Duda Balje: Mbi një tekst për emërtimin e boshnjakëve në Kosovë!
Sot në mediat tona është publikuar se në një tekst të librave shkollor në emërtimin për Boshnjakët, si kategori qytetare e Kushtetuese e Republikës së Kosovës, është përdorur emërtimi i gabuar e përçmues “muslimanë”.
Dua të besoj që është një gabim teknik apo lëshim gjuhësor në kuptimin teknik e përshkrues.
Apeloj te të gjithë ekspertetët e përgatitjes se kurikulave që t’i referohen akteve kushtetuese e ligjore të Republikës së Kosovës.
Boshnjakët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, në çdo rrethanë dhe në çdo kohë epitete dhe emërtimet ofenduese e përçmuese janë pjesë e së kaluarës, për shqiptarët, për ne si boshnjakë dhe për të gjithë që jetojnë në Republikën e Kosovës!
Please follow and like us: