekst të justifikuar, në bashkëpunim me komandën e repartit, kur objekti të thyejë rregullat e regjimit të brendshëm, ose të bëjë ndonjë shkelje tjetër disiplinore, do të izolohet sebashku me objektin tjetër Luan Ndreu dhe biseda e tyre do të përgjohet me mjete T.O. stacionare me të cilën janë pajisur dhomat e izolimit të repartit.

Kryen P.OP. G. Velçani deri më 10.7.1985

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

4)            Ky objekt shoqërohet dhe zhvillon aktivitet të përbashkët armiqsor dhe me objektin tjetër në 2A Et’hem Ibrahimi, me qëllim për të përplasur këto dy objekte dhe për të mësuar aktivitetin armiqsor të përbashkët të tyre, duke koordinuar me komandën e repartit me ndonjë shkak të justifikuar do të izolohen këta objekte në dhomat e izolimit të repartit, të cilat janë të pajisura me mjetet e T.O stacionare nga ku do të bëhet përgjimi dhe regjistrimi i bisedave të tyre.

Kryen P.OP. T.O. H. Vata dhe P.OP. G. Velçani

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

5)            Me qëllim për të fiksuar lidhjet e objektit si dhe për të kapur ndonjë letër me përmbajtje armiqsore që mund të na shërbejë si dokument për vërtetimin e veprimtarisë së tij armiqsore, korrespondenca e tij do mbahet në kontroll të vazhdueshëm.

Kryen P.OP. G. Velçani gjatë përpunimit

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

6)            Meqënëse ky objekt paraqet rrezikshmëri, nëpërmjet B.P që ka dhënë në drejtim të tij, do të studjohet rrethi shoqëror, me qëllim për ta tërhequr në shërbim sekret me organet tona dhe për ta futur në thellësi të këtij përpunimi.

Kryen P.OP. G. Velçani deri më 30.8.1985

Kontrollon kryetari i degës Bajram Pelo

 

Analiza e realizimit të detyrave të këtij plani do të bëhet në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

Shënim:

1)            Duke parë rrezikshëmrinë e këtij objekti, masën e dënimit, duhen marrë masa për egzekutimin e ndonjë taktike për arratisje.

2)            Duke bashkëpunuar me Degën e Punëve të Brendshmë Librazhd, nëse ka ndonjë B.P ose objekt a lidhje me Bedri Blloshmin për të ngritur detyra të përbashkëta për të zbuluar e goditur veprimtarinë e tij.

3)            Të studjohet mirë dosja e tij formulare e arshivuar për të njohur mirë e me thëllësi rrezikshmërinë e tij.

Kryetari i degës, Bajram Pelo, 3.5.1985

 

 

 

Miratohet                                                                          “Sekret”

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme              “Ekzemplar i vetëm”

Bajram Pelo                                                                  Rrëshen më 3.5.1985

 

V e n d i m

Mbi marrjen në përpunim aktiv të Bedri Sami Blloshmit

Unë Gramoz Velçani, punëtori operativ në degën e punëve të brendshme Mirditë, mbasi studiova materialet në ngarkim të të dënuarit, për krime kundër shtetit Bedri Blloshmi:

 

Gjeta:

Se Bedri Blloshmi është i biri i Samiut dhe Nadires, i datëlindjes 1950, lindur dhe banues në fshatin Bërzeshtë të rrethit Librazhd i pamartuar, me shërbim ushtarak të kryer me origjinë shoqërore fshatar i pasur dhe gjëndja shoqërore kooperativist, me arsim 7 vjeçar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Familja e Bedriut gjatë regjimit antipopullor të zogut, nuk ka mbajtur qëndrim të mirë politik. Kushëriri i parë i Bedriut Aziz Blloshmi, ka qënë graduar në këtë rregjim kapiten, dhe më vonë nga okupatorët është vënë në poste drejtuese. Po kështu dhe gjatë luftës nacional çlirimtare familja e tij nuk ka mbajtur qëndrim të mirë politik, kanë përkrahur dhe ndihmuar pushtuesit dhe me daljen në skenë të organizatës tradhëtarë të “Ballit Kombetar” daja i tij, Sabri Spahiu është vënë komandant Balli për zonën e Mokrës dhe sot është i arratisur dhe kushëriri i tij i tretë Merxho Blloshmi ka qënë Ballist. Pas çlirimit familja e Bedriut nuk ka mbajtur qëndrim të mirë dhe nuk mban qëndrim të mirë politik, dhe si të tillë janë cilësuar kulakë. Babai i tij Samiu është dënuar me 7 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë armiqsore kundër pushtetit popullor. Po kështu dhe xhaxhai i tij, Hasan Blloshmi ka qënë dënuar me 15 vjet heqje lirie për strehimin e të arratisurit Bardho Leka. Familja e tij është prekur nga reforma agrare, ka kushëririn e tij Bardho Leka dhe një dajë të arratisur. Bedri Blloshmi si armik i betuar i partisë dhe i pushtetit tonë popullor, me prejardhje dhe përbërje prej armiku klase, nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tij armiqsor kundër kushtetit popullor, por e ka thelluar atë më tej, dhe aktualisht në drejtim të tij disponojmë materiale operative që bëjnë fjalë për veprimtari armiqsore dhe konkretisht B.P “Shqiponja” më datën 7.1.1979 rraporton: “… këta mbetën vetëm, janë tërbuar, dhe nuk dijnë se çfarë të shkruajnë. Ja, a mund të shkruajë një udhëheqës shteti, që Kina p… në hava por këta janë çmendur të shkretët dhe nuk dijnë nga t’ia mbajnë…” B.P “Liqeni” në datën 22.8.1981 rraporton: “Bedriu më tha që komunizmi është vjetëruar, dhe kudo në botë ka vdekur, mbas vdekjes së udhëheqësit këtu vjen tjetërkush dhe ky do të na paguajë të gjitha lekët për burgun që kemi bërë. Në këtë verë do të behët diçka, po si duket po e shtyjnë fuqitë e mëdha, meqënëse sot është shembur komunizmi në Shqipëri… këtu vazhdojnë hapjet e trakteve, dhe grup pas grupi rinia nuk po mbahet megjithë këtë diktaturë…”. I dënuari për krime kundër shtetit Vath Fusha denoncon: “… se udhëheqësi kryesor e ndërton socializmin me të burgosurit, duke e gënjyer popullin dhe duke mashtruar popullin dhe rininë për rendin socialist, këtej thonë se rina duhet të bëjë qejf dhe të jetë e lirë, këtej e mashtrojnë pra budallej ishin F. Paçrami e T. Lubonja që mendonin për rininë?”

B.P “Spinoti” më datën 3.3.1985 denoncon: “Bedriu tha se ai (udhëheqësi kryesor) nuk ka turp, po të kishte turp nuk vriste burrin e motrës së vet, ç’pret më nga ai? Këta pa të drejtë më kanë vrarë vëllanë, më kanë sekuestruar plaçkat e ç’e pyet a derzi, s’kanë lënë poshtërsi pa bërë këta. Nga sa tha më lart, dhe nga materialet e tjera operative në ngarkim të këtij të dënauri krijohet bindja se zhvillon agjitacion dhe propagandë të mprehtë armiqsore, prandaj:

Vendosa:

Që të dënuarin për krime kundër shtetit Bedri Blloshmin ta marr në përpunim aktiv 2A për agjitacion dhe propagandë armiqsore kundër pushtetit popullor.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani.

 

Ditari I Blloshmit

10 maj 1985

Sot dola na biruca, më lanë një ditë pushim, të nesërmen dola në punë. Mbas ca ditësh vjen kryetari i degës të puënve të brendshme, na mblodhën në sallë, folën për punën e mirë që po bën partia për edukimin e të burgosurve, por ka dhe nga ata të dënuar që janë armiq konseguent siç e dini, armiku Bedri Blloshmi është i betuar kundër nesh. Në kohën kur e gjithë bota qante për vdekjen e shokut Enver, ky i pabindur, ky armik i betuar gëzohet, ngre dolli në këto ditë zie. Prandaj kam ardhur për ta demaskuar në prezencën tuaj. Dëgjo ti armik i pandreqshëm. Rri mirë se do ta pres gjuhën më gërshërë. Po të këshilloj për herë të fundit. Mbylle gojën! Puno t’ia shlyesh partisë fajin që ke bërë. Thirri mendjes së kokën tënde do thyesh.

Bedri Blloshmi: unë nuk kam bërë asnjë faj, ju më keni dënuar pa kryer asnjë lloj krimi. Kjo vjen si vazhdimësi e persekutimit të familjes time. Ky pushtet kriminel më vrau vëllanë dhe kushërinë për krime imagjinare, babanë ma dënuat, xhaxhanë ma dënuat për së dyti derisa ndërroi jetë në Spaç. Xhaxhanë tjetër e vratë në Tiranë. Pa u futur më thellë ne krimet tuaja.

Kryetari: mirë, mirë se do të shihemi! Mbylle atë kamare dhe mos vill vrer më!

Në këtë moment u ngrit dhe iku.

Ç’ndodhi mbas largimit të kryetarit të degës Bajram Pelo.

Sapo u largua nga kampi, polici thërret një të dënuar me të cilin punoja duke e sharë dhe ulëritur “pse je ulur aty?” Hajde se do hysh në birucë!

Unë e njihja të dënuarin i cili ishte spiun dhe nuk linte gjë pa raportuar. Fidel Kapxhiu ishte nga Berati. Të nesërmen në mëngjes takohemi në mensë dhe e pyes se çfarë rraportove andej nga ishe? Ai nuk foli. Në kohën që do futeshim në galeri, Fideli më thotë: Bedri kam një fjalë për ta thënë por mos më godit, mbrëmë më thirri kryetari dhe më tha: “ti punon bashkë me armikun Bedri Blloshmi, ne e dimë se ti e do Partinë e ndaj e ndihmon dhe partia do të ta shpërbleje. Gjatë punës gjeje mundësinë, vrite dhe unë do të të sjell lirimin që të ikësh në shtëpi.” Po ti spiun çfarë i the? Unë po të them ty dhe nuk e ndërmar atë veprim.

Këtë bisedë unë ja thashë Rolandit, një shoku që punonim në një brigadë. Ai u habit dhe më thotë: “Bedri ma lër mua këtë punë, lere në dorën time atë spiun”. Jo Roland unë nuk dua ta vras, prandaj mos u merr me këtë punë, të thashë vetëm ta dish që kur të lirohesh shko në familjen time dhe thuaju po me ndodhi gjë edhe nga ndonjë tjetër.

 

12 qershor 1985

Jam turn i parë, sapo u futëm në galeri, tek fronti i punës, era e dinamitit të paplasur më dëmtoi shumë. Ashtu i trullosur rashë nga një lartësi 13 metra, poshtë në furnel. Fideli punonte në nivel (hiqte mineralin) me vagon. Del jashtë dhe njofton policinë që isha rrëzuar. Erdhën menjëherë, shpërthyen furnelin e më nxjerrin jashtë pa ndjenja. Vendosën në barrelë dhe më sjellin në kamp e më pas në infermieri. Doktori i dënuar, Elham Hasani me vendos në “dhomën e vdekjes”. Vjen dokori ushtarak dhe pyet për të dëmtuarin dhe Elhani i thotë se ai akoma nuk është përmendur, për dy tre orë ai mbaron, është e kotë ta nisni për Tiranë. Jo, jo thotë ushtaraku, shpejt ta nisim për Tiranë. Le të vdesë rrugës! Të gjitha sa më sipër mi thanë të dënuarit që ishin shtruar të infermieri pasi u ktheva nga spitali.

U përmenda pas 18 ditësh dhe pas një muaji kthehem prap në Spaç. Shokët e mi që e dinin problemin e kishin kërcënuar Fidelin se dyshinin se më kishte goditur ai. Fideli i frikësuar u thoshte se nuk është e vërtetë dhe kur të vijë Bedriu pyeteni se çfarë do të thotë. Ditën që erdha në kamp shoëkt e mi e kishin detyruar Fidelin të dilte përpara tek porta që të shikonin reagimin tim. Sapo u hap porta më hungëriti polici: “Erdhe”? Po i them, shpëtova, më ruajti zoti. Në këtë kohë më shtrin dorën Fideli, aman o Bedri shyqyr që shpëtove, sqaroi shokët e tu që këtë nuk ta bëra unë. Më pas takova shokët që më prisnin me padurim dhe iu thash se si kishte ndodhur puna.

Isha mirë dhe kisha kaluar rrezikun. Stimuloja nga pak kur bëhej apeli, rrezohesha ne tokë ngaqë se duroja dot vapën dhe e bëja apelin në kapanon me të sëmurët e tjerë. Pas disa ditësh më hedhin prangat me preteksin se do me çonin të më vizitonin në Rrëshen, ishin bashkë me tre-katër ordinerë që i nisën për Tiranë. Në Rrëshen më bëjnë një grafi të kokës dhe më pas më mbyllën në degën e punëve të bredshme. Unë mendova se do më linin disa orë sa të kthehej autoburgu nga Tirana dhe të më merrnin dhe mua në rrugën për në kamp.

 

Në Degën e Punëve të Brendshme, Rrëshen

Më futën në një zyrë, ku erdhën dy-tre policë me një dosje në dorë dhe filluan të shkruanin. Proces-verbalin të cilin po plotësonte, unë e njihja (proces-verbal arrestimi). Filloi me pyetjet e zakonshme, (emrin, datëlindjen) hiqe rripin e mezit dhe firmose. Unë e pyes se për çfarë do firmos. “Që nga ky moment je i arrestuar.” Me çuan në birucë dhe aty më porositi përsëri: “mos trokit në mur, mos i bjer derës se do të lidh këmbë e duar.” Më kyçën në birucën nr.7 e cila ishte ngjitur me banjën. Aty nga mezi i natës, vjen polici, më prangosi dhe më coi tek një zyrë tjetër ku më priste kryetari i degës Bajram Pelo, operativi i burgut të Spaçit, Gramoz Velçani. Krytari urdhëroi policin që mos të më zgjidhte prangat dhe të ikte përjashta.

–              Hë – mu drejtua mua–si je, më mirë?

–              Mirë! – i them unë.

–              Si mirë more? E merr vesh se ku je?

–              Një gjë s,po kuptoj kryetar?

–              Çfarë nuk kupton? – më thotë.

–              Këtu është vend për vizita, ambulanca apo dega e punëve të brendshme?

–              Sëmundjen tënde do ta kuroj unë – më thotë kryetari.

–              Ju jeni doktor apo kryetar dege?

Kryetari më kërcënoi dhe mëla të kuptoja se po hynte në temë se pse isha aty.

–              I pandehur: kur ke qenë për herë të fundit në izolim dhe pse?

–              Në 12 prill, – i kthehem unë – deri më 10 maj. Se për çfarë, nuk e di. Nuk më dhanë fletë dënimi si herët e tjera.

–              Çfarë ka ndodhur më 11 prill në kamp ndryshe nga ditët e tjera? – më pyeti ai – çfarë lajmi ke dëgjuar atë ditë?

–              Altoparlanti jepte muzikë funeber, dikush duhet të kishte vdekur, – i kthehem unë.

–              Po mëngjesin e 12 prillit, kur keni vajtur në mensë, çfarë ke thënë kur ishte me gotën e qumështit në dorë? – përsëri pyeti ai.

–              Kam pirë qumështin, futa bukën në xhep (që ta haja te puna) dhe kam dalë jasht pa folur me asnjeri. – i përgjigjem.

–              Kush ishte në mensë, – pyeti përsëri ai, – a të kujtohet?

–              Jo! Nuk vura re njëri. Isha u përgjumur se sa u zgjova. Kjo ishte dhe arsyeja që nuk hëngra bukën, unë çdo mëngjes e marr bukën me vete, se nuk me hahet në atë orë.

Kryetari filloi të më kërcënojë:

–              Ti, armiku i Partisë e i popullit ke shprehur kënaqësi, gëzim për vdekjen e udhëheqësit tonë, Shokut Enver, na e thuaj me gojën tënde, se ne e dimë por duam që ti të tregosh se je i penduar. Kemi dhe shumë informacione të tjera për shumë udhëheqës të tjerë. Fol se do të ta marr shpirtin!!! – hakërreu ai si i tërbuar.

Në këtë moment urdhëroi operativin Gramoz Velçani të shkruajë.

–              Unë nuk kam çfarë të flas asnjë fjalë për këto që thoni, mos u nisni nga krimet që keni kryer ndaj familjes time dhe patjetër që cilido qoftë në kushtet e mia që jo vetëm do flasë por unë iu urrej për të gjitha këto që keni bërë mua dhe familjes time. – përgjigjem unë, – në familjen time nuk është ndërpreë kurrë krimi si vrasje, burgosje, sekuestrime. Krimin e rradhës e keni kryer në korrikun e 1977, kur më vratë vëllanë dhe kushërinë pa kryer asnjë lloj krimi. Vëllai mbaroi shkollën privatisht duke e ndihmuar babai që nga burgu me të holla, u diplomua dhe nuk dha asnjë orë mësim. Punoi punë të ndryshme krahu, më pas e ngjeshet në minierë 1500 metra thellësi. E larguat që andej, e arrestuat, na mbajtët më shumë se një vit të izoluar, na akuzuat për krime të pakryera me një gjyq formal me dyer të mbyllura duke na dënuar të tre me vdekje dhe pas një muaji të lidhur kokë e këmbë, natën e 17 korrikut nuk dihet se ku i groposët. Ditën e internimit keni arrestuar xhaxhain për të dytën herë me 10 vjet dhe në korrik të ‘82 dha shpirt nga sëmundja me pranga në duar dhe vdiq. Tani kërkoni të merreni me mua!? Ju doni tjetër gjë me çfarë na keni bërë, po unë në pamundësi vetëm po flas dhe ta dini se sa të kem frymën nuk kam për të heshtur! Pse çfarë prisni nga unë, kurrë nuk iu kam dashur dhe kurrë s’kam për të ndryshuar qëndrimin tim. Bëni çfarë të doni dhe unë siç iu thashë më sipër do ju urrej dhe në botën tjetër.

Kryetari u ngrit në këmbë, filloi të më qëllojë i jargavitur duke thirrur: “do të të marr shpirtin me duart e mia! Së shpejti kë për të shkuar pas atyre të tjerve, dhe ti do të jesh pa varr, i humbur.” Thirri policin, ndezi një cigare duke ulëritur merre qenin dhe mos ia hiq prangat. Kështu ditë dhe net me pranga në duar mi hiqnin vetëm kur shkoja në banjë dhe kur haja supën me presh të stazhionuar, pjesën tjetër isha në pranga!

–              I pandehur, – më thotë, – na shpjego çfarë ke thënë për grupin puçist të ushtrisë? Ke folur dhe për ministrin e brendshëm dhe për zv. ministrin.

–              Unë për të gjitha sa po më pyesni jam gëzuar sepse ju po hani njëri-tjetrin, kështu e ka komunizmi, ha pjellën e vet. Këto lajme vinin në burg, por se di se si, madje kam dëgjuar në kamp se ju i keni dalë dëshmitar Kadri Hazbiut.

Bajrami, (kryetari) u tërbua! Në këtë moment filloi të më godiste me shkelma dhe grushta dhe shikonte përreth për të gjetur ndonjë gjë për të më qëlluar ngase duart i dhimbnin. Ashtu me sy të sgurdulluar u ul në karrike, vuri të dyja duart nën mjekërr dhe më shikonte mua që rrija shtrirë përpara tij. I ulëriti policit për të më marrë dhe më dërguan në birucë duke më lidhur dhe këmbët. Një natë vonë, më vunë përpara disa letra që i kishte shkruar operativi, për ti firmosur.

–              Lexo dhe firmos se janë fjalët e tua, – më thotë kryetari.

–              Nuk i firmos, – i them unë, – kur të dal në gjyq do i them përsëri të gjitha, kam shumë gjëra për të thënë për ju!

–              I pandehur, po të them firmos!

–              Jo, jo – i them unë – bëmat tuaja mbahen mend dhe në gjyq do ti shpjegoj.

Pas dy ditësh më morën në pyetje gjatë ditës.

–              Ishe shumë i qetë – filloi kryetari – kemi një propozim për të bërë o i pabindur!

–              Po – iu drejtova unë – iu dëgjoj!

–              Ne kërkojmë të bëhesh bashkëpunëtori ynë dhe në do mendojmë për ty pasi të japësh prova.

–              Kryetar – i them – ta them dhe une mendimin tim?

–              Po, po patjetër!

–              Unë po pranoj po me një kusht – sapo të firmos bashkëpunimin ju do më hiqni hekurat dhe të jem i lirë.

Kryetari u ngrit në këmbë, nuk më qëlloi por më kapi për mjekrre lehtazi dhe vazhdoi:

–              Ore armik i betuar, si mendon ti, se na i hedh neve?

–              Po ju si mendoni se ma hidhni mua? – i kthehem unë.

Me kaq u mbyll dhe kjo ditë. të nesërmen aty nga ora 10 më marrin më zyrë bashkë me kryetarin ishin dhe dy civila të ardhur nga Tirana. Kryetari foli i pari: “Ja ku e keni, unë me këtë nuk merrem më. Shpejgon çdo pyetje dhe thotë se në gjyq do shpjegojë më gjatë të tjera gjera. Ata të Tiranës i thanë kryetarit që të më vizitonin se nuk u dukesha në rregull. “Jo, jo unë jam shumë mirë, nuk kam nevojë për doktor.” Atëherë ata më thanë se do të çojmë në Spaç por nga ti kërkojmë se nuk do flasësh në prezencën e të dënuarve. Po u thashë unë nuk do flas po me një kusht, të mos më shani. Jo më thanë do të bëjmë vetëm biografinë dhe qëndrimin tënd armiqsor. U nisëm për në Spaç ku në sallën e mencës ishin mbledhur të gjithë të burgosurit, u futëm brenda dhe kryetari mori fjalën. Pasi foli për të mirat tona të cilat interesohej partia doli dhe problemi im si armik i betuar. U ngritën disa plera dhe thanë se ky armik duhet pushkatuar se është i pandreqshëm. Të tjerë kërkuan se duhesha varur në mes të kampit se paraqisja rrezikshmëri dhe për të burgosurit e tjerë. Mbas demaskimit më mbyllën dhe një muaj izolim dhe më pas më degdisën në burgun e Burrelit.

 

 

Miratohet                                                                                         “Sekret”

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme                                              Ekzemplar nr.1

Bajram Pelo                                                                                            Rrëshen më 30.7.1985

 

V e n d i m:

Për demaskimin e të dënuarit për krime kundër shtetit Bedri Sami Blloshmi.

Unë Gramoz Velçani, punëtori operativ në repartin e riedukimit 303 Spaç mbasi studjova materialet në ngarkim të dënuarit për krime kundër shtetit Bedri Sami Blloshmi.

Gj e t a:

Bedri Blloshmi është i biri i Samiut dhe Nadires, i datëlindjes 1950, lindur e banues në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, i pamartuar, me shërbim ushtarak të kryer, i paorganizuar, rrjedh nga një familje e pasur fshatare dhe sot anëtare e kooperativës bujqësore, me arsim 7 vjeçar, aktualisht i dënuar për sabotim në ekonomi me 25 vjet heqje lirie. Qëndrimi politik i familjes së tij në të kaluarën nuk ka qënë i mirë. Kanë përkrahur pushtuesit. Dajua i tij Sabri Spahiu ka qënë komandant “Ballit” për zonën e Mokrës, aktualisht i arratisur jashtë shtetit. Mbas çlirimit familja e tij është cilësuar kulak, babai i dënuar me 7 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë, xhaxhai i dënuar me 25 vjet heqje lirie si strehues diversantësh, vëllai i pushkatur për sabotim në ekonomi së bashku me djalin e dajës së babës dhe ky i arratisur jashtë shtetit. Gjatë vuajtjes së dënimit në repartin e riedukimit 303 Spaç nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij armiqsore. Ka propaganduar dhe agjituar me të dënuar të tjerë dhe më datën 3.5.1985 merret në përpunim aktiv 2/A për tendencën agjitacion dhe propagandë armiqsore. Gjatë përpunimit agjenturor, në drejtim të tij kanë dhënë gjashtë B.P, dy prej të cilëve janë në kategorinë agjent dhe katër informatorë nga ku vërtetohet në rrugë operative se Bedri Blloshmi është në pozita armiqsore dhe person në rrezikshmëri armiqsore. Nga të dhënat e B.P se objekti u është shprehur (disa episode të këtyre shprehjeve armiqsore): “udhëheqësi kryesor është sëmurë dhe shpejt i lan hesapet me këtë botë, komunizmi është vjetëruar dhe kudo në botë ka vdekur, mbas vdekjes së udhëheqësit këtu vjen tjeterkush dhe ky t’i paguan të gjitha lekët për burgun që ke bërë. Këtë verë do të bëhet diçka, por siç duket po e shtyjnë fuqitë e mëdha se sot është shëmbur komunizmi në Shqipëri…” “kush ka vrarë vehten, Mehmetin e vranë vetë këta, jugosllavët e kanë vërtetuar se vrasja e Mehmetit është bërë nga mbrapa shpine. Këta pa të drejtë më kanë vrarë vëllanë, më kanë sekuestruar plaçkat e ku kanë lënë poshtërsi pa bërë këta. Për Anastas Lulon, Ymer Dishnica e Bahri Omarin, intrigon në veprat e tij sikur këta kanë dashur të devijojnë vijën e partisë…” “unë dhe familja ime kemi qënë dhe jemi kundër këtij pushteti, ne kemi hak për të marrë kundër qeverisë, sepse na ka vrarë njerëzit dhe na ka plaçkitur. Kjo qeveri do që njerëzit t’i degjenerojë…”.

Njëkohësisht në ngarkim të këtij objekti disponojmë dhe dy informacione të T.O të bëra gjatë përplasjes së tij me objektin Et’hem Ibrahimi e Luan Ndreu nga ku rezulton se shprehet armiqsisht kundër partisë. Në informacionin e T.O. të datës 16.4.1985 me objektin Et’hem Ibrahimi është shprehur: “Ah shpirtqeni vdiq, të bësh 20 vjet burg e të mbash zi për të? Vetëm të jesh gomar, këtë prisnim ne, një ditë erdhi, erdhi dhe kjo ditë shumë e çoi 40 vjet se lëshoi që se lëshoi, tani kaq e pati kjo punë. Ti dhe unë do të bëhemi gjenerala dhe këta do t’i rrëzojmë menjëherë. Një të marrë Radio Tiranën dhe njoftim grusht shteti, gjëndje alarmi, fillon patrollimi nëpër rrugë, shpallet shtet rrethim etj etj.” Po kështu më datën 6.5.1985 nga informacioni i T.O i bërë me objektin Luan Ndreu, objekti i është shprehur: “ hë, shyqyr që vdiq po këta e kanë dashur, e njihte gjithë Shqipëria diktatorin, mos ja prefshin kokën dhe t’ia çojnë agjentura atje, në Shtëpi të  Bardhë menjëherë.” Veprimtaria armiqsore e këtij objekti është provuar dhe në rrugë legale nga 4 denocime që kanë bërë të dënuarit për krime kundër shtetit.

1)            I dënuari Vathë Fusha denoncon se më datën 13.9.1981 objekti i është shprehur: “unë nuk e kam dashur dhe nuk e dua këtë pushtet, se ky pushtet po na thith gjakun si shushunjë, por nuk është e largët dita që do të hakmerremi. Udhëheqësi e ndërton socializmin me të burgosurit, duke gënjyer popullin dhe duke mashtruar rininë. Pse kështu ndërtohet socializmi, rinia duhet të bëjë qejf dhe të jetë e lirë, se nuk ishin budallej Fadil Paçrami e Todi Lubonja që mendonin për rininë.”

2)            I dënuari Nikollë Nikolla në denoncimin e tij të datës 27.10.1981 denoncon se objekti i është shprehur: “udhëheqësi kryesor është diktator na mban në burg ne djemtë e rinj dhe na dënon me 25 vjet jo se kemi bërë gjë por për të na shfrytëzuar. Atij tani po i vjen fundi se ka lyer duart me gjak dhe ka bërë si ka dashur qefi me popullin, por do të vijë dita që do të hakmerremi me të dhe njerëzit e tij.”

3)            I dënuari Sami Sulku më datën 15.11.1985 dënoncon se Bedri Blloshmi i është shprehur: “ këta më kanë marrë shpirtin, më kanë pushkatuar vëllanë padrejtsisht, unë për këta nuk punoj dhe këtë qeveri nuk e dua. Enver Hoxha është i pamëshirshëm, por duhet duruar se edhe neve do të na vijë dita jonë, këta po tradhëtojnë një nga një, këta janë të pabesë.”

4)            I dënuari Ylli Asllani më datën 20.11.1984 denoncon: “të mëdhenjtë dalëngadalë po eleminojnë vehten e vet, se po i zë e drejta jonë dhe po vrasin njëri-tjetrin. Tani ka ardhur radha atij të madhit fare, atij qenit që na mban ne këtu në burg e kështu me rradhë sa tu shuhet fryma të gjithëve këtyre që na mbajnë këtu në burg e që po shtypin popullin se populli po vuan për bukën e gojës.”

Objekti Bedri Blloshmi paraqet rrezikshmëri shoqërore në kushtet e vuajtjes së dënimit në repartin e riedukimit 303 Spaç. Veprimtaria armiqsore e këtij objekti është vërtetuar si në rrugë operative ashtu dhe në rrugë legale, prandaj:

V e n d o s a

1)            Të bëj demaskimin e objektit në përpunim aktiv 2A Bedri Blloshmi para masës të të dënuarve për krimet kundër shtetit.

2)            Në koordimin me drejtorinë e zbatim-vendimeve penale, të bëj transferimin e tij e izolimin e tij në burgun e “Burrelit”

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

 

Shënim ky i dënuar u studjua dhe u propozua për tërheqje në bashkëpunim pandalur dhe u miratua, por gjatë procesit të tërheqjes të datës 25-28.7.1985 u punua por si armik i betuar nuk pranoi asnjë episod të veprimtarisë së tij apo të tjera. Është kategorik mohues dhe kjo dhe pse familja me prejardhje e gjëndje armike, vëllai i pushkatuar për sabotim. Djali i dajës së babës i pushkatuar, babai ka qënë i dënuar, xhaxhai si dhe daja i arratisur dhe daja i babës pra familje e cilësuar kulak dhe aktualisht të internuar. Në këto kushte edhe porosia e zv. ministrit është që të demaskohet.

Kryetari, Bajram Pelo, 30.7.1985

 

Relacion                                                                     “Sekret”

Për objektin e përpunimit 2A Bedri Blloshmi  Ekzemplar i vetëm

Rrëshen më 31.8.1985

Bedri Blloshmi është i biri i Samiut dhe Nadires, i datëlindjes 1950 lindur dhe banues në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, i pamartuar, me shërbim ushtarak të kryer, i pa organizuar, rrjedh nga një familje e pasur fshatare sot anëtare e kooperativës bujqësore. Aktualisht i dënuar për sabotim në ekonomi me 25 vjet heqje lirie. Gjatë vuajtjes të dënimit në repartin e riedukimit 303 Spaç nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij armiqësore, ka propaganduar e agjituar tek të dënuarirt e tjerë dhe më datën 3.5.1985 merret në përpunim aktiv 2/A për tendencën e agjitacionit e të propagandës armiqsore. Gjatë përpunimit agjenturor si nga të dhënat e agjenturës ashtu dhe nga denoncuesit është vërtetuar së Bedri Blloshmi është në pozita armiqsore e person me rrezikshmëri shoqërore. Njëkohësisht me këtë objekt janë bërë disa veprime me të T.O. nga informacionet e të cilave rezulton se shprehet armiqsisht kundër partisë dhe pushtetit. Duke parë se materialet në ngarkim të tij ishin të plota dhe të mjaftueshme e vërtetonin aktivitetin e tij armiqsor, u bë proçedimi i tij për tërheqje me materiale detyrimi. Gjatë këtij procesi, megjithë punën intensive që u bë nga ana e sektorit operativ nuk iu arrit qëllimit që ky objekt të thyhej dhe të pranonte fajsinë e tij, dhe të vihej në pozitat e bashkëpunimit me organet tona. Kështu me datën 30.7.1985 sipas porosisë së dhënë edhe nga zv. ministri u bë demaskimi i tij përpara të dënuarve kundër shtetit edhe në koordinim me drejtorinë e zbatim-vendimeve penale, për rrezikshmëri të theksuar që paraqet ky i dënuar në kushtet e vuajtjes të dënimit në repartin e riedukimit 303 Spaç u morën masat për izolimin e tij në repartin 321 Burrel.

Punëtori Operativ, Gramoz Velçani

Kjo është e gjithë praktika e kryetarit të degës bashkë me operativin e Spaçit që nga 11 prilli 1985 deri në largimin nga burgu i Spaçit për në izlominin në burgun e Burrelit.

 

 

Gjysma e Burgut të Burrelit

Burrel 1985

Më në fund makina u ndal. U dëgjua kërcitja e hekurave dhe mbasi më zbritën nga autoburgu u hapën dy dyer të mëdha prej hekuri dhe u gjenda tek oficeri i rojes. Aty u hap përsëri një derë tjerë dhe u gjenda në oborrin e burgut. Mbi tarracë dukej ushtari që bënte xhiro me automatik në dorë dhe here pas here hidhte shikimin poshtë në fushë duke deri tek dera e burgut. Burgu i burrelit ishte shumë i gjatë. Mes përmes tij ngrihej një mur rreth tre-kater metra i lartë dhe mbi të qëndronin shufrat e hekurit dhe disa rreshta tela me gjemba. Në fund të mureve jeshilonte një brez bari. Sapo hyra tek dera që të conte në koridor, njëri prej policëve që më shoqëronte më pyeti: “ke sherr me ndonjë të dënuar, nëse po, me kë? “Jo, jo i thashë, nuk kam hesape të hapura me asnjë të dënuar. Sherrin e kam vetëm me ju! Shtetin desha të them!” “Mbyll gojën mos fillo të gërricesh që tani. Ke kohë sa të duash më vonë. Do ta shohim se si do ta përballosh rregjimin e këtushëm” mu hakërrye polici.

Dhoma në të cilën më futën gjendej përballë derës që të nxirrte në oborr. Të dënuarit që gjeta brenda në këtë dhomë i njihja pothuajse të gjithë. Një pjesë e tyre ishin nga Spaçi dhe pjesa tjetër nga Qaf’ Bari. Sigurisht të gjithë të ridënuar. I kishin marrë vesh të gjitha, se si më kishin futur në birrucë, arrestimin në Spaç e më pas në birucat e Rrëshenit. Njëri nga shokët e dhomës sapo u përshëndetëm më dha një pala pantallona peliçe pambuku. “Vishi shpejt se do të çojnë në birucë. E kanë si rregull që kush vjen këtu fillimisht bën një muaj izolim” më tha ai. Në këto fjalë e sipër polici hapi derën dhe bëri me shenjë që të dilja nga dhoma. Pasi më nxori nga biruca më çuan në dhomën që numëroheshin 22 të dënuar, unë i 23. Sapo u ula në vendin që më caktoi polici, njëri prej shokëve mu afrua e më tha duke qeshur: “ja mirësenaerdhe! Provoje dhe Burrelin që mos të mbetet merak, Spaçin e Qaf’ Barin i provove. Ishalla nuk ke fatin e atij që flinte më parë në këtë vend”. Pse si është puna e pyeta unë. Lere fare vazhdoi ai, më mirë mos ta dish. Bëra gabim që të fola ashtu. Unë këmgula aq shumë saqë ai u detyrua të më tregonte: “ atëherë po të tregoj, një djalë nga tropoja me profesion arsimtar Mustaf Bajraktari ishte arratisur në Jugosllavi dhe ata e kishin kthyer. Ishte i dënaur me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Në Spaç mbas ca kohe gjen mundësinë, arratiset e arrin deri në fshatin Berishë të rrethit Pukë. E arrestojnë dhe e dënojnë dhe 10 vjet të tjera. Kur prokurori e pyeti se ç’kishte për të thënë, ao u përgjigj se ditën që do të mbushë dënimin e parë do të vriste vehten. Dhe kështu ndodhi. Ditën që mbushi 10 vjetët e dënimit të parë, në kohën që të dënuarit dolën në ajrosje ai kishte rradhën e pastrimit. Kishte bërë një litar gati që më parë. Ruajti rastin që polici nuk ishte ne korridor, e lidhi litarin në hekurat e dritares, futi qafën në nyje dhe u lëshua. Kur polici shkoi për të parë a kishte mbaruar pastrimin pa se djali se kishte varur vehten te dritarja. Në atë moment unë e pyes: “ku e gjeti litarin?” Ai mu përgjigj: “shumë kollaj! Dy nga anët e çarçafit janë të kthyera e të qepura me tegel makine. Çarçafët e rinj kanë pëlhurë të fortë. Këtu është krejt ndryshe nga Spaçi ke 600 gram ushqim për tërë ditën. Në daç haje të gjithë një herë në daç ndaje në tri racione. Buka merret drekë për drekë. Lejohen vetëm 2 kg ushqime në muaj që duhet t’i blesh kur vjen dyqani ose t’i sjellë familja kur vjen në takim. Nëse këto ushqime i ke blerë në dyqan, ato që sjell familja kthehen mbrapsht. Këtu ke për të mësuar e dëgjuar shumë gjëra.”

Mbas disa ditësh ata me tregonin se në 1967, data 1 gusht tre të dënuar mbasi goditën policin i morën çelsat e hipën në tarracë për tu arratisur. Me të dalë i pari ushtarët e grinë me kallash. Pa të dëgjosh dhe policin ta thotë: “këtu është Burrel, hyn e nuk del!Ndërsa në mur ka qënë shkruar “Burreli burgu i shfarrosjes së armiqve.”

Do dëgjosh lidhjet me ganxhë në birucë, injeksionet e mjekut që të fut ujë në damar, hedhjen e sodës në ushqim me qëllim për të të sëmurë, grindjet me njëri-tjetrin të cilat padyshim i pregatit sigurimi. Do kesh kohë për të mësuar plot gjëra! Atëhere ndërhyra unë duke dashur të bëj shaka: “me pak fjalë po më thoni se duhet të bëj litarin gati!?” ai nxitoi të më përgjigjej: “Jo, jo se kam fjalën aty.”

Në burgun e Burrelit na mbanin gjithë ditën më dhomë. Orari i veprimeve fillonte në orën 5 të mëngjesit dhe mbaronte në 9 të darkës si në dimër dhe në behar. Hapej dhoma e parë, të gjithë shkonin në banjë e më pas në mensë. Polici mbyllte derën e mensës me çelës, hapte sportelin e kuzhinës dhe rrinte në këmbë derisa ndahej ushqimi. Mbyllte sportelin, nxirrte të dënuarit jashtë në ajrosje dhe më pas ripërsëriste veprimin me dhomat e tjera. Në ajrosje na nxirrnin dy herë në ditë, një orë paradite e një pasdite. Në mbrëmje në orën 9 mbyllej dera përfundimisht mbas veprimeve të darkës. Nëqoftëse gjatë natës lindte nevoja për të kryer nevojat personale, polici nuk ta hapte deren! Ai thoshte bëhë në dhomë. Në këto kushte dy shokë mbanin batanijen te cepi i dhomës teksa personi kryente nevojat personale në një plastmas të cilën e mbaje gjithë kohën te koka e krevatit dhe vetëm në mëngjes, kur hapej dera në mëngjes, laje plasmasin dhe e mbaje përsëri për ndonjë rast në natën tjetër. Një herë, mbaj mend se një i dënuar Fadil Tuzi nga Shkodra, në orën 10 i darkës u sëmur rëndë në dhomë dhe kishte dhimbje e kriza të forta barku. Shokët e dhomës së tij trokitën disa herë në derë por polici nuk denjoi ta hapte. Vetëm pasi u bë alarm në dhomë vjen oficeri i rojës, hap derën dhe nxjerrin të sëmurin në koridor. Ai rënkonte dhe buçiste nga dhimbjet derisa dha shpirt aty në koridorin e akullt. Vonë u mor vesh që i kishte plasur apendesiti. Një rast tjetër ishte ai i një mësuesi me origjinë nga Kosova por banues në Laç pati shqetsime nga zemra dhe sërish askush nuk vuri ujin në zjarr për ta çuar në spital. Edhe ky dha shpirt brenda në dhomë.Për tu mbrojtur nga të ftohtët e acartë përdornim faqet e gazetës “Drita” si veshje nën këmishë, ndërsa për jastëk në birucë përdornim racionin e bukës së një dite më parë e cila tashmë ishte e tharë dhe e mbanim si jastëk derisa dilnim nga biruca qoftë edhe një muaj më vonë. Ditën që dilnim e njomnim bukën me ujë, zbutej dhe e hanim!

Në burgun e Burrelit bënte shumë ftohtë në dimër e shumë nxehtë në behar. Në dimër, ca nga të ftohtët e acartë e ca nga kequshqyerja dhe mungesa e vitaminave, buzët, veshët e duart na nxiheshin dhe na bëheshin me dregëza. Aty kishte të dënuar që kishin qëndruar 20-25 vjet. Shumë prej tyre vdisnin nga kushtet çnjerzore si uria, sëmundje si skorburti (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) si dhe vetvrasjet. Të gjithë të vdekurit i groposnin tek “qershiza”. Aty nga fundi i vitit 1986 a fillimi i 87’ një mendje e djallëzuar, me gjasë nga Tirana, i ndau dhomat përgjysmëpër arsye sigurie, meqë ato kohë u përhap fjala se do të “thyej burgu”. Në këtë mënyrë ishte dhe më e kollajtë për inofrmatorët për të rraportuar tanimë që dhoma ishte me më pak veta. Në mes të burgut ishin dhomat e  të dënuarve të quajtur “revizionistë” (gjeneralë dhe ish-ministra). Megjithë këto probleme shëndetësore, uri, acar ne ndiqnim me shumë vëmendje ngjarjet ndërkombëtare. Vizitat që bëheshin nga Perëndimorët në vendin tonë siç ishte rasti i kryeministrit bavarez Shtraus e vitit 1984 qe shumë befasuese për ne dhe Shqipërinë e cila u interpretua private. Në Burrel na ngjallej shpresa e një ndryshimi të pashmangshëm politik. Më 1986 u bë vizita e dytë e Shtrausit e cila u pasua me të fundit në 1987. Në këto vite ekonomia shqiptare ishtë në rrënim të plotë. Sistemi e kishte të pamundur të prodhonte në cilësi dhe në sasi produkte dhe njerëzit e kishin të vështirë të mbanin vehtën gjallë. Shqipëria nuk e pranoi ofertën e kr. bavarez duke humbur kështu shansin e madh që të kishtë një aleat të fuqishëm si Gjermania Perëndimore. Më 2 tetor 1987 u vendosën mardhëniet diplomatike me R.F.Gjermane duke u pasuar më pas me vizitën e ministrit të jashtëm Hans Ditrih Gensher i cili i ofroi Shqipërisë një marrëveshje bashkëpunimi e cila u firmos një vit më vonë. Pas tij do të vizitonte vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i OKB Z. Javier Pérez de Cuéllar. Shqipëria po tregonte fundin  e regjimit të imponuar nga komunistët. E detyruar po priste personalitete perëndimore duke ua imponuar ndryshimin politik.

 

 

Miratohet                                                                                                              “Sekret”

Në mungesë dhe me autorizim të kryetarit                                               Kopje e vetme

  1. kryetarit Degës P. së Brendshme Burrel me 15.12.1985

Kozma Turtulli

V e n d i m

Për heqjen nga përpunimi aktiv 2/A të Bedri Blloshmit dhe arshivimin e dosjes numër 1594 në ngarkim të tij.

Unë punëtori operativ Pirro Nuredini, efektiv i Degës së Punëve të Brendshme Mat, pasi studjova materialet e dosjes përpunimit aktiv 2/A në ngarkim të Bedri Blloshmit me numër 1594.

Gj e t a

se Bedri Blloshmi është i biri i Samit dhe i Nadires i vitlindjes 1950 lindur dhe banues në fshatin Bërzeshtë të rrethit Librazhd. I pamartuar me shërbim ushtarak të kryer me origjinë fshatar i pasur me arsim 7 vjeçar me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Familja e Bedriut gjatë rregjimit të Zogut nuk ka mbajtur qëndrim të mirë, kushëriri i parë i tij Azis Blloshmi ka qënë graduant i këtij rregjimi, më vonë nga pushtuesit është vënë në poste drejtuese. Po ashtu dhe gjatë luftës nacional-çlirimtare kanë përkrahur dhe ndihmuar pushtuesit, dhe me daljen në skenë të organizatës tradhëtare të “Ballit Kombëtar” daja i tij Sabri Spahiu është vënë komandant Balli për zonën e Mokrës dhe sot është i arratisur. Mbas çlirimit të vendit familja e tij nuk ka mbajtur qëndrim të mirë dhe si të tillë janë cilësuar kulakë. Babai i tij Samiu është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për propagandë armisore, po kështu xhaxhai i tij Hasan Blloshmi ka qënë i dënuar me 15 vjet heqje lirie për strehimin e të arratisurit Bardho Leka. Në vitin 1976 arrestohet dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie për aktivitet armiqsor “sabotim” dhe në kushtet e vuajtjes të dënimit Bedriu si armik nuk e ka ndërprerë aktivitetin kundër pushteti popullor, pra e ka thelluar atë më tej dhe aktualisht në repartin 303 Spaç ka zhvilluar propagandë armiqsore dhe me datën 3.5.1985 është rimarrë në përpunim aktiv 2/A me tendencë propagandë armiqsore. Me datën 2.9.1985 është mbyllur në burgun e Burrelit. Mbas mbylljes në këtë rrepart, veprimtaria e tij armiqsore ka ardhur në ulje. Kjo jo aq për dëshirën e mirë të tijë sesa për kushtet që ka në këtë repart dhe përbërjen e bashkëvuajtjes të dënimit. Bazuar sa më sipër si dhe në rregulloren e evidencës operative:

V e n d o s a

që Bedri Blloshmin ta heq nga përpunimi aktiv 2/A dhe dosjen e përpunimit numër 1594 në ngarkim të tij ta arshivoj pranë degës së punëve të brendshme Librazhd përderisa të dalë nga burgu objekti. Pasi të miratojë vendimin të bëjë ndryshimet në kartotekë.

Punëtori Operativ, Pirro Nuredini.

Këtu përfundon dosja formulare e hapur në Rrëshen dhe mbyllet në burgun e Burrelit.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Image may contain: indoor

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Image may contain: text

Image may contain: text

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Image may contain: indoor

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Please follow and like us: