Paratë, (Poezi e papaguar)
— S’kish si të ishte ndryshe. Ndodhi ashtu siç e kisha menduar sa e sa here në dremitjet ogurzeza n’arrati nga zhgënjimi, që krakonin në mendje si me frikë se mos vdekjen ndillnin të vinte, por jo dhe aq heshtur sa të mos dëgjoheshin! Enkas zhurmshëm sikur më shtynin në marrëzi të pakuptimta deri sa të mbërrija këtu… në breg të Lumit të Zi… aty ku duhej! Ku dëshëroja, i drobitur nga të gjitha dhe të gjithë! Lëngimin e një përpjekje që në skaj shkoi pa fryt. Dallohej, nga kushdo që donte ta shihte, në gëzimin që hov drejt fundiit të tij të mbërrinte sa më parë, këputur pas një rendje të gjatë, drejt krave sa qielli të mëmës së hyjt’ Krisht, të amëshuarës Shën Mari, që njerinë e bekoi me dashuri dhe lumninë që i fal… si mua q’ethoj i ngrirë!
“Dhe të mendosh, buzët e kuqe të zonjës M, me ato hulli të holla që dëshirë nxisin t’i notisje me puthje, a lëngun e mjelmtë t’u shtrydhje me dhembë! Në të fundit çdo gjë përqëndrohet në një ndjenjë, të tërë e të përgjithshme. Në ç’kërkesë të ëndrrës është jeta, mish e vërtetë, e veçantë dhe në trill të mendjes së dehur nga ku ajo vetë fshihet të mos vdesë! Kur e di që po flijohem për të, dashurinë agape! Për ç’më të shtrenjtën brenda meje, që po e marr me vete, të mos e ndaj me kërkënd tjerër! Gjinjtë e Aneçkës së brishtë, të kolmë, më rremba blu nën atë cipë të tejdukshme për të cilën zënë mbys, se nuk bën të zihet me gojë, por nuk ka sesi të mos valëvitet në frymën që vrapon pa u kthyer pas. Pse dergjem këtu, fillikat, kërcu në mes të Dimrit, i harruar ende gjallë, me borën që shtrohet mbi mua e bardhë të më mbyllë sytë e hapur!… një pikë ujë… ujë!
“Kufomë shtrirë në shkreti … deri sa zë, nga qielli thirri:”(1)
— Miq, vërtet mendoni se kjo ndodhi s’ish asgjë më tepër se një marrëzi poetike, një “трюк”(tryuk), për të më rritur famën, libra e poezi të shes sa të mundem, më shumë se Juda Bulgarin dhe i zymti Grech… se tituj s’kam as prona sa Bajroni, burokrat të bëhesha s’ma kish ënda, kur prirje kisha letërsinë dhe thomëni pse të mos jetoj me djersën e mjeshtërisë sime.(2) Përse duhet të lyp lëmoshë nga kontë, miq e dama të pasura? Kur poezia është, për cilindo, më shumë se dhuratë e Zotit, është thirrje, fe si fe e tij, dhunti dhe djersë mundi e respektueshme dhe jo fryme e së bukurës Muzë! Përse ndryshe, i përbuzur në heshtje, qetësi mospërfillje vdekje! Kuptojeni se me gjithë forcën e mushkërive s’mundem me arsye padijes t’i këlthas. Çdo ç’kam shkruar padyshim e ndryshme, se s’është trillim, por e vërtetë vuajtje e mendim që rritet e pret të rritet, лимфа, limfa** mendje dhe shprti!… nxehtë ah, sa zjarr!
“Natalia, ah, e bukura ime cipëpacënuar, e pafaj si çdo grua, që veten la ta kundrojnë me sy grabitqarë, për një ledhje mëkatare, s’arriti ta kuptojë, se çfarë më shumë se Muzës i dhashë, lidhur tek çdo mendim a varg, në venerim kur pres të më ndjejë dhe gazmendin kur zë lartë recitoj ballon të magjeps me vargjet e saj, sa as tjetër burrë dhe poet! Jo, nuk dëshërova dhe as kurrë s’u përpoqa të shkruaj letërsi të madhe, për luftra dhe beteja historike, piedestal heroi s’pata, rebel, që i bindur në zgjedhë nuk u shtrua dhe as lëçita dhe nxurra për këtë dhe helas as për ç’më takonte e paguar. Se me ndërgjegje në kartë e hodhi siç erdhi. Për imcaken më njerëzore, dashurinë, petal pas petali hapa një nga një ta shohë e ta prekë çdo njeri, ndjenjëz pas ndjenje ta ndjekë tek rritet, si rrënjë hedh, se si rreket të ngërthejë dhe kur më prej saj asgjë s’ka mbetur… mendje a mendësi të reja, për t’u kthyer pas dhe me ëndje e kërshëri ta kundrojë edhe një herë, atë që në jerm a ethe e pushtoi të gjithin me tisin e embël si një mjegull! Atë që ndoshta pa e mihur paksa me flegra ta hulumtojë diçka më shumë gjejë… a në mos dikur diku në dritë jehonën e saj vetiu do ndjejë papritur… si mornicë!
Se gjoksin tim preu me shpatë… Dhe shkuli zemrën e drithëruar… dhe një thëngjill ndezur flakë, vuri aty në gjinë e copruar …”(1)
— Thomëni miq se çfarë bëra gabim, ç’gjë lashë pa provuar?
Nuk shkruajta vallë tregime në vargje, histori nga shpirti i popullit tim? Kush nuk e njohu Rusallkën dhe më shumë për zemër s’e pati se Fedrën e Racinit?(2) Se ndryshe nga Bajroni, frymëzim gjeta veç në tokën e të parëve dhe gjuhë e fjalë që thellësinë dhe magjinë mund t’ia kuptonim vetëm ne. A s’u përpoqa pranë t’i rri lexuesit të paemër, fashikull pas fashikulli, revistë, libër a gazetë, me ç’u krijua për të? Rrahjen e të njëjtit lëngimit ndamë siç e ndjemë të plagosur? A nuk i dhashë zë e flatra mendimit që pati, brengën e shtypjes q’e dogji dhe lidhur e mban në vaj?
Kurrë kurreshtje nuk rrëmbeva nga një thashethem dhe pse pas më ndoqi si bishë e uritur, me letra të panjohurish mbas shpine!(4) E di, që dhe për këtë publiku dhe miqtë me ankth prisnin përgjigjen time a ndoshta reagimin qe s’e kishin parë ndonjëherë, sjelljen e butë, kur s’do të isha ai që jam! Se Bukuri e përsosur, shitje s’sjell, veç dhimbje, zhgënjim dhe dhimbje.
Kush, të panjohurit të pashpresë s’u përpoq t’i japë krenari? Kujt frymën e kombit nuk ia bëra ta ndjejë, ndryshe të ish nga ç’sheh në pasqyrë, jo më muzhik i përbuzur, por njeri i lirë? Të zgjedhë ç’i ka ëndja, një kothere bukë, një varg a psalm, q’e ngre peshë botën përreth ta ndryshojë. Buzëqeshjen kur diç gjen me shumë nga ç’nuk ish e fshehur aspak.
Ç’të bëj që librat nuk e kapërxejnë dot pragun e Moskës a të St. Petërsburgut, ndarë midis miqsh, të njohur dhe obortarësh të devotshëm, se udhë nuk ka për ta me tutje! Si mund të luftoj kundër retorikës pa retorikë, heshtjes së pandryshueshme mohuese, poshtëruese për ç’u krijua në vend, venerimit të tepruar ndaj çdo të huaje, angleze, franceze, (Zot na ruaj nga ata që na marrin mendtë), apo italiane, se diç m’e mirë nuk gjendet dot mes nesh! Kur mundohen të na bindin s’e letërsia është dëfrim, kalim kohe. Ç’të bëj kur e quajnë “letërsi fëminore”, kopje e asaj q’u krijua gjetkë, e cila pjellave të saj s’u jep dot drejtim, novelë, dramë a komedi? Ç’më shumë se provë e shkruar që s’duan ta shohin, burokratë, kritikë të rremë! Ç’bënë të ndihin për çka kish më shumë nevojë ky popull i braktisur! Më kot hiqen sikur rreken të gjejnë një ndëgjegje, poet, shoqëria a pjesë të saj rreth tij të kristalizohet rishtazi, për ç’humbi në këtë katrahurë, por t’iu lëpihen idhujve të vjetër “fisnikëve të letrave”, që më dot s’flasin të tharë! Në dënesë, pa lot, lexuesin e paedukuar fajësojnë, ku të parët janë vetë ata që sytë enkas ia mbyllin me heshtje …
Por ta dini, dhe për këto jam fajtor, sa shpinën gjak vetë e fshikulloj si eremit, se hero s’jam dhe as fare viktimë, por dikush që rrugën e vet zgjodhi dhe fundit e saj shtyu më shpejt ta arrijë, por jo ndoshta kështu, kaq gjatë dhe me kaq dhimbje, ku ‘coup de grac’e është më shumë së mëshirë! Përvëlon të jetoj dhe më tepër të vdes! I dashuruar me atë që kaq shumë e dua!
“I dashur Peter Andreyevich,(3)
Princ, vëlla i shpirtit, mik i ngushtë, në frymë të fundit të rrëfehem duke shpresuar që me forcën tënde bindëse do të arrish të bindësh Naltmadhninë e tij, Carin tonë Nikolla i II, të më falë premtimin e shkelur dhe të lutem shpjegoi të kuptojë së s’mund të veproja ndryshe, për nder dhe për atë pak dinjitet që me kish mbetur… lutju të lutem, të shpëtosh Danzën “Ariun” tonë besnik… është i pafaj! Kodin ndoqi symbullur të më ndihë …”.
Prince Pyotr Andreyevich Vyazemsky,
Moskë, 2o Nëntor 1878
(përmbledhur dhe shqipëruar, Emil P. Asdurian)
———————————————————
(1) The Works of Alexander Pushkin, 1799-1837, Delphi Classic 2012, “The Prophet”.
(2) Pushkin’s Lyric Intelligence, by Andrew Kahn, Oxford University Press, 2008, ISBN 978-0-19-923474-5.
(3) The Letters of ALEXANDER PUSHKIN, Three Volumes in One, Translated, with Preface, Introduction, and Notes byJ. Thomas Shaw, The University of Wisconsin Press, 1967, Printed in the United States of America Library of Congress Catalog Card Number 67-26624.
(4) The Mystery of Pushkin s Death, by Vadim V. Kozhinov, Fidelio Volume 8, Number 3, Fall 1999.
* tryuk: marifet, lojë.
** лимфа: limfë, lëng i kthjellet mes indeve.
EA 2/20/2020 all the rights and copyrights are protected!