Albspirit

Media/News/Publishing

Restorantet shqiptare çalojnë te mungesa e kamarierëve profesionalë!

Artur Nura*

Të gjithë jemi konsumatorë të restoranteve shqiptare në kryeqytet dhe bregdetin tonë të mrekullueshëm dhe pjesa më e madhe e jona largohemi përgjithësisht të pakënaqur prej tyre, jo prej ushqimit por nga shërbimi jo profesional i kamarierëve të tyre!

Pjesa më e madhe e pronarëve të restoranteve shqiptare akoma nuk e kanë mësuar se mos suksesi i biznesit të tyre e gjen shkakun jo vetëm te mungesa e një chefi profesional gatimi, por kryesisht te mungesa e kamarierëve profesional të cilët janë ata që bëjnë të mundur që klienti pas të ushqyerit të largohet nga restoranti i kënaqur gjë, që presupozon kthim të shpejtë të tyre te i njëjti restorant!

Në Shqipëri mungojnë standartet me të cilat në mënyrë krahasuese mund të ndërtosh klasifikimin e restoranteve me cilësi dhe atyre pa standarte, gjë të cilën sigurisht që do ta realizojmë në një të ardhme jo të largët! Por, në librin “Manuali i Kamarierit” botuar nga Instituti Kulinar Neranxi publikohet rezultati i një sondazhi profesional realizuar në disa vende të BE-së dhe që tregon se në 90% të rasteve, klientët përdorin frazën e tmerrshme; “Nuk do rikthehem më kurrë tek ky restorant”, jo sepse janë të pakënaqur nga ushqimi, por nga shërbimi stafit të sallës, pra kryesisht i kamarierëve.

Pronarët e restoranteve shqiptare duhet ta mësojnë mirë që një shërbim i keq i stafit të sallës mbahet mend më shumë se një ushqim i keq i stafit të kuzhinës! Kjo, në fakt, është e kuptueshme, sepse nuk ka gjë më delikate sesa marrëdhëniet njerëzore të cilat luajnë një rol shumë të madh dhe, këtë çelës suksesi duhet ta mësojnë sa më parë pronarët e restoranteve tona të cilët nga viti në vit po presin gjithmonë e më shumë klientelë europiane e cila imponon absolitisht këto standarte!

Ndërkohë, në rast se i referohemi standarteve në kryeqytet, besojmë që seicili nga lexuesit e gazetës tonë “Chefs & Science” mund të vë re në vetën e parë që kemi bar restorante te të cilat nuk kanë tavolina bosh dhe të tjera bar restorante të cilat kanë me klientë një ose maksimumi dy tavolina.

Pse ndodh kjo gjë? Apriori ju themi se kjo ndodh nga fakti që pronari I lokalit bosh nuk e ka mësuar akoma që shërbimi profesional i shërbimit të restorantimit aty mungon. Kur themi shërbimi profesional ne kemi parasysh të gjitha standartet të cilat janë: veshja e duhur, pritja e qytetëruar dhe prezantimi i duhur i produkteve dhe shërbimi i duhur! Pra, të pasurit të një stafi kamarierësh të cilët në metaforë janë “Kart vizita“ apo “fytyra” e vërtetë e bar restorantit dhe garancia e suksesit të këtij biznesi!

Një kamarier të cilin e merr nga fshati, apo edhe kryeqyteti dhe i cili nuk njeh as mënyrat minimale të komunikimit qytetar, Jo më ato të komunikimit profesional, të cilin pronari e paguan pak para, sigurisht që është garancia si të bësh më pak xhiro lekësh në rastorant dhe si rrjedhim largimi i klientelës dhe rruga drejt falimentimit të sigurtë!

Një kamarier i cili është i certifikuar si profesional të cilin pronari e paguan sigurisht mirë, është garancia e një klentele të rregullt dhe një xhiroje lekësh në progresion të rregullt e si rrjedhim garanci suksesi për biznesin.

Në vëmëndje të të gjithë pronarëve të restorateve, pastiçerive e picerive duhet të jetë fakti që Instituti Kulinar Neranxi me iniciativë të presidentit Nikollaq Neranxi i mbështetur nga partnerët e tij europianë ofron kurse për formimin e kamarierëve të parë profesionalë në Shqipëri e Kosovë.

Kamarierët Profesional të markës Neranxi do të jenë garancia e shërbimit profesional të çdo biznesi që do ti punësojë ata dhe sigurisht imazhi i duhur për çdo bar restorant në Shqipëri e Kosovë. Ndaj, pronarë bar restorantesh nxitoni të regjistroni personelin tuaj dhe nisni një rrugë të re suksesi në biznesin tuaj!

Instituti Kulinar Neranxi me mbështetjen e Kompanisë Neranxi ju ofron bursa dhe formim të lartë profesional të personelit tuaj!

Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të nxitoni.

PS: Autori është edhe drejtor PR pranë Institutit Kulinar Neranxi

Please follow and like us: