Nardi Olli: 20 Shkurti 1991 si një ndër datat më domethënëse të Shqipërisë
20 Shkurti i vitit 1991 si një ndër datat më domethënëse të Shqipërisë, dëshmoi pa ekuivok se atë ditë shqiptarët vranë frikën, goditën në zemër diktaturën, duke rrëzuar e tërhequr zvarre simbolin më famëkeq të saj, bustin e diktatorit. Ky moment shënoi edhe zyrtarisht fundin e regjimit më të egër komunist në Europë, që për rrth 50 vite kishte vrarë shpresën dhe lirinë! Sot, më shumë se kurrë, qartazi kuptohet se historia mund të ripërsëritet dhe neodiktatura kërcënon frikshëm lirinë dhe shpresën. Është në dorën tonë dhe vetëm në dorën tonë në se do lejojmë diktaturën e urisë të na nënshtrojë apo ta ndalim ashtu si në 20 Shkurt të ’91! Shqiptar, mos rri po duku shqiptar!
Please follow and like us: